"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
Johnny Depp fitoi gjyqin ndaj Amber Heard, të famshmit shqiptarë s'përmbahen (REAGIMET)
Të famshmit shqiptarë reaguan madje treguan se ishin mbështetës të Johnny-t.
2 Qershor 2022, 09:23Nga DOSJA
TIRANË- Ylli i Hollyëoodit, Johnny Depp, ditën e djeshme fitoi gjyqin e tij për shpifje kundrejt ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard. Juria, e përbërë nga pesë meshkuj dhe dy femra, e ktheu vendimin pas gati 13 orësh diskutimi të shtrira në tre ditë në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias.
Pas dëshmive gjashtëjavëshe, juria në Fairfax ka vendosur në anën e aktorit dhe për këtë pati reagime të shumta në rrjete sociale. Të famshmit shqiptarë reaguan madje treguan se ishin mbështetës të Johnny-t.
Yll Limani, Angela Martini, Beatrix Ramosaj, Dafina Zeqiri, Mozzikjanë disa nga yjet që reaguan me postime në InstaStory.