"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Bazë ushtarake në banesë! Arrestohet 57-vjeçari në Lezhë, iu gjetën armë zjarri automatik, pushkë, 8 krehra me 232 fish
20 Korrik 2021, 07:27Nga DOSJA
LEZHË– Në kuadër të operacionit policor “Markatomaj ” u arrestua në flagrancë Vasil Kola për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “. Policia sekuestroi në banesën e tij, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.
NJOFTIMI I POLICISE:
Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak. Finalizohet operacioni policor i koduar “Markatomaj”. Operacioni nga strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markatomaj”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:-V. K., 57 vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË– Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot gjatë mëngjesit të sotëm. Tre automjete janë përfshirë në një aksident nga ku është plagosur një...
BULQIZË-Ditën e sotme, qindra besimtarë myslimanë të Bulqizës kanë festuar Kurban Bajramin që nisi me faljen e Namazit. Që prej orës 06:20, besimtarët mysl...
FUSHË-KRUJË– Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushe-Krujë. Duke dashur që të shmangë qenin, drejtuesi i një makine me t...
TIRANË– Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, në ceremoninë e mbajtur për Kurban Bajramin ka dhënë një mesazh për të gjithë besimtarët. A...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë festën e Kurban Bajramit, po të njëjtin informacion ...
TIRANË– Një arrestim ka ndodhur brenda autobusit të Kombinatit në Tiranë. Lajmi është bërë me dije nga një qytetar, i cili ka treguar se hajduti u kap men...
BERAT– Besimtarët myslimanë në qytetin e Beratit kanë falur sot Kurban Bajramin. Falja e madhe është kryer në Pedonalen “Republika”, ku besimtarët janë falur pë...
TIRANË– Një video e gazetares Ervina Shehaj në Borsh e cila shihet duke debatuar me personat me emrat Ilir Allushi ,Tarabosh Zeneli dhe Brunilda Veizaj, ës...
TIRANË-Besimtarët myslimanë në Shqipëri, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Si çdo vit, në sheshin kryesor të Tiranës, sheshin “Skënderbej” bes...
TIRANË– Reshjet e shiut do të jenë prezente për pak orë në territorin e Shqipërisë. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësira...