LIVE UPDATES
Politike

Basha vijon turin “9 për Ndryshim” nga Shijaku: Mbaroi koha e premtimeve të pambajtura, me lugë bosh nuk ngopet njeri

17 Prill 2021, 14:03 Nga DOSJA
Basha vijon turin “9 për Ndryshim” nga Shijaku: Mbaroi koha e

SHIJAK– Shijaku ishte ndalesa e radhës në rrugëtimin jug-veri të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pasi i falënderoi për mbështetjen masive që po i japin ndryshimit, Basha bëri thirrje që mos t’i besoj njeri premtimet e Ramës sepse nuk ngopet njeri me lugën bosh.

Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se nuk mund t’i hapet dera për herë të tretë një kryeministri që pas 8 vite dështimesh, guxon të bëj fushatë me premtime 3D, sipas tij, koha e premtimeve të pambajtura ka mbaruar.


Fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Shijak:

Lulzim Basha:
Bashkë për ndryshim! Kjo thirrje dëgjohet nga jugu në veri dhe natyrisht kumton këtu, nga zemra e Shqipërisë, nga Shijaku i demokracisë. Bashkë për ndryshim! Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, disa pika shiu, po dhe rrebesh shiu po të jenë nuk e ka ndalur entuziazmin e Shijakut, e vajzave të reja, e djemve të ri, e gjysheve dhe e gjyshërve, e burrave dhe grave të Shijakut, të cilët i shoh këtu në shesh. Dua t’u them: mirënjohje, faleminderit që jeni forca energjia për besim, për shpresën, për bashkimin, për ndryshimin më 25 prill. Me bereqet është kjo kohë, me bereqet janë këto pika uji që bien në tokën që e keni vaditur me djersë këto 8 vite fermer të Shijakut, por që s’ia keni parë hajrin punës sepse kanë qenë 8 vite renash, premtimesh boshe, mashtrimesh, gjobash, abuzimesh, arrogance dhe tani tallje me ju nga dikush që 8 vite me radhë, nuk u kujtua një ditë. Edhe në ditën më të vështirë, i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak, njësoj si në Durrës e në gjithë zonat e goditura nga tërmeti, është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti. Këtu, përveç kësaj, sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota. Mesazhi im i parë nga Shijaku, ju drejtohet atyre, atyre skuthave dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e qytetarëve dhe qytetareve, e fermerëve dhe fermerëve, e rinisë së Shijakut për ndryshim. Ju garantoj të gjithë qytetarëve, pas 25 prillit i pret drejtësia, i pret burgu. Ndërkohë që fondet e tërmetit janë vjedhur dhe janë abuzuar, ndërkohë që familjet shqiptare kaluan të dytin dimër në të ftohtë, sheikët e Edi Ramës dhe ai vetë u shtruan me dreka e darka 1 mijë euro biftekun dhe sot ka guximin të dalë para jush prapë e të premtojë pas 8 vjet premtimesh të pambajtura, pas 8 vitesh dështimesh kur jua la në baltë edhe në ditën më të zezë, ku i la në baltë ata më shumë në nevojë. Ku e gjen guximin pas 8 vitesh të vijë dhe të kërkojë me lugën bosh përrallat që nuk i ha askush, lugën bosh që nuk ia pranojnë kurrë. Shijaksit, durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës me 25 prill. Sepse një njeri që për 8 vite ma radhë ka patur të gjitha pushtetet dhe nuk u ngop për vete por nuk ndihmoi askënd në nevojë po troket sot në Shijak, po troket sot ne Durrës dhe po kërkon edhe 4 vite të tjera. Edhe 4 vite të tjera do të ishin rrënimi përfundimtar i Shqipërisë, i Durrësit, i Shijakut. Ne nuk do ta pranojmë këtë kurrë, ju nuk do ta pranoni këtë kurrë. Vendimi i shqiptarëve është marrë me 25 prill vota për numrin 9. Vota për ndryshim do të thotë votë për transparencë, vlerësim të drejtë, përshpejtim të kompensimit financiar për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti pa ndarje politike, do të thotë përshpejtim i procesit të rindërtimit të marrë peng nga Edi Rama dhe mafia e tij. Do të thotë pra përshpejtim dhe nxjerrja e mijëra familjeve që tani kanë humbur edhe strehën mbi kokën e tyre. Duke votuar numrin 9 për ndryshim ne do të bëjmë të mundur që fermerët e kësaj zone pjellore e cila ka të gjitha mundësitë ta kthejë Shijakun në kryeqendrën e panaireve në Tiranë dhe Durrës për vajin e ullirit, për verën, për prodhimet natyrale dhe ato të përpunuara. Kjo qendër fisnikësh që kanë bërë histori në themelimin e kombit shqiptar, në themelimin e shtetit shqiptar ta ngrejë përsëri kokën me krenarinë e punës, të nderit që karakterizon familjarët e Shijakut. Një mesazh të veçantë kam për nënat e Shijakut dhe të gjithë fshatrave përreth, për ato të cilat bëjnë një sakrificë të dyfishtë në përkushtimin e përditshëm në bujqësi, apo në punë, por që e vuajnë papunësinë, apo në përkushtimin ndaj fëmijëve. Fshijini lotët nga sytë tuaj, fëmijët tuaj nuk do të largohen më nga Shijaku. Rinia e Shijakut do t’i ketë mundësitë për të qëndruar dhe për të punuar këtu, në një vend të bekuar nga zoti sepse qeveria nesër nuk do të jetë më qeveria e një njeriu që premton dhe ju braktis, por do të jetë qeveria e të gjithë shqiptarëve. Edhe atyre që besuan, votuan dhe u zhgënjyen dyfish dhe që sot na bashkohen nga Këneta dhe qyteti i Durrësit, nga Saranda në Tropojë ju ftoj të gjithë bashkë për ndryshim të votojmë me 25 prill numrin 9 sepse vetëm kështu do të marrim frymë lirisht. Nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën. E shikoni si jargavitet duke kërkuar tani që e ka kuptuar që shumica e shqiptarëve duan ndryshim të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim . Prerë dhe qartë, Edi Rama koha jote ka mbaruar, koha e premtimeve të pambajtura ka mbaruar ndaj nuk ka dhe nuk do të ketë edhe 4 vjet të tjera. As 4 orë të tjera nuk i duron dot Shijaku, nuk i duron dot Durrësi, nuk i duron dot Shqipëria. 25 prilli është dita e ndryshimit. Të gjithë së bashku le ta bëjmë këtë javë një maratonë të shpresës, një maratonë të ndryshimit që e ndjej kudo ku shkoj. Ta kthejmë prapë shpresën dhe besimin e nënave tona në votë për numrin 9T’i japim mundësinë fëmijëve tanë, të ardhmes tonë, rinisë tonë dhe mbi të gjithë Shqipërisë tonë që standardet europiane t’i gëzojnë këtu, në Shijak dhe në Durrës dhe së bashku të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane. Brenda 100 ditëve të para do hapim negociatat dhe do çojmë Shqipërinë aty ku u nis, nga sheshet e Shijakut, Kavajës, Durrësit, Shkodrës dhe Tiranës, Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipërinë do ta bëjmë si gjithë Europa! Shqipërinë do ta çojmë anëtare të plotë të Bashkimit Europain! Shqipërisë do t’i hapim negociatat më 25 prill duke votuar numrin 9! Duke votuar për ndryshim numrin 9! Duke votuar për fermerët, mirëqenien subvencionimin e tyre, numrin 9! Duke votuar për t’i dhënë fund mafies së rindërtimit, për dinjitetin, për rindërtimin e shpejtë transparent të strehave të banorëve të Shijakut, të Durrësit dhe të gjithë zonave të dëmtuara nga tërmeti, numrin 9! Për të çuar para drejtësisë këdo që guxon të shantazhojnë vëllezërit dhe motrat tona, më 25 prill numrin 9! Numri 9 për ndryshim! Bashkë për ndryshim! Shijaku fiton! Shqipëria fiton!

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta