LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Blogerja Alba Danaj tregon zanafillën e sherrit me Jonida Maliqin: M’ka 1500 euro borxh, çantën luksoze që ma mori s’ma

4 Mars 2020, 16:56 Nga DOSJA
Blogerja Alba Danaj tregon zanafillën e sherrit me Jonida Maliqin:

TIRANË– Blogerja Alba Danaj ka folur për herë të parë për sherrin e bujshëm me Jonida Maliqin, që prej dy ditësh është kryefjalë e mediave rozë. Në një prononcim ekskluziv për Dosja.al Danaj ka rrëfyer të gjithë zanafillën e përplasjeve me Jonida Maliqin, sipas versionit të saj. Blogerja shprehet se këngëtarja i detyrohet 1500 euro, para të cilat ia ka marrë hua dhe prej muajit maj të vitit 2019 nuk ia ka kthyer. Alba shton se përveç parave, Maliqi i ka marrë edhe një çantë të shtrenjtë të një prej markave luksoze, të cilën as nuk e ka kthyer dhe as nuk i ka dhënë paratë për produktin.

Nuk e prisja të bënte kaq zë dhe nuk doja këtë lloj debati me askënd por situata s’është vetëm për çështje borxhi, aty ka më shumë. E gjithë kjo ka ndodhur vjet në maj të 2019-s. Më vjen keq që arriti në këtë pikë, por unë u trondita dhe u keqtrajtova në periudhën më të vështirë dhe delikate që një grua kalon që është ajo e shtatzënisë. Pavarësisht faktit që kishte kaluar mëse 1 vit që Jonida më shmangej dhe nuk më kishte larë detyrimin e saj unë prapë në mënyrën më të rregullt i shkruajta një mesazh duke i kërkuar të më dërgonte në llogari shumën që më kishte borxh e mbi të gjitha një nga çantat kishte 1 vit që e përdorte. Jo vetëm që mora një përgjigje që as që bëhej fjalë të më paguante, por hajde merr edhe çantën dhe më jep 1000€ që t’i kam dhënë shkruante, ku në fakt i duhej të më jepte edhe 1500€ (vërtet se janë shuma qesharake). Përsëri më shumë gjakftohtësi i thashë mbaje dhe çantën edhe lekët se unë s’mund ta ul veten për një shumë kaq qesharake, ”- tregon fillimisht blogerja Alba Danaj.

Më tej, në prononcimin ekskluziv për Dosja.al, Danaj shton se pas kësaj bisede, nga ana e Jonida Maliqit kanë filluar mesazhet, që sipas blogeres nuk kishin të bënin fare me temën. Madje Alba shton se këngëtarja ka arritur deri në atë pikë sa e ka mallkuar për fëmijën, të cilin priste ta sillte në jetë.

“Filluan bombardime mesazhesh që nuk kishin të bënin aspak me këtë temë, mbi të gjitha duke më zënë në gojë pjesëtarë të familjes time dhe fëmijën që kasha në bark. Nuk mund të bëja ndryshe veçse ta bllokoja kudo pasi nuk kishin të pushuar mesazhet. Çdo gjë ia fal, gjërat materiale s’më hyjnë në sy. Të më kishte lënë me aq s’do isha marrë kurrë me të, të më kishte thënë si shoqe, ‘nuk i kam mundësitë’, do ia kisha falur me gjithë shpirt por të më prekësh aty ku nuk mban më, tek fëmijët, jo. Atë, as e fal, as e harroj. Të gjitha këto unë i kam me prova, nuk janë fjalë. Kam heshtur deri tani për arsye se s’kam dashur të mërzis veten sepse kam gjëra shumë më të bukura në jetën time. Unë jetoj prej më shumë se 20 vitesh jashtë Shqipërisë dhe gjithashtu kam edhe një jetë ku jam e lumtur me familjen time. Lekët nuk kanë rëndësi për mua, ajo çfarë më ka rënduar më tepër është mallkimi i fëmijës që kisha në bark,”- shton Danaj.

Blogerja Alba Danaj u shpreh gjithashtu se zotëron materiale dhe prova për të ngritur një çështje zyrtarisht dhe ligjërisht, por që ka shpresuar që gjithçka të mbyllej mes tyre.

Nga ana legale kam mundësi dhe prova plot dhe po fakti që unë çdo “luxury item” (produkt luksi) që e kam, e kam të siguruar dhe gjithashtu të regjistruar në sistem që më përket mua. Kam shumë material për të krijuar një çështje, por sinqerisht s’e kam marrë atë mundim sepse nuk ia vlen. Ajo le ta marrë po të dojë, unë jam gati. Sinqerisht nuk kam nevojë për këtë dramë por shpresoj të ngelë me kaq. Ajo po të dojë le të merret me këtë gjë. Jam këshilluar me avokatin tim këtu dhe çdo mesazh do e përdor në rrugë legale dhe jo mediatike. Nuk dua të merrem më me këtë temë kaq banale,”– përfundoi Alba.

Dosja.al kërkoi që të kishte edhe provat për të cilat vetë blogerja flet gjatë prononcimit ekskluziv dhe Alba Danaj u tregua e gatshme që t’i vendoste në dispozicionin tonë. Në fotot e dërguara janë mesazhe të shkëmbyera mes Alba Danajt dhe këngëtares Jonida Maliqi, të cilat për arsye privatësie, vetë blogerja kërkoi që të mos publikoheshin.

Por si nisi përplasja?

Gjithçka filloi me një deklaratë në rrjetet sociale nga ana e blogeres Alba Danaj. Kjo e fundit kishte publikuar një video në Instastory ku shihej Jonida Maliqi që tregonte se nuk e kishte kuptuar kurrë përdorimin e çantave mini, pasi nuk shërbejnë për asgjë. Referuar kësaj deklarate, Danaj shkroi krahas videos së Maliqit, fillimisht duhet të shlyente borxhet që kishte, fjali e cila vijonte me shprehjen: Mjerë në dorë të kujt ka rënë moda”.

Porsa nisi kjo përplasje në distancë, Dosja.al u tregua e gatshme të kontaktone me të dyja protagonsitet e ngjarjes, por Jonida Maliqi nuk është përgjigjur ende (deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi).  Tiranapost shkruante se Jonida është ndjerë mjaft e prekur edhe nga titujt e portaleve, që kanë publikuar reagimin e Danajt dhe që ka vendosur ta padisë këtë të fundit duke ia lënë çështjen në dorë ligjit.  Këngëtarja ka preferuar të japë edhe një reagim në rrjetet sociale, ku me anë të një videoje shprehet se nëse Danaj ka mesazhe dhe prova, mirë do të ishte që t’i publikonte, pasi edhe vetë ajo ka të tilla.

“Përshëndetje të gjithëve, faleminderit shumë për suportin. Nuk ka qenë edhe aq e lehtë, pasi të gjitha këto situatat vijnë nga njerëz që ke ngrënë bukë, i ke futur në shtëpi. Fatkeqësisht. Por ka edhe të tillë. Megjithatë s’i kam borxh askujt, ndaj çështjen po e çoj në mënyrë zyrtare dhe ligjore sepse besoj, kështu që kam prova që nuk i kam askujt në jetë borxh. Krahas kësaj nuk mallkoj spese jam nënë vetë. Dhe nëse ke prova që të kam mallkuar ndonjëherë mos vajzë e dashur, sepse më ke bllokuar ti mua dhe ke frikë, shkruan vetëm publikisht, personalisht jo, pse nuk i bën publike sepse kam dhe unë foto. Kam foto, kam prova, të shkruara nga ty. Mirë?”– shprehet Maliqi në video.

Dosja.al mbetet e hapur për të pasqyruar çdo lloj reagimi të të dyja palëve për çështjen në fjalë, e cila siç duket do të përfundojë në gjykatë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alba danaj jonida maliqi perplasja alba-jonida alba danaj jonida maliqi perplasja alba-jonida

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 4 Mars 2020, 16:49

TIRANË– Moderatorja Ori Nebiaj, e ftuar në emisionin “Treshat” ka folur lidhur me jetën e saj personale dhe për karrierën e saj në telefizion.E pyetur lidh...

Art&Argëtim 4 Mars 2020, 11:17

TIRANË– Albërije Hadërgjonaj ka treguar hapur se aty ku duhet, është një nënë tipike shqiptare. Ndërsa e bija e saj, Anxhelina ka ndarë një status që...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale