Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar dhe sot me riatdhesimet e qytetarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BE. Në një njoftim për mediat, Policia ka bërë me dije se janë zhvilluar dy operacione dhe janë kthyer 104 persona. Më tej bëhet me dije se intervistat e thelluara me të gjithë të riatdhesuarit, janë bërë në kushte të rrepta të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, të gjithë shtetasit e riatdhesuar janë lënë të lirë.
“Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë me rigorozitet rregullat për të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE-së dhe të mos tentojnë e të mos bëjnë asnjë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero”, shkruhet nw njoftim.
NJOFTIMI I PLOTË
Vijojnë operacionet e riatdhesimit nga vendet e BE-së. Gjatë dy operacioneve të zhvilluara ditën e sotme, riatdhesohen nga Franca dhe Gjermania 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil. Në vijim të operacioneve të përbashkëta të riatdhesimit, të zhvilluara nga Policia Kufitare shqiptare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe vendet e BE-së, për riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, si dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar dhe azil, sot janë realizuar dy fluturime charter.
Rreth orës 13:30 u riatdhesuan me fluturim charter nga Lille, Francë, 48 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca dhe 5 nga Belgjika. Gjithashtu, po sot, rreth orës 14:45, u riatdhesuan me fluturim charter nga Gjermania, 56 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Gjermani. Pas intervistimeve të thelluara, të zhvilluara nga specialistët e Policisë Kufitare Rinas, në kushte të rrepta të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, të gjithë shtetasit e riatdhesuar janë lënë të lirë.
Të gjithë këta shtetas, në zbatim të urdhrit nr. 641, të Ministrit të Brendshëm, lëshuar më datë 20.12.2019, nuk lejohen më të udhëtojnë në vendet e BE-së, për tre vjet, që prej datës së kthimit deportiv. Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë me rigorozitet rregullat për të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE-së dhe të mos tentojnë e të mos bëjnë asnjë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë njofton se shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e ILD-së do të ndërpritet, për shkak të masave kundër përha...
TIRANË– Top Channel paraditen e kësaj të marte ishte në njësinë e koordinimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Spitalore, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë...
DURRËS- Një person është gjetur sot i vdekur në Durrës. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në afërsi...
TIRANË- Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar sot të gjithë udhëtarët që nuk do ketë më asnjë udhëtim drejt Italisë. Sipas njoftimit nga TIA, bëhet me dije s...
LOMBARDI– Italia prej më shumë se tre javësh është përfshirë nga koronavirusi vdekjeprurës që u ka marrë jetën deri më tani 463 njerëzve dhe ka prekur mbi 7000 ...
TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dije lajmin se në Forcat e Armatosura ka nisur evidentimi i ushtarakëve që kanë dalë jashtë ve...
TIRANË- Koronavirusi nuk është i vetmi shqetësim për qeverinë shqiptare që vjen nga përtej kufijve. Fluksi i emigrantëve sirianë që po i drejtohen Bullgari...
TIRANË– Një 60-vjeçar me inciale H.M., mirëmbajtës i rrugëve në Baldushk ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën elek...
Tiranë- Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka vendosur që të pezullohen për një periudhë dy javore proceset gjyqësore. Ky vendim është marrë për shkak të përhapjes s...
Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë, dy personave, Vangjel Zijaj dhe Ervis Rapo, të dënuar për trafik droge.Vang...