Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeqyteti u trondit të enjten nga një atentat tipik mafioz ku mbeti i vrarë Behar Sofia. Ai po ecte në një trotuar në qendër të Tiranës, ku dyshohet se është qëlluar me një armë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar.
Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” tregoi detaje të reja rreth këtij personazhi misterioz, por jo i panjohur brenda botës së krimit. Hoxha tregoi se Sofisë i janë vendosur eksplozivë në bizneset e tij për ta vrarë. Gazetari rrëfeu një histori personale nga një prej lokaleve të Sofisë, ku ky i fundit e ka qerasur me një shishe vere. Në të njëjtin lokal, gazetari ka dëshmuar se qëndronin deputetë, prokurorë dhe gjyqtarë.
Sipas Hoxhës, Behar Sofia ka sponsorizuar edhe në fushata elektorale, por nuk bëri të ditur se për cilën parti. Një nga aftësitë e viktimës së atentatit të së enjtes ishte fakti që qëndronte në një profil të ulët.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, ai kishte infiltruar dhe depërtuar në agjencitë e zbatimit të ligjit dhe kjo është një nga arsyet kryesore se pse vijonte të qëndronte i paprekshëm.
Artan Hoxha: Ishte e vështirë që të përmendje emrin e këtij njeriu sepse lokali është pranë lulishte 1 Maji saktësisht ku është vendosur eksplozivi ku është tentuar t’i bëhet atentat. Lokal Dea ka qenë dhe ka qenë një lokal që unë shkoja 3 vjet dhe hyja gjithmonë nga mbrapa. Rastësisht një ditë vetëm kur më vjen një shishe verë aty dhe më thonë që e ke nga pronari i lokalit dhe pyes atë me të cilin isha në tavolinë, por kisha vënë re që në atë lokal kishte shumë prokurorë, gjyqtarë dhe deputetë.
Blendi Fevziu: Po ty gjithë këta banditë të japin verë?
Prit se kush është interesantja. E pyes bashkëbiseduesin dhe e pyes kush është pronari ky. Kalon ky dhe më thotë është ky.
E njohe?
Mos është filani thashë unë. Po. Pse ky është lokal Dea? Sepse unë hyja gjithmonë nga mbrapa dhe duke para gjyqtarë, prokurorë dhe deputetë aty e vlerësoja si lokal serioz.
Gjyqtarë dhe prokurorë?
Po mor po, ka qenë një lokal shumë i mirë në zonë. Sot është market. Pas atentateve u bë market.
Edhe politikanë kishte?
Ai ka sponsorizuar në fushatë për atë punë dhe nuk është çudi. Me normalitetin që ndodh në Shqipëri kjo nuk më çudit.
Kur i është vënë eksploziv?
I është vënë pas ngjarjes së Durrësit në vitin 2012, në vitin 2013 ka një rast tjetër. Është tentuar sepse ajo ngjarje e ekspozoi, por aftësia e këtij njeriu ka qenë gjithmonë që të fluturojë ulët.
Të mos lerë gjurmë?
Aftësia e këtij personazhi ishte të qëndruarit në hije. Ai ishte më tepër si personazh fantazmë krahasuar me këtë lloj trafikantësh që jemi mësuar në Shqipëri që janë të zhurmshëm. Shikoje, ai është 66 vjeç. Ishte pa dokument identifikimi me vete. Profili i tij ishte i ulët dhe sa herë përpiqeshim t’i afroheshim vinte gjithmonë një nga agjencitë e zbatimit të ligjit që na thonte mos u merrni me atë. S’është ai problemi thonin.
Bashkëpunonte me policinë thua ti?
Aftësia e tij ka qenë infiltrimi dhe depërtimi në agjencitë e zbatimit të ligjit, prandaj ka qenë gjithë këto kohë i paprekur.
Marre nga TvKlan
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Një person me inicialet S.G., ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjeve të disa automjeteve në Shijak, Durrës dh...
TIRANË– Problematike paraqitet situata në spitalet covid në vendin tonë, ku thuajse shtretërit janë drejt ezaurimit. Gazetari Erjon Skëndaj deklaroi ...
TIRANË–Godina e shërbimit të Provës në afërsi të SPAK është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Godina ndodhet në afërsi të burgut 313 dhe SPAK-ut, në zonë...
TIRANË– Behar Sofia, personi që u ekzekutua një ditë më parë pranë Piramidës në Tiranë ishte i përfshirë bashkë me të vëllanë në aktivitete kriminale. Gaze...
BERAT– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Një 69-vjeçar ka gjetur vdekjen në arën e tij, ku kishte shkuar për...
TIRANË– Policia e Shtetit ka gjobitur 977 qytetarë të cilët lëviznin pa maska.Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative...
TIRANË– Enver Jakimi, një nga të arrestuarit për atentatin ndaj Gjon Menës, është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me ...
TIRANË– Covid-19 u shfaq në dhjetor 2019 dhe është përhapur me shpejtësi në të gjitha vendet e botës.Qeveritë në të gjithë botën kanë zbatuar masa pë...
TIRANË– Videoja që shikoni tregon Gjergj Cukalin që ka dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Cukali akuzohet se ka ‘punësuar’ dy vëllezërit...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar se dy vëllezërit, Edmond dhe Enver Jakimi janë vënë në pranga, dy ditë pas atentatit të ndodhur në Kamëz, më 11 shkurt. Ky arres...