Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Pesë vatra aktive zjarri janë evidentuar sot në Shqipëri. •Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar. • Flakët e zjarrit që janë ende intesive në zonën e Peshtanit në Fier, kanë zbuluar municione luftarake, ku janë gjetur arka me fishekë që përdoren për automatikë kallashnikovë. • Ende nuk ka informacione se cilës periudhe i përkasin, por mendohet që janë fshehur në ketë zonë nga trazirat e vitit 1997. •Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë, ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë. •Nuk dihet nëse ka të tjera municione në këtë zonë dhe të kalibrit më të madh, ndërkohë që situata nga zjarret vijon të jetë shqetësuese.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije situatën me vatrat e zjarreve në disa zona të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Peleshi njofton se është bërë e mundur fikja e zjarrit në drejtim të Kreshpanit, e po ashtu vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos. Mirëpo në fshatin Buz në Memaliaj, situata është më e vështirë.
"Si rezultat i punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura si dhe nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është arritur të përmirësohet situata në disa vatra zjarri në territorin e vendit. Është fikur zjarri në drejtim të Kreshpanit, në masivin me ullishte dhe po mbahet në monitorim nga trupat e FA dhe efektivë të MZSH. Ndërkohë po vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos. Në fshatin Hekal, në Mallakastër situata është nën kontroll dhe po izolohet edhe vatra e fundit aktive. Po vijon operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Vlorë. E vështirë është puna e forcave të emergjencave për shkak të terrenit në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj. Por përhapja e zjarrit është e dobët, pasi zjarri ndodhet mes dy zallishteve. Është arritur të izolohet plotësisht zjarri në malin e Gjallicës në njësinë administrative Shtiqen, në Kukës. Po ashtu janë vënë tërësisht nën kontroll flakët dhe vatrat në fshatin Mandaj, në njësinë administrative Helmas në Kavajë,"-bën me dije Ministria e Mbrojtjes.
MALLAKASTËR- Një tjetër vatër zjarri sapo është ndezur në fshatin Hekal të Mallakastrës. Burimet bëjnë me dije se flakët janë përhapur në një zonë kodrinore, e mbjellë kryesisht me ullinj.
Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë, ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur fikjen e flakëve me mjete zjarrfikëse. Aktualisht po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër, për të fikur zjarrin.
TIRANE- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Ai bën me dije me anë të një postimi në Facebook se në vendin tonë, aktualisht janë aktive 5 vatra zjarri. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar. Është kërkuar ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur.
Situata e zjarreve në vend
5 vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.
Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.
Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps,Kreshpan, njësia administrative Frakull. Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur. Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër.
Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.
Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.
Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.
Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës.
FIER- Pas marrjes së njoftimit për shpërthimin e municioneve luftarake në Peshtan të Fierit, menjëherë në zonë kanë mbërritur forca të shumta të policisë. Municionet ndodheshin pranë rrugës Fier- Cakran. Ende nuk ka informacione zyrtare se kujt periudhe i përkasin, por ka dyshime se janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97.
Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë, ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë. Kur pylli është përfshirë nga flakët, janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa arkat me municion kanë dalë edhe në aksin rrugor.
FIER-Pas rënies së zjarrit masiv në Peshtan të Fierit, janë dëgjuar shpërthime të fishekëve. Flakët e zjarrit kanë nxjerrë zbuluar municionin luftarak, që dyshohet se janë fshehur që në ’97. Fare pranë rrugës Fier-Cakran gjendet një kuti e mbushur me fishekë, të cilat përdoren për automatikë kallashnikov. Ende nuk ka informacione se kujt periudhe i përkasin, por mendohet se janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97.
Kanë qenë banorë të zonës të cilët janë shprehur se gjatë ditëve të fundit, kur pylli është përfshirë nga flakët, shpesh janë dëgjuar shpërthime të fishekëve. Nuk dihet nëse ka të tjera municione në këtë zonë dhe të kalibrit më të madh, ndërkohe që situata nga zjarret vazhdon të jetë shqetësuese.
Masivet pyjore të Peshtanit vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve. Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë natës, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps, por u neturalizua shpejt nga zjarrfikësit. Dje u dogjën dy banesa të pabanueshme si dhe një dhomë që përdorej si kuzhinë. Helikopteri nisi punën që prej ditës së djeshme për të shuar flakët.