LIVE UPDATES
Politike

Alibeaj: Vettingu i politikanëve të nisë nga opozita, më pas me frikacakët

19 Tetor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Alibeaj: Vettingu i politikanëve të nisë nga opozita, më pas

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin ‘Frontline’ me Marsela Karapançon, foli për Vettingun e politikanëve , Reformën Territoriale si edhe për përplasjen mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Gjatë bisedës në studio, Alibeaj tha se “Vettingu” i politikanëve është vetëm në interes të qytetarëve, ndërsa shtoi se kjo mund të fillojë edhe nga opozita për të nisur më pas sipas tij me frikacakët.

“Problemi vazhdon, i njëjti problem që ishte më parë si lidhja e krimit me politikën vazhdon. Sa kanë funksionuar filtrat e anti-mafias? Unë ngre pyetjen se a duhet të ketë publiku një klasë politike që të mos ketë lidhje me krimin dhe nëse tenton të ketë lidhje atëherë të mos përfaqësojë qytetarët. Ne kemi zgjedhur Vettingun politik. Kemi rimarrë të njëjtin standard që u përdor për magjistratët, zemra e Reformës në Drejtësi ishte Vettingu për magjistratët.

Atëherë mendoni ju se një ministër apo kryeministër mund të bëjë dëm më pak se një magjistrat? Jo, sepse mund të dëmtojë të gjithë vendit. Ne e çuam në Venecia dhe tha po, dhe do të duhen të bëhen disa ndryshime kjo është ajo që ne kemi bërë e kemi plotësuar sipas Venecias. Atëherë le ta bëjmë edhe këtë , të miratohet Vettingu dhe le të fillojë nga opozita së pari pastaj me frikacakët. Nuk mund të vazhdojë ky vend anëtar i NATO-s të jetë një xhungël. Jo këtë nuk mund ta lejojmë… e kemi detyrim t’i japim këtë shërbim qytetarëve. Sëpata e ligjit do të duhet të veprojë”, tha më tej Alibeaj.

Gjatë bisedës në studio, Alibeaj po ashtu tha se kërkesa nuk u miratua më parë sepse mungonte vullneti politik.

Pyetje: Sa do të shtrihet afati i hetimit?

Alibeaj: As më shumë dhe as më pak do të jetë sipas standardeve të Vettingut. Duhet të fiksojmë , jo vetëm në opinionin publik, por ta instalojmë si një mekanizëm që vepron.

Ia kemi besuar drejtësisë së re, SPAK, pavarësisht të gjitha qortimeve që kemi ne për organet e reja. Për një çështje kaq delikate, ia kemi besuar sepse është e domosdoshme.

Ndërsa foli për Reformën Territoriale ai theksoi se sot bashkisë janë kthyer në një depozitë punësimesh të militantëve. Sipas tij sot pushteti vendor është inekzistent, duke shtuar se kjo reformë nuk është thjesht një çështje numrat, por një çështje e dhënies së kompetencave.

“Të gjitha shqetësimet tona në 2014 ishin të vërteta. Sot Bashkitë janë kthyer në depozitë punësimesh të militantëve përkundrejt votimit për pushtet. Sot pushteti vendor është inekzistent. Bashkitë sot janë vetëm mekanizma për të shpërndarë paratë që merren me tendera korruptivë nga qeveria qendrore. Kjo reformë nuk është çështje numrash, por çështje e dhënies së kompetencave.

Për këtë rast do të ketë një proces konsultimi të gjerë që do të bëhet në mënyrë transparente”, tha ai.

Pyetje: A do të ketë diçka në këmbim?

Alibeaj: Jo. Interesat e publikut kemi marrë përsipër t’i çojmë përpara. Ne kemi marrë përsipër që ta çojmë në tryezën e Kuvendit dhe t’ja bëjmë të ditur palës tjetër që këto janë të domosdoshme për qytetarët. Detyrimin do ta çojmë deri në fund.

Pyetje: Zgjatja e afateve të Komisioneve të Vettingut, do ta votoni apo jo. Cila do të jetë vota e PD-së?

Alibeaj: Vetë Kushtetuta nuk ka asnjë vakum. Përse nuk ka mbaruar për pesë vite? Çfarë i ka penguar, kërkuan stafin iu dha , por deri tani nuk kanë thënë përse s’ka pasur sukses?

A është mirë që ne ta dimë çfarë nuk ka ecur, bëhet fjalë që disa personave tu shtohet mandati. Së fundmi Alibeaj u ndal tek përplasja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ai tha se vlera kryesore e ekzistencës së PD-së bazohet tek kursi i pandryshueshëm i orientimit euroatlantik. Po ashtu ai shpjegoi se nuk ka përplasje, por një lloj tronditje apo gjendje emocionale të ngarkuar, ndërsa shtoi se partia nuk duhet të jetë pronë e askujt.

“Vlera kryesore e ekzistencë së PD bazohet tek linja ideologjike, tek kursi i pandryshueshëm i orientimit euroatlantik. Çdo hap që do ta vinte në dyshim vendimmarrjen, politikën e PD do të çonte në asgjësim të ekzistencës së PD dhe ky kurs do të duhet të ruhet nga kushdo dhe kjo është zgjedhja që Basha do të duhet ta bënte. Ka një lloj tronditje apo gjendje emocionale të ngarkuar, por forca e një partie, e një grupi të madh njerëzish qëndron tek kauza. Partia nuk do të duhet të jetë pronë e askujt dhe së fundi ne do të duhet të shohim përpara duke pasur në krah aleatët tanë”, tha më tej Alibeaj.

Marrë nga BalkanWeb

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj vettingu i politikaneve enkelejd alibeaj vettingu i politikaneve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet