LIVE UPDATES
Politike

Basha nga Durrësi: A do të duroni edhe katër 4 vite të tjera nga njeriu që nuk bëri asgje për 8 vite

21 Prill 2021, 18:54 Nga DOSJA
Basha nga Durrësi: A do të duroni edhe katër 4 vite të tjera

DURRËS- Kryedemokrati Lulzim Basha ka qënë ditën e sotme në Durrës, ku dhe ka mbajtur fushatën elektorale të radhës. Basha në Durrës është pritur me ovacione dhe thirrje të shumta, ndërkohë që në fjalën e tij Basha tha se Durrësi dhe e gjithë Shqipëria e di se e diela e është dita e ndryshimit dhe fitores më masive në historinë e Shqipërisë. Basha gjithashtu u shpreh se fitoren nuk ka korrupsion ta ndal, nuk ka shitblerje votash ta ndal, ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim.

“Mirë se ju gjejë vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, rini e Durrësit, në këtë mbrëmje magjepsëse, me zemrën e zemrës së Ilirisë dhe Shqiptarisë. Edhe 3 ditë e gjysmë e ndan Durrësin nga vota më masive për ndryshim, për çlirim, për bashkim, për fitore. Fitoren më të thellë, më të bukur, fitoren më të pastër e të merituar të këtij qyteti që bën krenarë çdo shqiptare e çdo shqiptar.

Ndaj dua ta nis sot duke falenderuar miqtë e veçantë, që na janë bashkuar në këtë manifestim vullneti për këtë demokraci, për shtetin e së drejtës, për liri, për të drejta e njeriut, kryesinë e shoqatës atdhetare shqiptare-amerikano VATRA, për kontributin e saj në shekullin e kaluar nuk ka fjalë të shkruhet, po jam i bindur se me ta, me vëllezërit dhe motrat tona shqiptaro-amerikane, me diasporën e Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë në Europë, së bashku do të çelim derën e merituar të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sepse çdo durrsak dhe durrsake e di se ajo është rruga, rruga e vetme drejt mundësive, drejt mirëqenies, drejt lirisë, drejt demokracisë, drejt Durrësit siç e ëndërrojnë durrsakët.

Buçet nga ky shesh si kurrë më parë, shkëlqen në sytë tuaj dielli që sapo perëndoi, e me këtë rast, më lejoni ti uroj nga zemra gjithë besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar! Por dielli mund të ketë rënë poshtë horizontit të kaltër të Durrësit të mahnitshëm, por nuk i ka lëshuar sytë e nënave durrsake, sytë e rinisë durrsake ndriçojnë këtë shesh, sepse Durrësi e di siç e di gjithë Shqipëria, dita e diel është dita e ndryshimit, është dita e fitores! Fitorja më e bukur dhe më e çmuar sepse nuk do ti takojë një partie as dhe një koalicioni por do ti takojë të gjithë durrsakëve, të gjithë shqiptarëve e të gjithë Shqipërisë, sepse qeveria e ndryshimit që ju do të sillni me votën tuaj për numrin 9 do ti takojë çdo shqiptare e çdo shqiptari. 8 vite të gjata, 8 vite të vështira, plot dështime dhe mashtrime, plot premtime të pa mbajtura dhe 3 ditë e gjysmë për të vendosur.

Një pyetje do të marrë përgjigje më 25 Prill: A do durojë Durrësi edhe 4 vite të tjera pas 8 viteve të njeriut që nuk bëri asgjë, që nuk mbajti asnjë premtim, që qeverisi dhe qeveris Durrësin me banda, që shkel mbi intelektualët, qytetarinë, sipërmarrësit, fermerët, rininë, gratë, motrat, vajzat, nënat tona apo që për 8 vite me radhë ia kyçi portat Shqipërisë duke e ndalur në vendnumëro aspiratën e parë të shqiptarëve, Shqipërinë si gjithë Europa, për të cilën askush nuk mund të shkojë më mirë sesa ky port dhe ju qytetarë e këtij porti zemër bregdetare e kombit tonë edhe 4 vjet të tjera për atë që dështoj 8 vite me radhë, që e varfëroj dhe e bëri Durrësin një nga qytetet me emigracionin më të lartë në Shqipëri, në Ballkan, në Europë e në botë apo ndryshim, ndryshim, bashkë për ndryshim.

Kjo është thirrja që ushton e që ka bashkuar në mënyrën më të bukur në një familje të madhe, në një komunitet zemrash që rrahin me një qëllim t’ia kthejmë Durrësin durrsakëve, sepse Durrësi nuk është i një grushti qeveritarësh të korruptuar, sepse Durrësi nuk mund të jetë i oligarkëve, as i bandave, ky është Durrësi juaj dhe me 25 prill durrsakët të djathtë e të majtë, demokratë e socialistë do ta rimarrim Durrësin duke votuar numrin 9.

Ky është Durrësi juaj, ky është vendi ynë me potenciale të jashtëzakonshme, por të vënë nën vargonj e korrupsionit, babëzisë oligarkisë dhe nën tekat e një njeriu të vetëm i cili pas 8 vitesh dështime e ka kuptuar sic e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët se të dielën Rama humb dhe Shqipëria fiton! 9 për ndryshim, 9 për bashkim, 9 për të ardhmen tonë, 9 për ti dhënë fund krimit dhe korrupsionit, bandave, shit blerjes së votës sepse le ta dëgjojë e le ta shohë e gjithë Shqipëria këtë mbrëmje të bekuar nga zoti. Këtë mëngjes e kam nisur në skajin më lindor, në Devoll, në Bilisht e po e mbyll në skajin më perëndimor, në Durrësin e lashtësisë, në Durrësin e vlerave.

Dhe kudo buçet një thirrje, një vendim, bashkë për ndryshim, bashkë për ndryshim, bashkë për ndryshim. Këtë e di fare mirë edhe ai që për 8 vite ju la në baltë. Është shkaktari kryesor i vuajtjeve të nënave dhe të baballarëve tanë. Ndaj ditët e fundit i është vërsulur me marifetet e vjetra, por e ka kot. Le ta shohim njëri tjetrin në sy, shikojeni njëri tjetrin në sy, shikoni fuqinë, shikojeni energjinë e pandalshme të ndryshimit që po vjen. Nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka banda ta ndalin, nuk ka korrupsion ta ndal, nuk ka shitblerje votash ta ndal.

Ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim. Fitorja ka zbritur në zemrat tuaja. Do të jetë fitorja më e thellë, me përgjegjësia më e madhe, por tani e 3 ditë e gjysmë përpara, duke nderuar nga thellësia e zemrës si qytetarë, si prind, si shqiptarë, si patriot, të gjithë ata socialist të ndershëm durrsak që kanë dal hapur dhe janë bashkuar me bashkimin tonë për ndryshim! Dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari e çdo shqiptareje, kështu nga ky barometër i pagabueshëm i demokracisë, nga ky Durrës i bukur, i fortë, trim dhe i gatshëm për t’u bërë lokomotivë e ndryshimit.

Ejani, çohuni, mposhteni plogështinë. 25 prill nuk është dita e asnjë partie politike. 25 prilli është dita juaj nëna që të ndalni lotët për fëmijët e emigruar padrejtësisht. Është dita juaj baballarë që ta ngrëni kokën e të keni punësimin e pagat që meritoni. Është dita juaj o fermerë shqiptarë, të vetmit fermerë të kombit tim që nuk merrni subvencione dhe i shkatërroni produktet tuaja duke u zhytur vit pas viti në borxh, sepse është në dorën tuaj. Ju mund ta bëni ndryshimin realitet duke votuar numrin 9.

Për fermerët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë që produktet e tyre të mrekullueshme të gjejnë tregun e duhur brenda dhe jashtë vendit, të ushqejmë fëmijët tanë e të jenë siç janë krenari e djersës së durrsakut, krenari e djersës së shqiptarit. Për rininë e mrekullueshme të Durrësit votoni numrin 9. Ju nëna e baballarë që universitetet tona t’i edukojnë e t’i përgatisin si profesionistët më të aftë me talentin dhe aftësitë e tyre, të ç’kyçin ekonominë e re dhe këtu në Durrës, këtu në Shqipëri të gjejnë punën, të themelojnë familjen dhe t’i kthejnë gëzimin çdo shtëpie dhe çdo vatre të Durrësit.

Dhe ju o rini e Durrësit, rini guximtare, rini e pamposhtur, rini e bukur durrsake, ditën e diel votoni për prindërit tuaj, për gjyshet dhe gjyshërit tuaj, për pensionistët e lënë pas dore, votoni për mijëra familje që edhe kur i goditi tërmeti i Zotit nuk i kurseu tërmeti i babëzisë dhe t’i japim fund plagëve të tyre. Rini e Durrësit tre ditë e gjysmë na ndajnë nga fitorja, nga ndryshimi, duke votuar numrin, cilin numër? Kjo portë e bukur e Shqipërisë, kjo vitrinë europiane ku sytë e Europës brenda shpirtit të çdo durrsaku, shohin shpirtin europian, zemra perëndimore që rreh brenda këtij populli, le të shkëlqejë e të rrahë si asnjëherë masivisht drejt kutive të votimit.

Mos lini asnjë pa çuar për të votuar sepse fitorja më e madhe, pjesëmarrja më e madhe do të sjellë ndryshimin që duam dhe meritojmë. Bashkë për ndryshim, votoni numrin 9. Zoti e bekoftë Durrësin, zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 21 Prill 2021, 18:46

ELBASAN– Partia Demokratike publikoi dhe shpërndau sot një video ku një nga personat që shihej i afërt me kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm t...

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë