LIVE UPDATES
Politike

Bamir Topi rrefën të pathënat e ’21 janarit’: Rama më erdhi në zyrë, kemi diskutuar me tone të forta. I thash se i rr

21 Janar 2020, 20:19 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-kreu i shtetit, Bamir Topi në librin e tij, “Nocturn Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, një kapitull të veçantë ia kushton 21 janarit. Në këtë libër Bamir Topi tregon të pathënat e 21 janarit dhe një debat me Edi Ramën. 

Sipas përshkrimit të ish-Kreut të Shtetit, kreu i opozitës në atë kohë i kishte shkruar në zyrë dhe ishte shfaqur me një shqetësim që i lexohej në fytyrë. “Pesha e ngjarjeve, ku ai ishte një nga protagonistët kryesorë, si edhe netët pa gjumë gati-gati e kishin transformuar në fizionomi”, shkruan Topi. 

RRËFIMI I BAMIR TOPIT

Situata politike ishte e nderë, pasi një ditë më parë Sali Berisha kishte hedhur akuza të rënda ndaj meje dhe kishte ngritur një komision hetimor parlamentar për të hetuar institucionet e pavarura, ku nënkuptohej dhe Presidenti i Republikës. Po jap pak fraza për të kuptuar atmosferën. Kur u fut në zyrën time, Edi Rama u shfaq me një shqetësim që i lexohej në fytyrë. Pesha e ngjarjeve, ku ai ishte një nga protagonistët kryesorë, si edhe netët pa gjumë gati-gati e kishin transformuar në fizionomi, gjë që e shprehu edhe vetë duke thënë:

E. Rama: Shqetësimi im është i madh pasi, së pari, shikoj një përshkallëzim të një lloj grushti shteti nga brenda shtetit pas vrasjes së katër njerëzve, gjatë demonstrimit të tyre politik; së dyti, frenimin e punës së organeve si prokuroria, për shkak të presionit të madh antikushtetues e fashist.

Më tej vazhdoi:

E. Rama: Nga ana tjetër, doja të ndanim bashkëkuptimin që kam unë lidhur me përkujtimin në formën e një proteste të heshtur në bulevard. Sigurisht e premtja është delikate, sepse ka shumë ngarkesë e emocion.

Ndërsa unë po dëgjoja me vëmendje çdo fjalë të tij, kishin filluar të dilnin deklaratat e para të ambasadorëve, që nuk e shikonin të përshtatshme zhvillimin e protestës përkujtimore të datës 28 janar. Për të dëshmuar se Drejtoria e Policisë së Shtetit mbante anën e qeverisë filloi të tregojë një episod të pakëndshëm gjatë një telefonate me drejtorin e përgjithshëm të Policisë.

E. Rama: Dikush i tha Hysni Burgajt se Edi të kërkon në telefon, duke menduar për Edi Palokën, pastaj e mori vesh që isha unë.

Duke menduar se ishte mbyllur linja, vazhdova të dëgjoj rreth 15 – 20 sekonda bisedën që bënte me njerëzit që ndodheshin aty duke më sharë me fjalë të ndyra e të gjitha banalitetet.

S’kishte kuptim ta merrja më dhe i çova një sms: “Pa dashur të ndërpres gallatën, mos harroni se bota rrotullohet. Aty ku të duket se s’mbaron nata, vjen dita. Të lutem liroje nënën me fëmijë në gji, që ishte kapur në demonstratë”.

Hysni Burgaj i ishte përgjigjur: Ka ditë që s’ka natë të mirë dhe arsyeja jeni ju politikanët.

Më tej Rama vazhdoi të thotë:

E. Rama: Një person nga brenda Gardës së Republikës më informoi se kryeministri ka thirrur gjashtë drejtuesit e Gardës, për të cilët prokuroria kishte nxjerrë urdhërarrestet, duke thënë: “Ju jeni heronj! Sa të jem unë, s’ka Zot që ju prek me dorë dhe t’ju detyrojë të paraqiteni në prokurori!”.

Më pas Rama më tha se kishte thirrur në një takim informues ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe dha versionin e tij të zhvillimeve të datës 21 janar, që tashmë e kisha shumë të qartë se ç’kishte ndodhur, deri në detajet më të imta.

Pasi hodhi akuza për mjekët anatomo-patologë, që e cilësuan vrasjen nga afër, vlerësoi mrekullinë e gazetarit Artan Hoxha që kishte filmuar dhe denoncuar i pari që plumbat erdhën nga gardistët, brenda territorit të Kryeministrisë.

Me pak fjalë i them:

B. Topi: Ngjarjet e datës 21 janar ishin vërtet dramatike. Në fakt kjo histori e kishte preludin te përplasjet e forta në Kuvend, ngjarje që duhej të evitoheshin me çdo kusht. Se si, sigurisht nuk jam unë që mund t’ju jap skemën. Përveç krijimit të një psikoze të rëndë në popull, ndjeshmëria është rritur te ndërkombëtarët. Edhe RAIUNO fillonte lajmet me ngjarjet në Tiranë.

Sipas meje, institucionet e zbatimit të ligjit, duke nënkuptuar prokurorinë, janë duke bërë detyrën dhe do të kenë inkurajimin nga unë për të shkuar tek e vërteta. Ju z. Rama sot vini te presidenti me një shqetësim të natyrshëm, por duhet të dini që si kryetar shteti jam në vështirësi serioze, pasi jam në pamundësi të ftoj tryezën e partive, sepse në realitet kemi dy parti, madje dy individë. Boll një nga këta dy individë të konfliktit të mos dojë të ulet në tavolinë, nuk ka takim. Kjo është situata reale ku e futët ju me Sali Berishën më 21 prill 2008 dhe presidenti, i vetmi instrument që ka, është t’i bëjë apel politikës për vetëpërmbajtje, t’u çojë mesazhe institucioneve për t’i inkurajuar dhe këtë po e bëj.

E. Rama: Zanafillën e historisë e krijoi videoja e Ilir Metës dhe qëndrimi absurd i kryeministrit që e mohoi.

B. Topi: Ajo solli tensionin në Kuvend.

E. Rama: Videoja dhe akuza që kam bërë unë e nxiti situatën. Kuvendi ishte një maskaradë e Berishës, i cili mori mikrofonin dhe shau sa deshi. Jam dakord me mendimin tuaj se edhe sjellja e demonstruesve e ka një kufi. Absolutisht nuk i ka nxitur njeri.

Unë një gjë u kam thënë: Maksimumi i tolerancës për të goditur institucionet është një këpucë e vjetër, çizme, vezë, domate, por jo gurë. Pasi folëm gjerë e gjatë për ndjeshmërinë e njerëzve për ngjarjet, sjelljen e ambasadorëve dhe sulmet politike ndaj prokurorisë, ai vazhdoi.

E. Rama: Në këto kushte shteti ka rënë, kur policia nuk zbaton urdhrat e prokurorisë.

B. Topi: Shteti nuk ka rënë, me gjithë presionin e tmerrshëm. Është shumë e rëndë ta thuash këtu tek unë atë konstatim. Shteti ka problemet e veta, por nuk është rrëzuar. A nuk je këtu duke biseduar me shqetësim me kreun e shtetit.

E. Rama: Ka rënë shteti në kuptimin se ai nuk garanton më zinxhirin e gjithë procesit.

B. Topi: Procesi ka kaluar në gjykatë. Ne tentojmë t’i përmbahemi kuadrit ligjor, ndonëse ka probleme të funksionimit.

E. Rama: Si ka kaluar në gjykatë?

B. Topi: Ajo që nuk arriti ta bëjë prokuroria sot ka kaluar në gjykatë.

E. Rama: E ka kaluar prokuroria në gjykatë?

B. Topi: Po. Aty kuptoja që ishte i painformuar mirë. Edhe një herë i thashë me ton të fortë:

B. Topi: Nuk mund ta thuash më “Ka rënë shteti!”. Nuk mund ta gëlltis këtë shprehje, sepse unë jam këtu, në çdo rrethanë. Nuk jam si pjesëtar i ndonjë partie politike, por si kryetar shteti.

E. Rama: Nuk e kisha te ju, madje te Babaramo dje thashë se Presidenti i Republikës është i mirinformuar dhe tërësisht i shqetësuar, por të kërkosh nga presidenti që të japë mesazhe të një natyre që nuk lidhen me natyrën e tij kushtetuese, do të thotë të kuptosh se këtu nuk ka mbetur realisht asgjë tjetër.

B. Topi: Sigurisht që do të thotë të bëhesh palë. Duke vazhduar dialogun, pa dashur kishte kuptuar që ishte bashkarkitekt i ndryshimit të Kushtetutës.

E. Rama: Këtu nuk ka arbitër, sepse faktikisht në këtë Republikë Parlamentare, nuk lejohet Presidenti i Republikës të futet midis palëve, por mund të japë vetëm mesazhe.

B. Topi: Ekzakt! Kjo është bërë edhe me ndihmën tënde. Mbasi e kaloi këtë moment vazhdoi:

E. Rama: Ne nuk kërkojmë të vijmë në pushtet me demonstratë, por të rivendosim rregullat e lojës; këta i prishën rregullat, është marrë topi, është nxjerrë nga stadiumi fare e lëvizin të gjithë pa top dhe ai e nxjerr rezultatin në tabelë; kjo është qesharake.

Në këtë kohë në prag të botimit të librit, historia tregoi që këtë gjë po e aplikon fort vetë Edi Rama, pasi është çështje e sistemit të ndërtuar me “armikun” e tij politik. Në fund të bisedës, duke bërë shenjën e përfundimit të takimit, në këmbë i ritheksova:

B. Topi: Unë i qëndroj mesazhit se partitë politike duhet të respektojnë shtetin dhe ata që punojnë për shtetin të respektojnë fort ligjin.

E. Rama: Absolutisht po! Në këtë çast i dhashë shenjë znj. Pavlina të largohej, pasi doja të ndaja në mënyrë konfidenciale një informacion serioz, që shefi i shërbimit të SHISH-it më kishte sjellë me urgjencë.

B. Topi: Tani duhet të ndaj diçka serioze që ka të bëjë me ty. Bahri Shaqiri, në zarfin e urgjencës së lartë më kishte informuar se jeta e Edi Ramës rrezikohej seriozisht dhe ndërkohë që po e informoja, fytyra e tij mori një pamje të zbardhur, ku dalloja lehtësisht bulëzat e djersës që i mbulonin ballin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 janar 2011 9 vite nga 21 janari bamir topi edi rama 21 janar 2011 9 vite nga 21 janari bamir topi edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë