Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Akuzohej për falsifikim dokumentash/ Arrestohet 29-vjeçari rumun në Shqipëri
10 Nëntor 2021, 11:50Nga DOSJA
TIRANË– Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Rumanisë, 29-vjeçari, i dënuar për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”. Vasil (Marian) Manolache është dënuar me 1 vit e 3 muaj.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Tiranë
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Rumanisë, 29-vjeçari, i dënuar për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Fast Albania” si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë, të shtetasit rumun Vasil (Marian). Manolache , 29 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Oradea/Rumani, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar duke e dënuar me 1 vit e 3 muaj për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” i Kodi Penal Rumun. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bukuresht, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
BERAT-Kameratkurth, të instaluara nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura në Malin e Tomorrit kanë filmuar dhe fotografuar kafshët e egra teksa ‘pozojnë’...
DURRËS- Qyteti bregdetar i Durrësit do të shndërrohet në qendrën e një gjykimi shumë të rëndësishëm me efekt në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një nga zyrtarë...
DURRËS- Përfaqësues të kampit të Ashraf në Manëz, në një deklaratë për mediat nga jashtë Gjykatës së Durrësit janë shprehur se Gjykata e Suedisë pranoi vet...
BERAT- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku një makinë tip “Benz” ka përplasur mjetin e një patrulle policie. Ngjarja ka ndodhur në...
LEZHË– Një ngjarje aspak e zakontë raportohet nga Lezha! Prej disa ditësh tashmë, banorët ankohen se një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet, del ...
TIRANË– Ditën e sotme pedagogia Iris Luarasi dorëzoi në kryesinë e Kuvendit një projekt-ligj që identifikon në një regjistër online të gjithë persona...
Sherri mes të rinjve që përfundoi me vrasje në Elbasan tronditi opinionin publik. Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, Mikel Kovaçi vëllai i viktimës tregoi...