LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret/ Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Bahollit në Berat, në Divjakë bariu djeg 100 ha tokë

• Zjarre në Shqipëri. • Ditën e djeshme në Berat kanë qenë tre vatra aktive zjarri, dy prej të cilave u shuan ndërsa njëra mbetet aktive, ku rrezikon të digjet pylli që është zonë e mbrojtur. • Po ashtu në Levan të Memaliajt janë djegur 6 hektarë tokë pasi bariu i zonës i vuri flakën gjatë natës. • Por gjithashtu zjarri agresiv arriti të vihej nën kontroll në orët e para të mëgjesit të sotëm. • Gjatë natës është fikur edhe zjarri në Kolonjë. • Ndërsa është gjetur edhe përgjegjësi i zjarrit në Divjakë. •Një 60-vjeçar i dyshuar për zjarrvënie është arrestuar në fshatin Biçukas të Divjakës. • Atje u dogjën 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullinj. • Kujtim Tafa ka djegur bar të thatë, i cili ka dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar akoma edhe banesat në fshatrat Shën e Premte dhe Germenj. • Deri më tani nuk raportohen vatra të tjera zjarri.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Një vatër zjarri regjistrohet në pyllin e Qafshtamës, flakët vijojnë të përhapen

Zjarret/ Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Bahollit
Foto ilustruese

KRUJË- Një vatër zjarri është regjistruar në pyjet mbi kampin e Qafshtamës. Vatra është pikasur fillimisht nga banorët, të cilët kan njoftuar Policinë dhe zjarrfikësit për të ndërhyrë. Deri më tani mësohet se ka nisur puna për fikjen e zjarrit, por ende nuk është shuar. 

1 VITE ME PARE

Situata me zjarret në Shqipëri, Emergjencat Civile: Ka 9 vatra aktive

Zjarret/ Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Bahollit
Foto ilustruese

TIRANË- Emergjencat Civile kanë dhënë detaje lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas Emergjencave Civile, 34 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave 22 janë shuar, sipas të dhënave nga nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile. Vatrat e zjarrit janë shuar në fshatrat në Shkodër, Vlorë, Selenicë, Elbasan, Gramsh, Skrapar, Berat, Kuçovë, Tiranë, Fier, Tepelenë, Memaliaj, Lushnje dhe Librazhd.

Ndërsa, vijojnë të jenë aktive 9 vatra: në Postribë, Vaun e Dejës, Mat, Klos, Durrës, Kurbin, Lezhë dhe Poliçan.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 1004 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 70 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i FA.

SITUATA E ZJARREVE NË VEND 09.08.2022

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në:

në fshatin Pulaj dhe në fshatin Bërdicë e Madhe, bashkia Shkodër;
në fshatin Panaja, Bashkia Vlorë,
në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë;
në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan;
në fshatin Lubinjë, bashkia Gramsh;
në fshatin Çepan, bashkia Skrapar;
në fshatin Plashnik i Vogël, bashkia Berat;
në fshatin Gegë, bashkia Kuçovë;
në fshatin Gjysylkanë, bashkia Tiranë;
në fshatrat Seman dhe Mbrostar, bashkia Fier;
në fshatin Dhëmblan, bashkia Tepelenë;
në fshatin Levan, bashkia Memaliaj;
në fshatin Dushk, bashkia Lushnje;
në fshatrat Zdrajsh dhe Kostenjë, bashkia Librazhd;
në fshatrat Mjedë dhe Vukaj, bashkia Vau Dejës; këtu vlen për tu theksuar angazhimi i mbi 100 vullnetarëve që punuan në shuarjen e zjarrit të fshatit Mjedë.
në fshatrat Grudë dhe Gruemirë, të bashkisë Malësi e Madhe, ku janë mbajtur jashtë rrezikut banesat.
në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë, për të cilin janë angazhuar ditën e djeshmë forcat e Mzsh Selenicë, të mbështetur nga forcat zjarrfikese të Bashkisë Patos, Himarë, Vlorë, Albpetrol, si dhe është operuar nga ajri me helikopterin Cougar të FA, i cili ka mundësuar shmangien e rrezikut të banesave.
në fshatin Shënepremte të bashkisë Divjakë, ku janë angazhuar në mbështetje, forcat zjarrfikëse të bashkisë Lushnje, Fier, Berat, Rrogozhinë dhe Roskovec, të cilët bënë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në pak orë, duke shmangur përhapjen në drejtim të fshatrave të tjerë.
Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 1004 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 70 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i FA i cili ka operuar në Skuraj, bashkia Kurbin dhe në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

1. Në njësinë administrative Postribë, në fshatrat Prruemos, Vilzë dhe Omaraj. Që në orët e para të mëngjesit, janë angazhuar forcat e Pushtetit vendor, të mbështetur nga 60 Forca të Armatosura për vënien nën kontroll të zjarrit.

