LIVE UPDATES
Aktualitet

14 Qershor 2021, 07:00 Nga DOSJA

Një i ri që jeton jashtë Shqipërisë, ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit, pasi ka tentuar të hapë derën e shtëpisë dhe pasi ka provuar disa herë, nuk ka mundur të hyjë në banesë.

I riu, me inicialet  K.D., jeton së bashku me të ëmën në Austri, bënë me dije burimet zyrtare të Gazetasi.al, por prindërit e tij janë divorcuar para disa viteve dhe për këtë arsye 26-vjecari nuk hezitoi të telefonojë komisariatin numër 3 dhe të kërkojë prezencën e tyre, sepse po mbetej jashtë shtëpisë.

Ankesa e të riut që e ka dërguar më tej të gjithë familjen në komisariatin numër tre, sipas burimeve zyrtare policore, së pari ishte se nuk po realizonte dot hapjen e derës.

Por kur policia mbërriti, ata konstuan që brava ishte ndërruar nga kryefamiljari dhe për këtë shkak, policët kanë kuptuar se mund të kishte një keqkuptim mes anëtarëve të kësaj familjeje, ndaj dhe janë larguar me parashikimin se të riut do t’i vendosej në dispozicion çelësi i ri. Por jo, sapo policia ka kthyer krahët, ata kanë marrë sërish një telefonatë të dytë, të tretë e të katërt.

I riu i thotë policisë se strumbullari që ai qëndroi jashtë, është i ati, një i moshuar, që jo vetëm kishte ndërruar bravën, por nuk i kishte vënë në dijeni anëtarët e tjerë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Vij rrallë në Shqipëri dhe sapo mbërrita në Tiranë telefonova babain. E pyeta ku je ti? Më tha në shtëpinë time, ma tha disa herë në shtëpinë time dhe kur e pyeta tek cila shtëpi, se unë jam në Tiranë, ai tha ‘tek shtëpia. Së bashku me mamanë, shkuam në derë të banesës dhe provuam të hapim derën, por çelësi nuk funksionoi. E rrotulluam dhe çelësi lart rrotullohej, por dera nuk hapej”.

Pas këtij momenti, nënë e bir kanë vendosur të shkojnë në polici për të shmangur konfliktin dhe për t’i kërkuar policisë që të shkonte t’u hapte derën.

“Erdhëm në komisariat dhe kërkuam ndihmë dhe na u tha se për këtë fakt duhet të bënim kallëzim”. Sipas policisë, pasi kanë disponuar denoncimin, agjentët kanë thirrur të moshuarin. Ai i përgjigjet oficerëve.

“Dera është në rregull, nuk kanë ditur ta hapin, apo mund të shkojmë së bashku  t’u mësoj si hapet. Nuk kam ndërruar bravë”, – thotë në polici, R.D.

Policia shkruan në dokumentat që Gazetasi.al, disponon, se pas këtij fakti, i riu dhe e ëma janë këshilluar të shkojnë në banesë dhe të përpiqen ta rrotullojnë më mirë çelësin, pasi dëgjuan të moshuarin që ka shpjeguar “ata nuk dinë ta kthejnë avash avash çelësin”.

Në denoncim, i riu shpjegon se si vepruan më pas. “Pothuajse një orë e gjysmë pas këtij takimi në polici me babain, u kthyem në shtëpi për të hapur derën, por përsëri çelësi nuk funksionoi”.

I riu tregon në komisariatin numër tre, se u kthyen në polici për të kërkuar ndihmë. Por i ati kishte ikur dhe nuk ishte as aty as në banesë.

“Ne i kërkuam policisë që babai të mos bënte lojra fjalësh me ne dhe të vinte të na hapte derën. Kur shkuam me policinë dhe mamaja kishte çelësin, dera u hap dhe çelësi funksionoi”, – thotë më tej 26-vjecari. Ai tregon se dy policë shoqëronin gruan dhe një i tretë qëndroi pranë të riut.

“Kur dera u hap, babai bërtiti se çfarë kërkonim në atë orë të vonë, pasi policia nuk mund ta kalonte pragun natën dhe pse po ia prishnim qetësinë?”.

Pas këtyre pyetjeve, bëhet me dije se oficerët e rendit kanë tentuar t’i shpjegojnë kërkesën e dy qytetarëve që nuk u hapej dera, por kur ata kanë mbërrtitur në korridor, i moshuari e ka kapur të birin nga këmisha.

“Çfarë do ti këtu?“, – e ka pyetur i ati dhe ai i është përgjigjur: “Nuk kemi ku flemë, kjo shtëpi është sipas vendimit të gjykatës përgjysëm“ .

Nga ajo që dëshmojnë policët, burri ka kërkuar të dalin të gjithë jashtë, jo vetëm ish-gruaja dhe i biri, por edhe policia.

Policia raporton për të shuar konfliktin, pasi u plotësua kërkesa për hapjen e derës, iu kërkuam dy qytetarëve që të largoheshin. Kurse kryefamiljarit, që të paraqitej sërish në komisariat për çdo pretendim. Bëhet me dije se gruaja dhe i biri, gjatë mbrëmjes kanë qëndruar në hotel dhe më pas janë paraqitur sërish në komisariat për problemin e derës, ku dhe kanë treguar nëpërmjet denoncimit konfliktin me të afërmin, që sidoqoftë e ka bërë gjumin i qetë dhe ka pretenduar se askujt nuk ia kishte mbyllur derën.

“U nxeha përse mbërritën me polici, ata vijnë aq rrallë sa nuk dinë si hapet dera”, – ka deklaruar i moshuari që jeton pas divorcit i vetëm.

Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ngjarja ne tirane ngjarja ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet