LIVE UPDATES
Aktualitet

Apartamente super-luksoze në Tiranë e Durrës dhe 1 mld lekë pasuri/ I shpëtuan pa problem filtrit të KPK-së, si kaluan pa

18 Tetor 2020, 15:55 Nga DOSJA
Apartamente super-luksoze në Tiranë e Durrës dhe 1 mld lekë

TIRANË– Javën e shkuar Dosja.al solli një artikull me “të djegurit” e Vettingut, të cilët e kanë kundërshtuar vendimin ndaj tyre duke kërkuar drejtësi. (Shiko këtu) Kësaj here Dosja.al ka përpiluar në një artikull të gjithë figurat që e kanë kaluar procesin e filtrimit por janë kontestuar jo vetëm nga media por edhe nga vetë Komisioneri Publik ose nga ndërkombëtarët që vëzhgojnë procesin.

Nëse në artikullin e një jave më parë, kishim persona që shkarkoheshin sepse nuk justifikonin një shtëpi 1+1, kësaj here do t’ju sjellim shembujt e atyre që nuk u bënë kurrë të tillë për procesin e shumëtrumpetuar si nga politika shqiptare, ashtu edhe nga ndërkombëtarët. Personazhi më i përfolur është padyshim ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari Xhezair Zaganjori, deri tek kryepolici Ardi Veliu, që deklaroi se jetonte me qera edhe pse ka në pronësi një banesë tijën në Tiranë. E megjithatë, edhe pse të sipërpërmendurit dhe personazhet e tjerë nuk justifikonin pasurinë, sërish ia kanë dalë për ta pastruar figurën e tyre, duke treguar asgjë më shumë sesa procesin me shumë “fytyra” të Vettingut.

“GABIMET” e VETTINGUT

Xhezair Zaganjori

Ishte komisioneri publik që ankimoi vendimin në KPK-së, si të dyshimtë dhe jo korrekt pasi sipas komisionerit, pasi ish-kreu i Gjykatës Kushtetutese, Xhezair Zaganjori nuk e justifikonte pasurinë e tij. Zaganjori u konfirmua në detyrë më 24 korrik 2018, pavarësisht problemeve me pasurinë, e cila kapte shumën e 1 miliardë lekëve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Xhezair Zaganjori shmangu tatimet dhe gënjeu për pronat, por kjo se pengoi të kalonte shkallën e parë të Vettingut. Duhej ndërhyrja e KPK-së, që të hidheshin hije dyshimi lidhur me; një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë.

Ardi Veliu

Kryepolici Ardi Veliu kaloi pa asnjë problem, ndonëse si pjesë të pasurisë së tij kishte deklaruar një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro, i cili është në ndërtim e sipër. Megjithatë deri më tani ka paguar 37 mijë euro, dhe deri në ndërtimin e plotë të apartamentit, jeton në një banesë me qira në kryeqytet.

Donika Prela

Për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela ishte e “pastër”. Por edhe në këtë rast u desh ndërhyrja e Komisionerit Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që më 25 shtator, ajo të shkarkohej nga detyra. Kjo pasi u konstatuan mungesë të burimeve financiare për krijimin e pasurive si dhe fshehje e tyre. Donika Prela nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit në KPA. Edhe pse Prela kërkoi largimin e trupës gjykuese, sërish asnjë masë nuk u mor ndaj pretendimeve të saj, duke e larguar nga detyra.

Sokol Bizhga

Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Sokol Bizhga kaloi Vettingun, edhe pse nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konstatoi probleme me pasurinë e tij. Vetë Bizhga u justifikua duke u shprehur se paratë e justifikuara i kishte siguruar nga puna në ndërtim që kishte bërë në Itali, të cilat nuk i kishte deklaruar, kursime që kapnin vlerën e 2 milionë lekëve. Bizhga nuk justifikonte dhe disa paga përgjatë viteve 1993 dhe 2002, për të cilat ai pretendon se ka pasur shpërblim, për shkak të plagosjes në krye të detyrës. Ndërkohë që nuk kishte pengesa edhe për pasurinë por edhe sa i përket gradave të arritura nga Bizhga gjatë viteve. Komisioni kështu veçoi rastin e vitit 2014, kur ai u emërua zëvendësdrejtor, pa pasur gradët që parashikon ligji. Megjithatë asgjë nuk ishte mjaftueshëm për ta shkarkuar.

Gramoz Sako

Edhe komandanti i Gardës, Gramoz Sako nuk kaloi pa kundërshtime. Në seancën dëgjimore të 5 shkurtit u tha se Sako kishte probleme me pasurinë, pasi kishte bërë deklarime të rreme dhe kishte fshehur të ardhurat. Por sërish u konfirmua në detyrë.

Besnik Muçi

Pas emërimit në Gjykatën Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, nisën problemet e gjyqtarit Besnik Muçi. Më 21 Nëntor KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, ndonëse ai u konfirmua nga KPK.

Në të gjitha rastet e ndërmarra, edhe pse shumë të kontestuar nga mediat dhe jovetëm, kaluan filtrin e KPK-së, ndryshe nga kolegët e tyre të një jave më parë, që u shkarkuan për parregullsinë më të vogël dhe u morën në mbrojtje nga opinioni publik por edhe nga gazetarët e fushës që prej vitesh kanë bashkëpunuar me ta. Ndoshta për anëtarët e KPK-së, është më e thjeshtë për të justifikuar një pasuri 1 mln lekë, sesa një banesë 90 m2 apo një rrogë të padeklaruar bashkëshortit.

(k.m.f,g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vettingu ne drejtesi vettingu ne polici vettingu ne drejtesi vettingu ne polici

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet