LIVE UPDATES
Bota

BE-ja përgatitet për një samit të tensionuar me Kinën

1 Prill 2022, 07:09 Nga DOSJA
BE-ja përgatitet për një samit të tensionuar me Kinën

Kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe ai i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të zhvillojnë një takim virutal me liderin kinez, Xi Jinping më 1 prill, ata planifikojnë ta paralajmërojnë Pekinin se do të ketë pasoja nëse i ofron ndihmë Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Ky samit mbahet në kohën kur raportet midis Kinës dhe Bashkimit Evropian janë më delikate se kurrë më parë, teksa rreshtimi i Pekinit me Rusinë në luftën e saj në Ukrainë ka dëmtuar raportet veçse të tensionuara me Brukselin, që ishin përkeqësuar pas një sërë tensionesh tregtare dhe gjeopolitike. Në samitin e Kinës, ka një pajtim të madh midis përfaqësuesve të BE-së se nuk do të jetë një samit i zakonshëm dhe se Brukseli nuk duhet të jetë naiv”, tha për Radion Evropa e Lirë një diplomat evropian.

Lufta në Ukrainë dhe raportet e ngrohta të Kinës me Kremlinin do të lë në hije takimin, në të cilin BE-ja po shpreson të tregojë qëndrimin e saj të ashpër karshi Kinës dhe ta paralajmërojë atë kundër çdo mbështetjeje aktive për Rusinë.

Partneriteti i Pekinit me Moskën ka qenë në qendër të vëmendjes që prej se presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkruan një marrëveshje strategjike në fillim të shkurtit. Por, përqendrimi në këtë partneritet është rritur pas pushtimit rus të Ukrainës.

Një raport i inteligjencës perëndimore pretendoi se Kina ishte në dijeni të planeve të Kremlinit për ta pushtuar Ukrainën dhe madje i kishte kërkuar Moskës që ta shtynte nisjen e pushtimit deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”. Ndërkaq, zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia i ka kërkuar Kinës pajisje ushtarake dhe mbështetje ekonomike pasi Perëndimi i vendosi sanksione Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Kina i ka hedhur poshtë këto dy pretendime dhe deri më tani qetësisht i ka respektuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, por Pekini po ashtu nuk ka dhënë shenja se do të heqë dorë nga raporti strategjik që ka ndërtuar me Kremlinin.

Në samit, Brukseli po ashtu po kërkon që t’ia bëjë me dije Pekinit se rreshtimi i tij me Rusinë mund të dëmtojë raportet e tij me BE-në, që është një prej raporteve më të mëdha ekonomike në botë dhe më 2021, tregtia dypalëshe arriti vlerën e 828 miliardë dollarëve.

“Është e qartë se Rusia është e kënaqur që e ka Kinën në anën e saj dhe është e qartë se kjo e ka trimëruar Moskën”, tha për Radion Evropa e Lirë një tjetër diplomat evropian. “Kina duhet të përpiqet të ndikojë mbi Rusinë që të arrihet armëpushim, të krijohen korridore humanitare që funksionojnë dhe përfundimisht të fillojë bisedimet e paqes. Por, me gjasë nuk mund të luajë rolin e ndërmjetëses, në kuptimin klasik të fjalës”.

Rusia dhe Kina

Pekini ka tentuar që ta paraqesë veten si neutral përgjatë krizës në Ukrainë dhe ka për qëllim që ta distancojë veten nga pushtimi i Moskës, por Kina po ashtu nuk e ka kritikuar Rusinë dhe shpesh u ka bërë jehonë deklaratave lidhur me shkaqet e nisjes së luftës. Por, ky vallëzim diplomatik i Kinës po dëshmohet se është vështirë të mbahet teksa lufta në Ukrainë hyn në muajin e dytë.

Kina veçse ishte në fokus të takimeve midis NATO-s, liderëve evropianë me presidentin amerikan, Joe Biden, që u mbajtën në Bruksel më 24 dhe 25 mars. Gjatë këtyre takimeve, aleanca perëndimore ngriti shqetësimet lidhur me mbështetjen ushtarake kineze dhe dezinformatat, teksa Pekini mbështet narrativin e Rusisë sa i përket luftës.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se po krijohej “një momentum të ri” lidhur me atë se si BE-ja e sheh Kinën dhe se qëndrimi aktual i Pekinit ndaj pushtimit rus ishte i paqëndrueshëm.

“Nuk mundesh që në këtë situatë të shmangesh pa e bërë plotësisht të qartë: ose e mbështet Rusinë – duke e mbështetur luftën e saj në Ukrainë – ose nuk e mbështet”, tha Landsbergis.

Në samitin me Kinën, strategjia evropiane është që të bëjë të qartë pasojat për një mbështetje më të hapur për Rusinë dhe do të theksojë se pasojat mund të jenë në kurriz të raportit më të gjerë me BE-në. Këto lidhje janë përdorur nga Kina në konkurrencën e saj me Shtetet e Bashkuara dhe janë bërë më të rëndësishme për Pekinin pasi tensionet me Uashingtonin janë rritur.

Dy raportet më të mëdha të Kinës janë me SHBA-në dhe BE-në dhe Pekini ndoshta nuk është i gatshëm t’i rrezikojë raportet me Evropën teksa mund të përballet me pasoja të mundshme nga lufta në Ukrainë, nga shpërthimet në rritje tw COVID-19 brenda Kinës, krizës financiare në sektorin e pronave të shtetit dhe kongresin e rëndësishëm të Partisë Komuniste që pritet të mbahet në vjeshtë, e në të cilin, Xi pret që ta zgjasë sundimin e tij.

Noah Barkin, bashkëpunëtor i lartë në fondin gjerman Marshall, tha se të gjitha këto i japin Brukselit leva shtesë të ndikimit. “Brukseli po vë bast që Xi nuk do të dëshirojë ta tjetërsojë BE-në, veçanërisht në një kohë të ndjeshme”, tha Barkin për Radion Evropa e Lirë.

Zyrtarët e BE-së nuk presin që Pekini të prishë partneritetin e tij me Moskën dhe nuk besojnë se blloku evropian duhet të bëjë kërcënime në këtë drejtim. Por, ata veçse kanë shqyrtuar përgjigjet ndaj Kinës, siç është kufizimi i qasjes kineze në tregun e përbashkët të BE-së, nëse Kina hapur mbështet Kremlinin apo armatos ushtarët rusë, thanë katër diplomatë të lartë evropianë.

Një epokë e re

Paralajmërimi nga blloku 27-anëtarësh vjen mes një trajektoreje në rënie në raportet BE-Kinë dhe një bashkim në rritje të politikës së Brukselit dhe Uashingtonit sa i përket Kinës.

Në dhjetor të vitit 2020, pas samitit të fundit BE-Kinë, të dyja palët u pajtuan për një traktat ambicioz të investimit, pasi për katër vjet kishte pasur marrëdhënie të përkeqësuara midis Evropës dhe SHBA-së gjatë administratës së presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Pasi marrjes së detyrës, presidenti amerikan, Joe Biden, ndërmori veprime për të përmirësuar raportet me homologët evropianë dhe raportet e BE-së me Kinën që atëherë janë përballur me disa pengesa. Për shembull, pakti i madh i investimeve është ngrirë që prej muajit maj, për shkak se Pekini ka futur në listë të zezë një grup të ligjvënësve evropianë, ekspertë dhe diplomatë evropianë lidhur me sanksionimin e BE-së të katër zyrtarëve kinezë për shkelje të të drejtave të njeriut kundër ujgurëve dhe minoriteteve të tjera myslimane në provincën perëndimore kineze, Ksinjiang.

Blloku evropian po ashtu ka prezantuar forma të reja të legjislacionit për t’u mbrojtur nga presioni ekonomik kinez dhe gjithashtu ka dërguar një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) lidhur me hakmarrjen e Pekinit ndaj Lituanisë, pasi kjo e fundit lejoi që Tajvani të hapë një zyrë të përfaqësimit në Vilnius më 2021. Kina u kundërpërgjigj duke bllokuar importet lituaneze, përfshirë edhe komponentë të këtij shteti baltik në produktet e vendeve të tjera.

Përveç lidhjeve Kinë-Rusi dhe luftës në Ukrainë, samiti po ashtu pritet të trajtojë edhe mosmarrëveshjet tregtare me Lituaninë, shkeljet e Kinës në Ksinjiang dhe Tajvan.

“Ndryshimi i qasjes së BE-së ndaj Kinës për të marrë parasysh rivalitetin që ekziston tani nënkupton që duhet të bëhet shumë punë në prapaskenë për të ulur varësinë nga Kina”, tha për REL-in, Thorsten Benner, drejtor i Institutit Global të Politikave Publike, me seli në Berlin.

“Evropa nuk do të ndryshojë në mënyrë drastike brenda natës lidhjet e saj ekonomike me Kinën, por do të përshpejtojë procesin e përshtatjes”, shtoi ai.

Përderisa samiti paraqet një mundësi që BE-ja të shfaqë unitetin e saj për t’i bërë presion Kinës që të mos e ndihmojë në mënyrë aktive Rusinë, zyrtarët e BE-së po ashtu kanë sinjalizuar një preferencë të shteteve anëtare që kërkojnë që të mbahen të hapura linjat e Pekinin dhe të ndiqet një rrugë e mesme që nuk e largon Kinën ose nuk e fut Brukselin në mes të tensioneve SHBA-Kinë.

Në të kaluarën, Kina me sukses ka arritur që të krijojë ndasi midis BE-së dhe SHBA-së me premtime dhe mundësi lidhur me zgjerimin e qasjes në treg dhe bashkëpunim në ndryshimet klimatike, dhe shumë analistë parashikojnë se Xi do të përdorë sërish karta të ngjashme gjatë takimit virtual të 1 prillit. “Ekziston ende një besim në Pekin se kur të vijë koha, Evropë do t’i japë përparësi raporteve të biznesit mbi gjithçka tjetër”, tha Barkin nga fondi Marshall. “Por, gjatë vitit të kaluar, Pekini vazhdimisht e ka keqkuptuar Evropën”.

Lufta në Ukrainë ka shënuar një pikë kthese për Evropën, me Brukselin dhe shtetet anëtare që u kanë dhënë dritën e gjelbër sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Rusisë dhe i kanë ofruar ndihmë ushtarake dhe të sigurisë për Kievin. Më herët, shumë shtete kishin kundërshtuar këto masa dhe Kremlini nuk e priti që BE-ja do të ndërmerrte këto veprime. Përderisa BE-ja ende po shikon se çfarë kursi do të ndërmarrë për t’u përballur me Kinën, Barkin tha se Pekini rrezikon që të llogarisë në supozime të mëhershme lidhur me politikën evropiane.

“Keqkuptimi i Evropës për Ukrainën mund të ketë pasoja edhe më serioze”, tha Barkin. “Mund të shënojë një pikë kthese në raportet BE-Kinë, duke e anuar ekuilibrin drejt një rivaliteti sistematik që mund të jetë larg partneritetit”.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be charles michel ursula von der leyen be charles michel ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale