Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se Bashkimi Evropian nuk i ka njohur talebanët dhe as nuk po zhvillon bisedime politike me militantët, një javë pasi ata morën kontrollin e Afganistanit.
Talibanët i dhanë fund marrjes rrufe të Afganistanit të dielën, duke u futur në kryeqytetin e vendit, Kabul, pa hasur në rezistencë. Shjefja e ekzekutivit të BE-së foli pasi vizitoi një qendër pritëse në Madrid për punonjësit afganë të institucioneve të BE-së të evakuuar nga Kabuli.
Gjatë një konference shtypi të Shtunën, pasi vizitoi një qendër pritëse në Madrid për punonjësit afganë të institucioneve të BE të evakuuar nga Kabuli, Von der Leyen tha se Komisioni Europian do të japë fonde për vendet e BE -së që marrin refugjatë afganë.
Von der Leyen tha se do të propozonte një rritje të ndihmës humanitare prej 67 milionë dollarësh që Komisioni kishte parashikuar këtë vit për Afganistanin.
Ajo tha se ndihma e BE-së lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut, trajtimin e mirë të pakicave dhe respektimin e të drejtave të grave dhe vajzave.
“Ne mund t’i dëgjojmë ato çka thonë talebanët, por ne do t’i masim ato mbi të gjitha me veprat tyre”, tha zonja von der Leyen në një konferencë shtypi.
Ajo shtoi se Komisioni ishte gati të siguronte fonde për vendet e BE-së që do të ndihmojnë në zhvendosjen e refugjatëve dhe se planifikonte ta ngrinte çështjen e zhvendosjes në një takim të G7-s që mbahet javën e ardhshme.
Pas një krize në 2015 kur më shumë se një milion migrantë shkuan në Bashkimin Evropian, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku, BE-ja e ka ulur numrin e atyre që futen në këto vende falë një marrëveshjeje me Turqinë, e cila merr fonde nga blloku për të pritur azilkërkuesit në territorin e saj./VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është një ndër personat e rrallë që para 6 vitesh kishte parashikuar fillimin e një pandemie dhe ashtu ndodhi. Në një i...
GJERMANI– Kancelarja Angela Merkel foli rreth kandidimit të Armin Laschet në pozicionin e saj në zgjedhjet e ashtatorit dhe ka thënë se është e bindur që ...
BRITANI– Studimet e fundit kanë bërë me dije se vaksina Johnson & Johnson është 71% efektive kundër shtrimit në spital dhe 96% efektive kundër rrezikut të ...
BRITANI-Një koktejl antitrupash është miratuar nga rregulatori i barnave në Britani nga kompanitë ‘Regeneron’ dhe ‘Roche’ për parandali...
AUSTRALI-Masat e rrepta anti-Covid kanë bërë që shumë qytetarë në botë të dalin në protesta për të kundërshtuar këto masa.Një ndër vendet ku po protestohet ësht...
AFGANISTAN– Udhëheqësit e lartë të talebanëve do të mblidhen në Kablul ditën e sotme për te biseduar rreth mënyrës se si do ta menaxhojnë qeverinë e ardhs...
KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 ku në 24 orët e fundit 8 persona kanë humbur jetën dhe...
AFGANISTAN-Një video e një vrasjeje brutale në Afganistan po bën xhiron e rrjetit, ku një shef afgan i policisë vritet brutalisht nga talebanët.Shefi i Policisë...
SERBI-Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se nuk do të ekstradojë në Bosnje të paditurin për krime lufte Dusko Kornjaça, ...
Bahrejni ka thënë se do të hapë aeroportet për fluturimet që evakuojnë njerëzit nga Afganistani, derisa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se do të strehojnë...