Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Stolat e thyer në “Air Albania Stadium” gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana janë bërë tema e javës në sportin shqiptar dhe me të drejtë. Veprimet e shëmtuara të disa tifozëve kanë vënë në lëvizje Policinë e Shtetit, e cila njofton se ka arrestuar 3 shtetas deri tani, ndërkohë që janë proceduar penalisht 6 të tjerë. 9 të tjerë njoftohet se janë shpallur në kërkim. Edhe në ndeshjen Partizani-Bylis ka patur probleme të tilla.
NJOFTIMI I POLICISË – Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht.
Më datë 22.02.2020, në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Partizani dhe Bylisit dhe më datë 21 shkurt është zhvilluar ndeshja midis ekipeve Tirana-Kukësi. Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.
Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, për ngjarjet e ndodhura, është bërë i mundur zbulimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i shtetasve:
G. M., 39 vjeç, K. B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylisit, si dhe L. G, 35 vjeç tifoz i skuadrës së Tiranës. Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH. Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T
Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”.
M.P. / Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në takimin mes Kukësit dhe Tiranës zhvilluar në “Air Albania” u shfaqën pamje vandalizmi ku tifozë shkatërronin stolat e stadiumit. Gjithçka është filmua...
SHBA- Deontay Wilder është dërguar me urgjencë në spital pas duelit ndaj Tyson Furyt me dyshimin për dëmtim të timpanit të veshit.Boksieri amerikan u gjakos nga...
SHBA- Tashmë ka vetëm një boksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury. Boksieri britanik ka bërë një rikthim të jasht...
ITALI- Seria A miratoi ndërprerjen e 3 takimeve të ditës së nesërme për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin fqinj. Deri tani janë regjistruar 2 vikti...
Pas barazimit me Celta Vigon, për Realin vjen humbja me Levanten 1-0. Një disfatë që djeg shumë në kampin madrilen, pasi i zbret nga kreu i renditjes.Pjesa e pa...
Thimo Werner ka “tradhtuar” përfundimisht Bayernin. Pasi ka tentuar më shumë se një herë të transferohet në Mynih, por ka marrë refuzime, ai ka vendosur të prov...
TIRANË– Sul Demollari, Sulejman Starova, Edmond Gezdari dhe Arben Vila, emra këto të mirënjohur të botës së futbollit janë mbledhur së bashku për të këndua...
Manchester City fitoi në ndeshjen kundër Leicester City, por panë edhe një herë se kanë një problem serioz me penalltitë. “Qytetarët” kanë humbur katër 11-metër...
TIRANË– Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, foli pas ndeshjes me Bylisin, për mediat, teksa shprehu rezerva në lidhje me gjykimin. Sipas Ramës,...
Jurgen Klopp i ka dalë në krah Manchester United-it, duke deklaruar se në janar nuk ishin “Djajtë e kuq” që dështuan në merkato për sulmuesin Haaland, por të gj...