LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rekordi i shitjeve të librit të Princit Harry - gjysmë milioni kopje VETËM në javën e parë

Librat elektronikë dhe audiolibrat nuk përfshihen në këto shitje. Nëse përfshijmë edhe kopjet elektronike, shitjet arrijnë në 750 mijë të tilla.

17 Janar 2023, 22:51 Nga k.m.
Rekordi i shitjeve të librit të Princit Harry - gjysmë milioni
Spare

BRITANI E MADHE- Më i shituri i të gjitha kohërave në Britaninë e Madhe për një libër jo-fiction është "Spare", libri me kujtimet e Princit Harry.

Vetëm në javën e parë të publikimit, projekti i shumëpërfolur shiti 467,183 kopje, duke e çuar atë në vendin e parë. Librat elektronikë dhe audiolibrat nuk përfshihen në këto shitje. Nëse përfshijmë edhe kopjet elektronike, shitjet arrijnë në 750 mijë të tilla.

Bestselleri i dytë (një udhëzues për gatimin e ngadaltë) nuk kishte shitje as sa 5% e librit të Princit. Nëse numëroni Britaninë, Kanadanë dhe SHBA-në së bashku, "Spare" shiti më shumë se 1.4 milionë kopje , duke tejkaluar kujtimet e Barack Obamës.

spare

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta