LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zhdukja e Martinajt, 110 persona në përgjim, biznesmeni del në dy pamje filmike, Dokle: S’kam gisht

• 110 persona janë vënë nën përgjim dhe po hetohen nga prokuroria e Kurbinit, kur ende nuk është bërë një muaj nga zhdukja pa gjurmë e ish-bossit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Mësohet se Prokuroria kpo heton çdo përplasje e pistë të mundshme që mund të hedhin dritë mbi fatin e Martinajt, por nuk mungojnë as pamjet filmike e dëshmitë. • Gjithashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa hotele e objekte. Në vetëm 2 kamera sigurie shfaqet Martinaj 3-4 ditë para se familja të denonconte zhdukjen e tij. • Një prej videove ‘dogji’ efektivin e forcave Operacionale Jeton Lami, i cili u la sot në arrest me burg. Ai kauozhet se e ka ndihmuar Martinajn të arratiset pas shpalljes në kërkim nga operacioni ‘Plumbi i artë’. Në sallën e gjyqit, Lame ka ‘kyçur’ gojën. • Indrit Dokle, numri një i fraksionit të ish-Bandës së Durrësit ka folur për herë të parë për zhdukjen e Ervis Martinajt Dokle është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Dokle ka thënë se nuk ka asnjë dijeni mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur me biznesmenin e lojërave të fatit, duke u distancuar nga zhdukja e tij që daton që nga 10 ditëshi i parë i gushtit. • Ndërsa babai i Ervis Martinajt ka drejtuar 'gishtin' drejt Indrit Dokles kreut të fraksionit të ish-Bandës së Durrësit për zhdukjen e të birit. Mustafa Martinaj ka deklaruar se më datë 9 gusht ka qenë hera e fundit që ka folur me të birin. Mustafa Martinaj pretendon se djalit të tij mund ti ketë ndodhur diçka e rëndë nga ora 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht. • Indrit Dokle është marrë në pyetje pasi Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që 'zbërtheu' vrasje të ndodhura që nga viti 2012, tha se Martinaj i kishte ofruar një çek të bardhë në këmbim të 'kokës' së kreut të fraksionit të Bandës së Durrësit.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Doli në pamjet e fundit filmike të Ervis Martinajt, e reja përfundon në prokurori, merret në pyetje

Zhdukja e Martinajt, 110 persona në përgjim, biznesmeni del në dy
Ervis Martinaj

TIRANË- E reja që është shfaqur në pamjet filmike me të zhdukurin Ervis Martinaj është marrë në pyetje. EuroNews shkruan se Prokuroria ka administruar edhe dëshminë e një vajze e cila shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara e nën shoqërinë e Martinajt dhe agjentit Jeton Lami.

Gjithsesi, nuk dihet ende se çfarë ka dëshmuar vajza përpara grupit hetimor. Vajza është shfaqur në dy filmimet e vetme që ka administruar prokuroria, pamje që tregojnë për herë të fundit të gjallë Martinajn.

Ajo bashkë me biznesmenin e efektivin Jeton Lami kanë shkuar në një hotel në Durrës, rreth orës 21:15 të datës 5 gusht me një mjet të llojit “Audi A8”. Martinaj e vajza kanë zbritur e janë futur në hotel, ndërsa Lami është larguar për tu kthyer e për t’i marrë të nesërmen në mëngjes, me një tjetër makinë.

Martinaj, vajza, Lami e një tjetër person që ndodhej me këtë të fundit janë larguar nga hoteli mëngjesin e 6 gushtit.

1 VITE ME PARE

Zhukja e Martinajt, 110 persona vihen në përgjim, ish-bossi i lojërave të fatit del në dy pamje filmike

Zhdukja e Martinajt, 110 persona në përgjim, biznesmeni del në dy
Ervis Martinaj

TIRANË- Prokuroria e Kurbinit ka vënë nën hetim 110 persona që dyshohet se kanë pasur kontakte me Ervis Martinajn, biznesmenin e lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej thuajse një muaji. Gazetarja Klodiana Lala shton se janë vënë nën hetim të gjitha përplasjet që ka pasur Martinaj me persona të ndryshëm dhe po hetohen nga Prokuroria e Kurbinit. 

Gjithashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa hotele e objekte. Në vetëm 2 kamera sigurie shfaqet Martinaj 3-4 ditë para se familja të denonconte zhdukjen e tij.

Martinaj ishte në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua edhe pse i penduari pretendon se iu ofrua një "çek i bardhë" për kokën e tij.

1 VITE ME PARE

Shoqëroi Martinajn, efektivi i operacionales ‘kyç’ gojën në gjyq: Do të flas një herë tjetër

Zhdukja e Martinajt, 110 persona në përgjim, biznesmeni del në dy

Gjykata e Kurbinit i komunikoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Jeton Lamit, 28 vjeç, agjent pranë forcës operacionale, i arrestuar dje për “shpërdorim detyre” pasi shoqëroi dhe përkrahu të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Prokuroria pretendon se Jeton Lami nuk e ka përmbushur detyrën, por në shkelje të saj ka transportuar Ervis Martinajn.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Jeton Lami në seancën e sotme gjyqësore ka refuzuar të japë shpjegime dhe ka thënë se do të flasë në një moment të dytë. Avokatët kanë kërkuar lirimin e tij.

vijon...

1 VITE ME PARE

Zhdukja e Ervis Martinajt, flet për herë të parë Indrit Dokle

Zhdukja e Martinajt, 110 persona në përgjim, biznesmeni del në dy
Endrit Dokle dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Indrit Dokle, numri një i fraksionit të ish-Bandës së Durrësit ka folur për herë të parë për zhdukjen e Ervis Martinajt. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Dokle është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Dokle ka thënë se nuk ka asnjë dijeni mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur me biznesmenin e lojërave të fatit, duke u distancuar nga zhdukja e tij që daton që prej 5 gushtit.

Indrit Dokle është marrë në pyetje pasi Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që 'zbërtheu' vrasje të ndodhura që nga viti 2012, tha se Martinaj i kishte ofruar një çek të bardhë në këmbim të 'kokës' së kreut të fraksionit të Bandës së Durrësit. 

Kjo dëshmi bëri që Martinaj të futej në listën e të shumëkërkuarve nga operacioni "Plumbi i artë", por pas muajsh kontrolle, familja e denoncoi të zhdukur. Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga xhaxhai i Martinajt, Faik Martinaj, 40-vjeçari nuk ka pasur kontakte me ta që prej 5 gushtit. 

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni