LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Si u rrënua besimi te mediat nga politika e Trump. Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e ulët besueshmëria e gaze

2 Nëntor 2020, 22:52 Nga DOSJA
ANALIZA/ Si u rrënua besimi te mediat nga politika e Trump.

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë qennë gjithmonë vend i kundërshtive. Një komb i polarizuar. Ka vetëm dy parti që luajnë vërtet rol në politikë. Qeveritë nuk duhet të kërkojnë kompromise për koalicione qeveritare, ato ose e kanë shumicën, ose i kanë humbur zgjedhjet. Qëndrimi në dy fronte që nga koha e luftërave për pavarësi reflektohet edhe në media. Gazetat e para të publikuara në shekullin e 18-të gjithmonë për vendime të rëndësishme politike pozicionoheshin qartë. Si në shumë vende të tjera edhe televizionet private apo publikimet simpatizohen me drejtime të caktuara politike. Përkatësisht zgjidhet edhe konsumi mediatik, hapet ai televizion apo gazetë, klikohet ajo faqe interneti, ku ndjehesh i afërt politikisht.

Qendrat mediatike si aktorë politikë

Dy gjëra kanë ndryshuar me themel në 4 vite Donald Trump:

1- Mediat amerikane kanë hequr dorë të kërkojnë një raportim objektiv politik dhe janë kthyer në aktorë politikë.

2- Pretendimet e vazhdueshme të Trumpit, mediat nuk janë gjë tjetër veçse “shtyp i gënjeshtërt”, kanë dhënë efekt: Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e ulët besueshmëria e gazetarëve. E të dyja këto pika kanë lidhje me njëra-tjetrën. Përveç kësaj mediat sociale veprojnë si përforcuese.

Në Shtetet e Bashkuara ka shumë pak hapësira publike, për të diskutuar në mënyrë kontroverse koncepte politike e propozime për zgjidhje. Kjo fushatë zgjedhore na tregon në mënyrë brutale, se çfarë pasojash sjell kjo: Gjithnjë e më shumë njerëz i besojnë vetëm flluskës mediatike sociale, që vizitojnë gjithmonë për të siguruar informacionet e tyre. Pasoja fatale: Teoricienëve të konspiracionit dhe armiqve të demokracisë u janë hapur të gjitha kanatet.

Mediat me njëanshmërinë e tyre ekstreme e kanë humbur shansin për të luajtur rolin e korrigjuesit të besueshëm në një demokraci. Algoritmet, që shpërblejnë më bërtitësit dhe ekzaltuesit si titujt bombastikë, i kanë kapur për fyti diskurset e të dyja kampeve politike. Faktet, njohuritë nga shkenca nuk kanë shans të depërtojnë në këto flluska mediash sociale, që janë infiltruar ndërkohë nga pretendimet e Trumpit. Javët e fundit e kam përjetuar vetë, me çfarë fuqie bindëse, amerikanë të zakonshëm pretendojnë, se Hillary Clinton mban në bodrumë fëmijë të fshehur dhe se COVID-19 nuk është gjë tjetër, veçse përpjekja e një grupi të caktuar që të marrë në dorë jo më pak, se sundimin botëror.

Rreziku i shpërbërjes së një kombi

Nga ana tjetër jo rrallë takon të vetëkënaqur, qytetas në gjendje të mirë ekonomike, që nuk tregojnë asnjë lloj gatishmërie për të kuptuar botën e familjeve që janë të varur me breza nga vendet e punës në fabrika, që gjithnjë e më shpesh mbyllen. Apo janë të varur nga nxjerrja e qymyrit që nuk ka të ardhme.

Kjo të tremb. Dhe duhet të të trembë. SHBA për shumë arsye janë të rrezikuara të humbasin unitetin. Kjo lidhet me sistemin arsimor, por edhe me zhvillimin demografik. Fakti që për dy dekada dominimi i të bardhëve – të paktën në shifra – do të marrë fund, krijon pasiguri, e trondit bazamentin e menduar si të sigurtë, dhe tregon, se sa i thellë është racizmi në disa pjesë të vendit. Njerëzit në SHBA janë çmësuar me debatin e argumenteve politikë dhe izolohen gjithnjë e më shumë në hapësirat e medias sociale. Por ky rrezik nuk është karakteristikë vetëm e SHBA.

Fakte dhe përpjekje për objektivitet

Demokracitë jetojnë nga debati, nga grindja për rrugën më të mirë. Ato mund të ekzistojnë në rrethana të caktuara. Njëra prej tyre është roli i fakteve. Nuk mund të diskutosh më, nëse gjithnjë ia del mbanë për çdo argument që nuk të pëlqen duke përdorur përgjigjen “Këto janë fake news”. A mund të ndalet ky zhvillim? Nëse, vetëm me një fokusim të veçantë në shkolla. Fëmijët duhet të mësojnë të veprojnë me mediat sociale, të dallojnë, cila është propaganda, cili aktivizmi. Cilat faqe interneti janë të besueshme. Cilat grupime jo. Këtu kërkohet puna e punonjësve të medias. Ne duhet të përpiqemi për objektivitet për të rifituar besueshmërinë që të mbetemi edhe më tej aktorë relevantë në një demokraci.

Marrë nga: DW

(A.k.dosjaa.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dosnald trump joe biden shba zgjedhjet presidenciale ne shba dosnald trump joe biden shba zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet