LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Njerëz të dështuar’, Arjola Demiri u përvishet kritikëve: U masturbova në skenë për t’u dhënë një mesazh f

1 Shkurt 2020, 13:52 Nga DOSJA
‘Njerëz të dështuar’, Arjola Demiri u përvishet

TIRANË- Arjola Demiri është padyshim fenomeni aktual televiziv. Me pjesëmarrjen e saj në “I love Tropoja”, ajo ka treguar edhe njëherë aftësitë që ka në sheshxhirim. Në intervistën dhënë për ‘Gazeta Shqiptare’ ajo rrëfen bashkëpunimin me Ermal Mamaqin. E si një tropojane e vërtet, ajo shprehet se filmi është një vlerë për këtë vend. Kritikat? Aktorja i quan të dështuar njerëzit që i bëjnë.

Arjola në rolin e një tropojaneje në krah të Ermalit si do ta përshkruanit këtë eksperiencë?

Së pari, dua t’ju rrëfej se njohja ime me Ermalin erdhi përmes një audicioni ku pastaj përveç respektit tim si artist ju shtua bashkëpunimi të cilin e çmoj të suksesshëm. Pa asnjë dozë komplimente e shtese që nuk banojnë në karakterin tim ju them se jo vetëm unë, por kushdo që bashkëpunon me Ermal Mamaqin ka tri gjëra të sigurta: Shumë profesional dhe serioz.

Si shkoi premiera, a i kaloi parashikimet tuaja?

Premiera ndonëse pa një eksperiencë klasike shqiptare mendoj se ishte super e mirë dhe mbi gjithçka origjinale ndonëse nuk kishim praktikuar formalitete prezantimi. Ajo që vlen ishte interesimi dhe fakti që në fillim e mbarim të filmit e qeshura e shpirtit ishte sistematike. Çfarë mund të shtrydhësh më tepër se kaq nga një komedi. Ndihem jo vetëm e surprizuar, por e mrekulluar!

Si një tropojane, çfarë kritikash ke për këtë film, apo çfarë mund të ishte bërë ndryshe?

Ne në Tropoje kemi një shprehje të lashtë “Kush nuk lavdëron shtëpinë e tij le t’i digjet shtëpia”, por po ju them se përveçse komplimente artistike e humane Ermal Mamaqit si artiste e si tropojane nuk kam asnjë rezervë. Na ka pikturuar Mamaqi me ngjyra dashamirësie me sheqer humori!

Po kritikat që kanë qarkulluar në media, si i vlerësoni?

Për cilët kritikë po flisni? Për njerëz të dështuar e të dëshpëruar që kërkojnë të faktorizohen nga hiçi. E për këtë prapë kemi fjalë të arta ne nga vendlindja jonë: “Gomari edhe pse ven shalë nuk bëhet dot kalë, ai ngelet prapë gomar jo për shalë por për samar”. Besoj u shpjegova, sepse nuk dua ti bëj reklamë të paatorizuar firmës së falimentuar “Futja kot shpk”.

Si është Tropoja e vërtetë, ajo e filmit, apo ajo që mediat edhe ato ndërkombëtare njohin?

Nuk ka shumë Tropojë, ka vetëm një. Tropoja e vlerave dhe e historisë. Tropojë bujare dhe fisnike, e ndjeshme, trime dhe besnike dhe shumë artiste. Të tjerat Tropoja janë krijesa të rreme polike.

Shpesh aktorët janë diskret tek pjesa e pagesës, por a mund të zbulojë Arjola sa është paguar, apo jeni e kënaqur me pagesën?

Nuk ka punë diskrecioni. Për mua pagesa në këtë film për vendlindjen time është gjëja më e parëndësishme. Po të shtoheshin producentët si Ermali aktorët nuk do ishin kategori “homeless”, por një gjë ju garantoj: Producenti i filmit ‘I love Tropoja” është shumë korrekt deri në detaje të çdo lloj marrëveshje. Nga eksperienca e çmoj dhe e përgëzoj.

Shpesh mediat ju referohen si aktorja që u masturbua në skenë, ju vjen keq kur e dëgjoni ende këtë?

Nuk kam koment…Një gjë ju them: Njerëzit me pranga kompleksi janë perversit e vërtetë që në emër të moralit prostituojnë lirinë e të tjerëve. Do doja që të gjithë gazetaret e portaleve të kishin parë shfaqen time pastaj të shkruanin një material mbi shfaqjen dhe kam përshtypjen që nuk do shkruanin vajza që masturboi në skenë. Nuk më bëjnë përshtypje titujt pikant sot është luftë kush do shesë më shumë skupe. Kam punuar 5 muaj me radhë nga ora 8:00 deri në orën 12:00 dhe po të ishte vetëm masturbim shfaqja ime do kish qenë më e lehtë. “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” është një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare.

Arjola jashtë kamerave, si është jeta juaj, pasionet, dashuria?

Jashtë kamerave e para kamerave Arjola është një nënë e tre fëmijëve si dhuratë hyjnore nga Zoti të cilin e falënderoj. Zhgënjimet kam kurajo t’i harroj e biles t’i neverit e injoroj. Krenarinë time e vullnetin nuk mi ndal njeri si mjete pune për të bërë të lumtur veten time por mbi gjithçka ata të tre fëmijë. Jeta është kopsht ku stinët nuk dhurojnë vetëm lule e gjelbërim… ka edhe dimër, por unë punoj që të jetë gjithmonë pranverë kopshti im.

(Marrë nga Gazeta Shqiptare)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri filmi i ermal mamaqit i love tropoja masturbim ne skenen e teatrit arjola demiri filmi i ermal mamaqit i love tropoja masturbim ne skenen e teatrit


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 31 Janar 2020, 18:50

TIRANË– Prezantuesja Rudina Magjistari kishte të ftuar mbrëmjen e sotme në emision e saj Ermal Mamaqin dhe disa nga aktorët e tjerë të premierës “I Love Tr...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale