LIVE UPDATES
Aktualitet

‘ALO, do investosh 500€’? Si mashtroheshin të huajt nga call center-at e Shqipërisë

27 Dhjetor 2021, 14:18 Nga DOSJA
‘ALO, do investosh 500€’? Si mashtroheshin të huajt nga

Sallat e Gjykatës Penale të Tiranës nuk mjaftuan për të mbajtur qoftë avokatët, qoftë të arrestuarit e aksionit “Komunikimi”. Prandaj, seanca e masave të sigurimit që drejtohet nga gjyqtarja Armela Hasantari dhe prokurorja e çështjes Ornela Rrumbullaku, u zhvendos në një ambient tjetër në brendësi të Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion, pasi aty sallat janë me hapësirë të konsiderueshme.

35 të arrestuar, ku mbizotëronin meshkujt dhe mes tyre edhe gjashtë gra, u futën në gjykatë përmes bodrumit të Gjykatës së Posaçme, kurse mbi 20 të tjerë, që procedohen në gjendje të lirë, nuk ishte e nevojshme që të paraqiteshin për akuzat e mashtrimit kompjuterik. Siç mëson Gazetasi.al nga burime të pranishme të gjykatë, për numrin më të lartë të të hetuarve, nga “arrest me burg”, do t’i kërkohet gjykatës masa e detyrimit me paraqitje për shkak të mungesës së rrezikshmërisë, deklaroi prokurorja e çështjes.

Skandali i “call center”-ave që ka futur në kurth mbi 2 milionë shtetas të huaj, kryesisht gjermanë, italianë dhe belgë, sipas akuzës drejtohej nga izraeliti Rafael Ganish, një i ri që e përdori Shqipërinë si minierën e artë prej nga ku kryheshin telefonatat. Burimet e Gazetasi.al, konfirmuan histori të punësimit të fundit dhe me të rinj e të reja që ekzistojnë prej javësh të punësuar në kompaninë “RG Kapital”. Madje një nga burimet e policisë që u përfshi në hetimin kibernetik bazuar në kërkesat e të huajve që dhanë alarmin dhe shqetësimin, tregon detaje nga ky mekanizëm.

“Kemi kuptuar se në ‘call center’, punonjësit që ishin përzgjedhur dhe punësuar sipas gjuhës së huaj që flasin, kategorizoheshin në dy stade. Shumica e tyre konsiderohen ‘junior’ dhe janë telefonuesit e rinj, jo vetëm për shkak të përvojës, por edhe sepse ata kryejnë seleksionimin parësor, duke joshur me shuma të vogla, nga 100, 200, apo 500 euro përmes telefonatave që kërkojnë të huaj që duan të kapitalizohen në aksione”, – shpjegon zyrtari i policisë për Gazetasi.al.

Në këtë aksion, që shkërmoqi ‘call center”-in e parë në kryeqytet, teksa dhjetëra të tjerë vijojnë të paprekur, janë edhe kategoria e dytë që quhen “senior”. Këta të dytët, pas telefonatës grackë nga “juniorët”, në rast të rënies në kurth të qytetarit, ia përcjellin ‘viktimën” telefonuesve më profesionistë, që janë ‘seniorët’.

Këto detaje përmbushen nga ‘seniorët’ dhe sipas hetimit, secili nga punonjësit në “call center”, si dhe në çdo kompani të ngjashme në Tiranë, që janë të vendosura nga apartamentet, deri në qendra tregtare, paguhen ekstra sipas klientit që kanë “peshkuar” dhe investimit të tij. Duhet konsideruar se nga paga minimale që paguheshin punonjësit, ka dyshime se rroga e tyre mujore shkonte deri në 1.500 euro në muaj. Gjatë seancës, megjithë hetimin e detajuar dhe të parin e këtij lloji në Shqipëri, prokurorja, sipas burimeve, deklaroi se vepra për të cilën hetohet gjithsecili parashikon një dënim nga 5, vite deri në 15 vite burgim dhe se pasojat janë të rënda, pasi ka indicie që janë mashtruar mbi 2 milionë qytetarë evropianë.

Megjithatë, pavarësisht numrit të lartë të të arrestuarve për mashtrim kompjuterik, së bashku me ta edhe izraeliti Ganish, shumë prej tyre kishin fare pak javë të punësuar. Nga këqyrja e listë-pagesave, sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetasi.al, vetëm gjatë muajit nëntor 2021, disa prej tyre, dalin të punësuar nga tre, deri në 11 ditë, ç’ka konfirmon dyshimet se të rinjtë ishin të angazhuar “part time”.

Midis të arrestuarve, ka të rinj si A.G., l.B., dhe S.K., që edhe pse u gjetën në punë gjatë operacionit policor, janë të pasiguruar, gjë që shton dyshimet se ishin në periudhë prove. Lista e të punësuarave “part time” është e gjatë, deklaron prokuroria dhe të gjithë ata do të qëndrojnë me detyrim paraqitje, në rast se gjykata e pranon këtë kërkesë. Ky aksion, vjen në një kohë kur Gjermanët dhe Italia kanë shtuar shqetësimin për mashtrime të qytetarëve, veçanërisht të të moshuarve, qindra prej të cilëve rezultojnë se janë telefonuar nga Shqipëria.

Por kompania e izraelite, që nga këqyrjet e prokurorisë rezulton e regjistruar dhe me aktivitet të deklaruar, është vetëm maja e ajsbergut. A do t’i prekë apo jo prokuroria dhe policia këto kompani? Pak shpresë ka, për aq sa ka dyshime se pas tyre fshihen njerëz të fuqishëm dhe të paprekshëm.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mashtrimi me call centerat tirane mashtrimi me call centerat tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet