Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ajo tha po ashtu se i ati nuk është lejuar të shohë trupin e vëllait kur u transportua, ndërsa ambulanca ka vonuar rreth një orë për të mbërritur në vendin e ngjarjes.
TIRANË- Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u qëllua për vdekje në qendër të Shkodrës, ditën e sotme rreth ngjarjes së rëndë. Në një deklaratë për Euronews Albania, ajo shprehet e prekur se vëllai i saj nuk kishte asnjë precedent penal dhe ishte një person i qetë, pa konflikte apo armiqësi me askënd.
“Më morën në telefon, më thanë vëllain tënd e kanë vrarë. Më kanë marrë nga shoqëria, jo familjarët fillimisht. Vëllai s’ka qenë me precedent penal. Kanë punuar në ndërtim dhe nuk është marrë kurrë me gjë tjetër. Asnjëherë s’ka pasur as konflikt, as hasmëri me kërkënd.”- tregon Mariza Kola.
Ajo tha po ashtu se i ati nuk është lejuar të shohë trupin e vëllait kur u transportua, ndërsa ambulanca ka vonuar rreth një orë për të mbërritur në vendin e ngjarjes.
“Është punë e policisë të gjejë autorët dhe të zbardhë çfarë ka ndodhur. Por unë dyshoj që policia është e implikuar në këtë krim. Dua vetëm drejtësi.”- përfundon ajo.
Më herët sot policia ka gjetur të djegur dhe motorin e autorëve të dyshuar të ngjarjes, të cilët ende nuk janë identifikuar apo lokalizuar. Motomjetit pritet t'i bëhet ekspertiza për të gjetur prova të mundshme të autorëve të cilët dyshohet se janë ndihmuar edhe nga një person tjetër.
Dy autorët e kanë qëlluar për vdekje me 8 plumba të riun jashtë lokalit ku po pinte kafe, me një armë me silenciator. Vrasësi dyshohet se ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të gjatë objektivit. Ndërkohë, shkaqet e ngjarjes ende mbeten mister.
Para afro një viti e gjysmë viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë. Ndërsa 34 vjeçari ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë por as atje nuk raportohet për përfshirjen e tij në ndonjë konflikt të mundshëm. Nga ana tjetër 34-vjeçari nuk ishte person me precedent penal, dhe nuk kishte konflikte. Kola së bashku me babain e tij kishin një kompani ndërtimi, dhe punonin së bashku
nuredin dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është shtruar ditën e sotme në urgjencën e QSUT-s&eu...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Lëkundje të lehta toke janë regjistruar rreth orës 18:44 sot në Gjirokastër. Sipas Q...
lala, mcgonigal TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka folur sot për dosjen “McGonigal”, të cilën e cilëson si nj&e...
klodiana lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur ditën e sotme lidhur me vizitën e kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit në D...
kristjan kola SHKODËR- Një motor që dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër...
noizy TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy, ka folur ditën e sotme lidhur me ambicien e tij për t'u bërë pjesë...
foto ilustruese ITALI - Ngjarja e ndodhur në orët e para të ditës së djeshme ku një 18-vjeçare nga Venecia ësht&e...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën e votuesve për...
pamje nga kamerat e hotelit DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku 26-...
foto ilustruese TIRANË- Tirana furnizohet me ujë të pijshëm vetëm 5 orë në ditë. Në disa zona, uji nga tubacio...