"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Basha mblidhet me të rinjtë: 5 deri në 10 mijë prej jush do trajnohen çdo vit për tu futur në tregun e punës, më 25 pri
24 Mars 2021, 15:54Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme takime me njërëz në Njësinë 5, në Tiranë, kryesisht të rinj. Gjatë bisedës që bëri me të rinjtë, Basha premtoi se sapo të vijë në qeveri, 5 mijë deri në 10 mijë të rinj do të trajnohen çdo vit në mënyrë që të bëhen gati për tregun e punës.
Përpara të rinjve, kryetari tha se si shpresë të fundit sheh ndryshimin pas 25 prillit. Duke bërë thirrje për një bashkim masiv për ndryshimin në 25 prill, Basha tha se Partia Demokratike ka programin që do të mbështesë çdo të ri. Ai tha se stimulimi i investimeve të brendshme dhe të huaja, është kushti i parë për të mundësuar hapjen e sa më shumë venve të reja të punës për të rinjtë. Ai gjithashtu u shpreh se Partia Demokratike ka lidhur marrëveshje me Aleancën e Universiteteve Europiane që do t’i ndihmoj studentët me financime dhe programe kualifikuese.
Gjatë bisedës, Basha tha se motivin për të shkruar librin e tij “Misioni im”, ishte që të luftonte plogështinë.
Pjesë nga biseda:
Lulzim Basha: Si kaluat? A jeni mirë?
Qytetari: Mirë!
Lulzim Basha: Si kaloni?
Qytetari: Po tani nuk jemi mirë me të thënë të drejtën. Me të thënë të drejtën e gjithë rinia sytë nga ty i ka!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Edhe unë po bëj gjithçka që ta ndalim ikjen.
Qytetari: Mos të ikim më jashtë, të rrimë në vend tonë. E mira do jetë për të gjithë, vetëm shpresat tek ty i kemi.
Qytetari 2: 2021-shin me premtu ujë e drita! Është turp! Unë do rri deri më 25 prill që të ndryshojë Shqipëria. Po ndenji kështu unë do iki. ”
Lulzim Basha: Çfarë planesh keni për të ardhmen?
Qytetarja: Se di, ja të diplomohemi njëherë dhe të shohim si do të na ecin gjërat.
Lulzim Basha: Po kur i je futur kësaj, i je futur me një synim për të dalë diku apo jo?
Qytetarja: Po absolutisht, për profesionin …
Lulzim Basha: Për një profesion, për një karrierë.
Qytetarja: Të që po mbaroj sigurisht që po.
Lulzim Basha: Kam përshtypjen që si në çdo fushë tjetër edhe ju nuk keni mjaftueshëm praktikë. Apo bëni mjaftueshëm praktikë?
Qytetarja: Thuajse fare dhe për shkak të pandemisë por dhe për shkak të institucioneve, që shpesh herë nuk janë shumë të gatshme për të na pritur. Kështu që më shumë është diçka thjesht përzgjedhëse për ta bërë por jo se ne e ushtrojmë profesionin. Aq më tepër kriza që ka profili social sepse ne jemi ekonomiku dhe marketingu, dhe shkencat sociale e kanë këtë krizë, edhe institucionet private shpeshherë nuk janë shumë të gatshme për të na pritur për të bërë edhe praktikat kështu që do t’ju këshilloja ta rishikojmë këtë çështje dhe ta…
Qytetarja 2: Që është shumë e madhe dhe ne e ndiejmë, si të rinj e ndiejmë me CV-të që dërgojmë, pothuajse nuk intervistohemi, pa lere pjesa e punësimit që është akoma më keq. Kam përshtypjen që rinia shumë më shumë tani do ndryshimin.
Lulzim Basha: Domethënë, çështja qëndron këtu. Që të sigurojë ato vende pune duhen plotësuar dy kusht. Kushti i parë është që të ketë investime të brendshme dhe të huaja. Ato i hapin vendet e punës. Kushti i dytë është që të ketë forcë të kualifikuar sepse siç e the dhe vetë mund të mbarosh universitetin por në qoftë se nuk ke praktikë, në qoftë se nuk ke një profesion, në qoftë se nuk ke bërë një stazh të mjaftueshëm nuk je në gjendje të integrohesh menjëherë në tregun e punës.
Dhe kjo është biseda që bëmë dhe u transmetua dje me Komisioneren ku na kishte ftuar një nga universitetet më të njohura të Austrisë, quhet universiteti Modul dhe ne kemi bashkëpunuar me ta. Në qoftë se iu kujtohet para disa muajsh kam thënë që ne s’po presim të vijmë në qeveri. Akoma në opozitë kemi përgatitjet që ditën e marrjes së së përgjegjësive qeveritare të fillojmë menjëherë punën. Cilat janë përgatitjet? E para, pesë gjuhë të huaja do të ofrohen online pa pagesë për rininë: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht. Dhe e dyta, në bashkëpunim me universitetet 20 profesione të ndryshme po kështu online që nga trajnimi në fushën e Teknologjisë së Informacionit, tek Adminsitrimi, tek fusha të ndryshme.
Kemi lidh marrëveshje me Aleancën e Universiteteve Europiane do t’ju ndihmoj qeveria e ardhshme me financime dhe me programe do t’ju ndihmojmë arsimin e lartë, në veçanti arsimin profesional. Dhe jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për shkak të zhvillimeve mësimi online do të jetë një prioritet absolut, po, e platforma të sigurta dhe mjaftueshëm pajisje që të… nga tabletat, nga programet në mënyrë që të jetë efektiv jo shkel e shko. Edhe nga qeveria e ardhshme e kam fokus personal, por edhe nga Bashkimi Europian.
E konfirmoi edhe Komisionerja për Digjitalizimin dje, nuk e di në e ndoqët në bisedë. Ndoshta ndoqe vetëm reagimet e asaj bisede , por rëndësi kishte biseda dhe biseda është që PE-ja ka ndarë 26 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin për të trajnuar të rinj në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ne duhet patjetër të marrim pjesën tonë. Imagjinoni çfarë mund të bëjmë. Do të trajnojmë 5 mijë, 10 mijë të rinj çdo vit në këtë fushë dhe pastaj t’i fusim në tregun e punës ku ju e dini të ardhurat fillojnë nga 800-900 euro shkojnë deri në 2000-2500 euro në muaj.
Krijon një shtresë të mesme profesionistësh me të ardhura të mëdha me arsimim të lartë me përgatitje të lartë. Këtë po bëjnë vendet e rajonit se nuk është se do të shpikim diçka. Ne na duhet të largojmë vetëm një qeveri që ka menduar vetëm për vete dhe nuk ka hedhur asnjë hap as në drejtim të thithjes së këtyre fondeve, as në drejtim të reformimit të arsimit. Përkundrazi, ligji për arsimin e lartë e shkatërroi arsimin e lartë. Do të kemi një qeveri që ka në fokus prioritetet tuaja, ëndrrat tuaja, aspiratat tuaja. Kjo është arsyeja pse ua kërkoj votën më 25 prill.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANW- Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Lediana Fratari, përmes postimit të disa fotografive denoncon situatën mjedisore në vend, si pasojë e ndotje...
TIRANË- Drejtuesi politik për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherrit, Flamur Noka, vizitoi shtëpitë e disa familje që jetojnë në kushtet tejet t...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në ditën e lidnjes ka kujtuar me nostalgji shtëpinë në në Çepan, aty ku ka lindur.Në një postim që ka bërë në rrjetet ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është nisur rreth orës 15:00 drejt Turqisë, aty ku do të zhvillojë takime me distributorin turk të vaksinës kineze që pritet ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta feston ditëlindjen e tij. Kjo ditë është një datë shumë të rëndësishme për Kosovën siç është ajo e nisjes së bombardime...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ishte në Kamëz së bashku me kryeministrin Edi Rama për të parë procesin e vaksinimit të mësuesve...
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi më 1 shkurt 2021 të shpallë të pafajshëm 48-vjeçarin Pavlin Tetaj, i akuzuar nga prokuroria për veprën penale ‘...
KAMËZ– Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në Kamëz për të parë nga afër proçesin e vaksinimit të mësuesve, ka hedhur disa batuta me drejt...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte për inspektim ditën e sotme në Kamëz, aty ku pa nga afër proçesin e vaksinimit të mësuesve. Gjatë bisedës, ai ka...