LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Tani do e shihni ndryshe, TikToku zbulon kuptimin e fshehur të ananasit me kokë poshtë

Një TikTokers zbuloi kuptimin e fshehur të frutit të shijshëm, i cili nëse vendoset me kokë poshtë në mënyrë diskrete tregon gatishmërinë e një çifti për të zgjeruar horizontet e tyre të dashurisë duke shkëmbyer partnerë dhe eksperimente të tjera seksuale.

3 Qershor 2022, 12:47 Nga DOSJA
Tani do e shihni ndryshe, TikToku zbulon kuptimin e fshehur të ananasit me
Foto ilustruese

SHBA- Një frut i lëngshëm dhe shumë veror si ananasi është bërë trend së fundmi në platformën TikTok, duke u dhënë mundësinë miliona njerëzve që të dinë kuptimin e vendosjejs së tij kokëposhtë.

Sipas New York Post, arsyeja që ananasi vendoset me kokëposhtë duket se ka marrë një rëndësi të veçantë me kalimin e viteve për komunitetin e swingers. Një TikTokers zbuloi kuptimin e fshehur të frutit të shijshëm, i cili nëse vendoset me kokë poshtë në mënyrë diskrete tregon gatishmërinë e një çifti për të zgjeruar horizontet e tyre të dashurisë duke shkëmbyer partnerë dhe eksperimente të tjera seksuale.

Sipas artikullit të gazetës amerikane, personat me humor të ngritur erotik ngjitin postera me ananas të përmbysur në dyert e akomodimit të tyre (ose në kabinat e tyre, nëse janë në lundrim) për të informuar në mënyrë diskrete çiftet e tjera se janë të hapur ndaj idesë së shkëmbimit të tyre në raportet seksuale. Disa përdorin edhe dyshekë pritjeje që i sjellin me vete në valixhe për të “përcjellë mesazhin”. Këto sigurisht zbukurohen me frutin “mëkatar” dhe vendosen të përmbysura në hyrje, duke mirëpritur ata që e kapin kuptimin dhe vijnë për veprim.

Hashtagu #UpsideDownPineapple (ananas me kokë poshtë) mblodhi mbi 138 milionë shikime që nga e mërkura e kaluar. Madje, disa nga klipet theksojnë se disa swingers përdorin ananas të vërtetë jashtë dyerve të Airbnb-së që marrin me qira, si simbole për preferencat e tyre seksuale.

"Disponimi i dashurisë i njerëzve shpërthen gjatë festave," tha John Camus, CEO i Cruise Ship Mingle, duke theksuar se i ka lënë përshtypje numri i çifteve që kanë adoptuar së fundmi këtë mënyrë komunikimi sekret. 

Përveç posterave, qilimave dhe frutave të vërteta, ka mënyra më diskrete për të përdorur simbolin, si distinktivë apo edhe vathë me ananas të vegjël të përmbysur.

"Më thuaj se je një swinger pa më thënë se je një swinger," shkroi një TikToker në mbishkrimin e një videoje virale që tregonte atë duke e kthyer përmbys vathin e saj të ananasit.

Nuk është e qartë saktësisht se kur dhe si ky frut i veçantë evoluoi në një simbol të tillë. Sipas ekspertëve popullariteti i përdorimit të simbolit tregoi një rritje të ndjeshme në vitet '90 në komunitetin e "tifozëve" të shkëmbimit të partnerëve.

Edhe pse ka shumë "mënyra sekrete" për të treguar se jeni një swingers (si një degëz e gjeniut të bimës, ose një unazë e zezë në dorën tuaj të djathtë), ananasi me kokë poshtë është padyshim simboli më në modë për momentin, falë TikTok.


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet