Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pandemia e koronavirusit padyshim që ka goditur ekonominë e familjeve shqiptare. E mes shumë profesioneve që u pezulluan për shkak të rrezikut nga virusi vdekjeprurës, është edhe kategoria e artistëve shqiptarë, të cilët nuk përfituan pagën e luftës.
Këngëtari Elton Deda dhe instrumentisti i njohur Bledar Sejko të ftuar në studion e ‘News24’ treguan eksperiencat e tyre në këtë kohë karantine. Ata thanë se artistët, po përjetojnë momente të vështira ekonomike, për shkak të mbylljes së punës në lokalet e natës ku ata performojnë, apo dhe angazhimet e tjera muzikore.
Ai sugjeroi hapjen sa më parë të lokaleve të natës, që kanë hapësira të mëdha, në mënyrë të tillë që t’i jepet një ndihmë financiare edhe artistëve. Sipas Sejkos, artistët, përveç vështirësisë ekonomike, do të përballen edhe me depresion.
“Jemi në vështirësi të madhe. Kjo krizë, përveç çështjeve financiare, ekonomike, kam frikë se do kaloj dhe më tej, tek depresioni. Artisti, ka publikun si ushqim shpirti. Kjo është ‘vrasje e shpirtit’ të artistëve. Unë uroj dhe shpresoj që ka shumë lokale dhe clube që kanë hapësira të mëdha. Dhe mendoj që këto lokale të rifusin muzikën live, që të rinisin jetën dhe artistët.
Ne kemi qenë kategoria që nuk është ndihmuar nga qeveria. Nëse e drejta e autorit do të ishte mbështetur që në fillim, do ta kishim më të lehtë të kalonim këtë pandemi. Unë insistoj që sa më shpejt të hapen lokalet e natës, aq më mirë do jetë për artistët. Duke qenë se shtetit nuk i ka subvencionuar mediat, s’po flas për veten time, por për gazetarët, pasi kanë qenë në terren që ditën e parë të kësaj pandemie, qeveria duhet të merrte masa. Mediat janë detyruar që të japin pagesa minimale. Kam shpresa se do hapet shumë shpejt çdo gjë”, tha Sejko.
Ndërkohë, Elton Deda pohoi se kriza financiare nuk do të ishte ndjerë shumë nga artistët, nëse atyre do iu ishte njohur e drejta e autorit, pasi do të kishin siguruar disa të ardhura.
“Unë fatmirësisht e kam një punë tjetër. Po ka artist që nuk e kanë. Nëse do ishin respektuar së pari të drejtat e autorit, ata s’do ishin në këtë gjendje. Ata do kishin pasur rezerva për të kaluar këto kohë. Në këtë drejtim ata nuk shpërblejnë, shumicës së artistëve iu vidhet e drejta. Nuk jemi në pikën zero. Por nuk jemi as tek pika 10. Është bërë shumë pak në këtë aspekt. Për vite me radhe ne nuk jemi mbështetur. Ne kemi problemet tona, nuk jemi engjëj.
Por nuk ka përçarje në këtë pikë. Sa i takon të drejtës së autorit. Çdokush dëshiron të paguhet për atë që ka bërë. Është gjeja më elementare. Në këto momente të vështira duket zhdërvjelltësia e mendjes, inovacioni dhe fantazia. Disa persona që janë të shtetit, do kisha sajuar koncerte online, koncerte pa muzikë. Se si të bëjnë artistët muzikë dhe të ishin në punë që të paguheshin. Ne jemi mësuar që të këndojmë me publik. Ne jemi njerëz që përshtatemi, e kemi këtë aftësi. Ne nuk u ftuam në koncertet e hapura. Këtu duhet të ketë një strategji. Këtë periudhë jam munduar të krijojë muzikë”, -tha Deda. Marrë nga Balkanweb.com
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Pas më shumë se dy muajsh me dyer të mbyllura, pronarët e lokalit “Dorgen” po i japin dorën e fundit përgatitjeve për rihapjen e biznesit të tyre në qendër të T...
TIRANË-Sipërmarrja private në Shqipëri po bëhet gati të rifillojë aktivitetin e saj ekonomik dhe tregtar, e goditur rëndë nga bllokimi dymujor prej pandemi...
Shqipëri-Fabrikat e mëdha të blojës janë përballur me një kërkesë të pazakontë për miell nga tregu i brendshëm, si pasojë e panikut që shkaktoi pandemia COVID-1...
TIRANË– Shoqata Mikrofinanca Shqiptare nw njw reagim pwr mediat shkruan se institucionet e mikrofinancës janë duke kontribuar maksimalisht në drejtim...
Shqipëri- Banka e Shqipërisë analizoi se, Covid-19 pritet të ketë një ndikim negativ në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Megjithatë, goditja do të jetë m...
Pas mbylljes së kufijve dhe bllokimit të lëvizjes si pjesë e masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e Covid-19, sot ka nisur udhëtimi i punëtorëve sezo...
Çelja e bareve dhe restoranteve po pritet me shumë ngazëllim nga shumë syresh, veçanërisht të nostalgjikëve, që ditën nuk mund ta kuptonin pa u ul...
Kriza që ka mbërthyer vendin po nxjerr dhe një anë tjetër, atë të disa punëdhënësve që nuk apikojnë për punonjësit e tyre, u kërkojnë t’u kthejnë mbrapsht ndihm...
Çmimet e miellit u rritën me 15 për qind këto ditë si pasojë e ndikimit të pandemisë në bursat ndërkombëtare të grurit. Një kilogram miell i zakonshëm pë...
TIRANË– Qeveria shqiptare ka vendosur që të japë 15 miliardë lekë mbështetje për garancinë e dytë sovrane, para të cilat do të përdoren nga të gjitha sipër...