Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Festimet nisën me ceremoninë ushtarake Trooping the Color, ku morën pjesë më shumë se 1200 ushtarë të Divizionit të Shtëpisë Mbretërore me 240 kuaj, dhjetë banda ushtarake dhe rreth 400 muzikantë.
BRITANI- Në Britani të gjithë sytë janë te ngjarjet që nisën sot për të festuar 70-vjetorin e mbretëreshës Elizabeth në fron. Festimet nisën me ceremoninë ushtarake Trooping the Color, ku morën pjesë më shumë se 1200 ushtarë të Divizionit të Shtëpisë Mbretërore me 240 kuaj, dhjetë banda ushtarake dhe rreth 400 muzikantë. Më pas mbretëresha Elizabeth u shfaq në ballkonin e Buckingham dhe pak minuta më vonë anëtarët e familjes mbretërore britanike zunë vendet e tyre.
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në rrugën para pallatit që nga mëngjesi. Ata brohorasin dhe duartrokasin. Dhjetra avionë luftarakë të Forcave Ajrore Britanike fluturojnë në qiell për nder të Mbretëreshës. Në të djathtë të mbretëreshës Elizabeth qëndronte Princi Charles, i cili dukej se po fliste dhe buzëqeshte.
Megan Markle dhe Princi Harry ishin në festimet e Jubileut të Platinumit dhe mbërritën në Londër dje pasdite, por ata pas 'Megxit' nuk qëndruan në ballkon. Madje, fotot e Megan Markle që u kërkon fëmijëve të familjes mbretërore të heshtin duke vënë gishtin para gojës ka bërë xhiron e rrjetit.
Ndër ngjarjet e shumta festive që do të pasojnë në ditët në vijim është edhe “BBC Party” të shtunën mbrëma. Përballë hyrjes së Buckingham-it është ngritur tashmë një skenë ku do të zhvillohen koncerte pop dhe rock me 22 mijë spektatorë. Në skenë do të dalin shumë artistë dhe personalitete të shquara nga Mbretëria e Bashkuar. Midis tyre janë Queen me Adam Lambert, Diana Ross, Alicia Keys, Andrea Bocelli, Duran Duran dhe Craig David.
Mbretëresha do të shikojë koncertin televiziv në Kështjellën Windsor. Të dielën festimet do të mbyllen me mbi 200 mijë pikniqe në natyrë dhe vakte të organizuara mes qytetarëve në lagje të ndryshme të vendit, ndërsa pasdite nëpër rrugët e pallatit dhe parlamentit do të mbahet një paradë e madhe me pjesëmarrjen e 10 mijë njerëzve.
Kur mbretëresha Elizabeth u ngjit në fron, Bashkimi Sovjetik drejtohej nga Jozef Stalini, Kina nga Mao Ce Duni dhe Shtetet e Bashkuara nga Harry Truman. Që atëherë, 14 presidentë kanë kaluar në presidencën amerikane, ndërsa 14 kryeministra janë pritur në Downing Street. Nga këto, ndoshta më i rëndësishmi për Elizabeth ishte Winston Churchill. Ka shumë historianë që e konsiderojnë atë mentorin e saj. Vlen të përmendet se kur Churchill u tërhoq nga politika në 1955, Mbretëresha Elizabeth shkroi ndër të tjera letrën e tij të lamtumirës.
Edhe pse roli i saj është në thelb ceremonial dhe i mungon fuqia politike, ajo është ende një faktor stabiliteti për shumë në Britani. Është karakteristik se 4 nga 5 britanikë kanë ende një opinion pozitiv për Mbretëreshën Elizabeth pavarësisht skandaleve të mëdha që kanë pllakosur pallatin gjatë gjithë këtyre viteve.
Mbretëresha Elizabeth u martua me Princin Philip, më vonë Duka i Edinburgut. më 20 nëntor 1947 në Westminster Abbey. Tre muaj më vonë ajo mbeti shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, trashëgimtarin e fronit britanik Princ Charles. Ajo dhe burri i saj patën dhe tre fëmijë të tjerë, Princesha Anna, Princi Andreas dhe Princi Eduard. Sot ajo feston Jubileun Platinum pa bashkëshortin e saj, i cili u nda nga jeta prillin e kaluar.
Amber Heard SHBA- Ndonëse aktorja pritet të apelojë vendimin, është hera e parë që pala e saj deklaron se nuk arrin t&e...
Shakira dhe Gerard Pique SPANJË- Thashethemet për ndarjen për tradhëti mes këngëtares së njohur Shakira dhe yllin e futb...
Kasia Gallanio SPANJË- Ish-princesha e Katarit Kasia Gallanio, u gjet e vdekur pak ditë më parë në Marbella të Spanjës, ...
Pamje nga dasma e Ilir Shaqirit TIRANË- Balerini Ilir Shaqiri ka treguar më shumë detaje lidhur me jetën e tij, e projektet q&eum...
Endri Prifti TIRANË- Këngëtari i njohur Endri Prifti ka bërë të ditur se është në proces gjyqësor pë...
Mbretëresha, Meghan Markle dhe princ Harry MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeta II mblodhi dje familjen e saj përpara festë...
Camila Vazque SHBA- Avokatja e Johnny Depp, Camila Vazque është përlotur pas fitores së gjyqit kundër aktores Amber Heard. Gjyqi, ...
Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci TIRANË- Këngëtari dhe prezantuesi Robert Berisha disa javë më parë zbuloi se ësht&e...
Samanta Karavella TIRANË- Këngëtarja Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë. Samanta është nga të pakt&eum...
Jada Pinkett Smith SHBA-Aktorja Jada Pinkett Smith, ka folur për momentin tronditës kur bashkëshorti i saj, aktori ëill Smith, goditi m...