2. Në fshatin Mali i Jushit, të bashkisë Vau Dejës, vijon aktive vatra në sipërfaqe shkurre dhe ferra. Janë të angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe vullnetarë.

3. Në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat, vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit nga forcat e pushtetit vendor dhe Forcat e Armatosura. Gjatë natës kanë qëndruar në gatishmëri tre mjete zjarrfikëse në mbrojtje të fshatit Lam i madh, 2 të FA dhe 1 e Bashkisë Mat. Sot janë angazhuar në mbështetje të forcave të bashkisë 30 Forca të Armatosura.

4. Ditën e djeshme në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, bashkia Mat, është aktivizuar një vatër zjarri në orët e pasdites. Për shuarjen e tij në ditën e sotme janë angazhuar forcat në nivel vendor dhe 20 Forca të Armatosura.

5. Në fshatin Bershi, bashkia Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ditën e sotme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për vënien nën kontroll të vatrave.

6. Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, e cila po mbahet në monitorim nga MZSH Durrës.

7. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 50 Forca të Armatosura, si dhe është operuar nga ajri me Helikopter Cougar. Është arritur mbajtja jashtë rrezikut e banesave të fshatit. Vijon operacioni me mbështetjen e Forcave të Armatosura.

8. Në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë. Janë angazhuar forcat e pushtetit vendor.

9. Në zonën e mbrojtur Pylli i Ballollit, fshati Plashnik i Madh, bashkia Poliçan, është aktivizuar një vatër zjarri. Janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të bashkisë Polican, të mbështetur nga 40 forca të armatosura.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret. Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

1 VITE ME PARE

VD-Zjarr në “Malin e Bardhë”, banorët nisin aksionin para zjarrfikësve, shuajnë flakët me mjete rrethanore

Zjarret/ Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Bahollit
Zjarri në malin e Bardhë

KURBIN- Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në Malin e Bardhë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit, ndërsa banorët e zonës kanë nisur menjëherë nga puna për shuarjen e flakëve. Me mjete rrethanore ata po përpiqen të vënë zjarrin nën kontroll në mënyrë që flakët mos përhapen edhe më tej deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse. 

 

1 VITE ME PARE

Sërish zjarr në pyllin e Kolonjës, zjarrfikësit në luftë me flakët deri në orët e para të mëngjesit

Zjarret/ Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Bahollit
Foto ilustruese

KOLONJË- Flakët e zjarrit në Kolonjë kanë djegur deri në 2 dynym sipërfaqe pylli. Dy mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës u vunë në dispozicion për shuarjen e flakëve prej orës 22:50 deri në orën 00:45, e punuan për shuarjen e flakëve, por që dëmi në pyll u bë. Deri në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse (tokësore) u përballën me flakët, të cilat janë aktivizuar 4 herë brenda një jave. 

1 VITE ME PARE

Zjarr gjatë natës në fshatin Levan të Memaliajt, bariu i zonës i vë flakën 6 ha tokë

Zjarret/ Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Bahollit
Zjarr në Memaliaj

TEPELENË- Zjarr në fshatin Levan të Memaliajt. Flakët e zjarrit kanë qenë agresive në orët e vona të natës derisa janë shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si rezultat janë shkrumbuar 4 ha pyje dhe 2 ha shkurre. Zjarri është vënë nën kontroll të plotë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Deri më tani mendohet se zjarrvënësi ka qenë një bari i zonës, i cili është në ndjekje nga ana e Policisë.

1 VITE ME PARE

Po digjte barëra dhe shkrumboi 100 ha ullinj, arrestohet 60-vjeçari në Divjakë (EMRI)

Zjarret/ Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Bahollit
zjarr

DIVJAKË- Policia ka vënë në pranga 60-vjeçarin Kujtim Tafa në Divjakë pasi dyshohet se ka qenë autori i zjarrit në fshatin Biçukas të zonës, si pasojë e të cilit u dogjën 100 hektar tokë bimësi të ndryshme si dhe ullinj.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se Tafa ka djegur bar të thatë i cili dyshohet se ka dalë jashtë kontrollit dhe ka vënë në rrezik dhe banesat aty pranë.

Flakët e zjarrit, për shkak të erës u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha toke, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë, por megjithatë u bë i mundur shuaja e zjarrit.

pamje nga zjarri në memaliaj zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?