Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Miliarderi Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren shijojnë pushimet në jahtin e ri 500 milionë dollarësh (FOTO)
53-vjeçarja dhe themeluesi i Amazon-it, 59-vjeç, po shijonin “shëtitjen” e tyre përgjatë brigjeve të Spanjës.
17 Maj 2023, 09:34Nga m.s
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez
SPANJE- Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë zgjedhur të pushojnë në jahtin e ri 500 milionë dollarë. 53-vjeçarja dhe themeluesi i Amazon-it, 59-vjeç, po shijonin “shëtitjen” e tyre përgjatë brigjeve të Spanjës.
Jeff Bezos dhe partnerja e tij lauren Sanchez lundruan në superjahtin e ri të themeluesit të Amazon. Ata u fotografuan duke pushuar në jahtin 500 milionë dollarësh të hënën pasdite.
Ish-gazetarja 53-vjeçare e veshur me bikini rozë dhe miliarderi 59-vjeçar shijuan “shëtitjen” e tyre përgjatë brigjeve të Spanjës, sipas Page Six.
Çifti, i cili filloi lidhjen në vitin 2019, ka bërë banjo dielli në jahtin e madh - i cili thuhet se është jahti më i gjatë në botë, me lartësi 70 metra, ka një helikopter dhe pishinë dhe mund të strehojë 18 të ftuar. Jahti kërkon një ekuipazh prej 40 marinarësh.
Bezos filloi ndërtimin e varkës, të quajtur Koru, në vitin 2018 pasi kishte investuar gjysmë miliardë dollarë, raporton "Protothema". Ai u përfundua gati pesë vjet më vonë në mars 2023. Koru kushton rreth 25 milionë dollarë në vit për të drejtuar.
Jeff Bezos ka një pasuri personale prej 114 miliardë dollarësh, dhe është personi i tretë më i pasur në botë pas Bernard Arnault dhe Elon Musk. /Dosja.al