LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Shqiptari i dënuar për vrasje bëhet VIP në TikTok, mediat britanike në alarm: Babalja flirton me vajza të reja nga burgu

Dailymail shkruan se Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vjet burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, po merr 'dhurata' virtuale nëpërmjet TikTok nga admiruesit, të cilat ai mund t'i këmbejë me para.

27 Gusht 2023, 09:43 Nga I.A
VIDEO/ Shqiptari i dënuar për vrasje bëhet VIP në TikTok,
Babalja

ANGLI- Një vrasës shqiptar del video-live nga qelia e tij e burgut në Mbretërinë e Bashkuar në TikTok , në të cilat ai flirton me gra dhe luan lojëra online me kriminelët në burgje të tjera. Dailymail shkruan se Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vjet burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, po merr 'dhurata' virtuale nëpërmjet TikTok nga admiruesit, të cilat ai mund t'i këmbejë me para.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj, ka transmetuar vazhdimisht biseda pesëminutëshe drejtpërdrejt çdo ditë gjatë javëve të fundit. Në një shkelje befasuese të sigurisë, ai u mburr se telefoni i tij ishte hedhur në burgun e tij në Mançester me dron dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti. Merizaj, u mburr të hënën e kaluar se nëse telefoni i tij zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të 'blinte një tjetër'. Ai pretendoi se është telefoni i tretë që ai përdor në burg, secili i kushton atij 2,000 £.

Në një video ai duket se ka bllokuar dritaren e derës së qelisë me letër për të ndaluar oficerët e burgut që të shikojnë brenda, ndërsa në një tjetër ai u ka treguar 8,000 ndjekësve të tij imazhe të gardheve të sigurisë jashtë qelisë së tij. Në fillim të këtij muaji, Merizaj, i cili përdor pseudonimin 'Babale', dhe një tjetër i burgosur, i cili e quan veten Cameron, filmuan veten duke flirtuar me një vajzë që tha se ishte 21 vjeç.

“Ajo është e pafytyrë o burrë. A e di ajo se ne jemi në burg", dëgjohet të thotë Cameron.

Merizaj përdor gjithashtu një veçori të quajtur 'Live Match' në TikTok për të komunikuar me miqtë jashtë burgut dhe gjithashtu për të bërë shuma të vogla parash. Ndeshjet e drejtpërdrejta përfshijnë përdoruesit e TikTok që filmojnë veten duke folur me përdoruesit e tjerë për pesë minuta, në të cilat ata shpesh kërkojnë nga spektatorët në internet për donacione. Fituesi i një ndeshjeje është ai që merr më shumë 'dhurata' nga shikuesit, në formën e afisheve virtuale shumëngjyrëshe.

Dhuratat konvertohen në pikë, të cilat në fund mund të blihen për para. TikTok, megjithatë merr 50 përqind tw fitimeve. Disa dhurata të njohura, duke përfshirë trëndafila dhe futboll, mund të blihen për më pak se një qindarkë, por më e shtrenjta, yjet, kushtojnë më shumë se 400 £. Të mërkurën mbrëma, Merizaj mori pjesë në një ndeshje TikTok Live me tre femra, përfshirë një shqiptare në Spanjë, duke grumbulluar 2600 pikë, ekuivalente me 12.60 paund.

eugert merizaj babalja

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale