LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Polici i rrugores dhunon qytetarin për parkimin e makinës dhe bën kallëzim të rremë para OPGJ

Polici rrugor, Ervis Bejdo, debatoi me të dhe më pas konflikti u pasua me përdorim të forcës ndaj qytetarit. Në ngjarje u ndodhën vjehrri e kunati i Islamit, të cilët gjithashtu u shoqëruan me forcë në polici.

4 Prill 2023, 22:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Polici i rrugores dhunon qytetarin për parkimin e makinës dhe
Emisioni Stop

TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qytetari në Durrës i cili është dhunuar nga një polic rrugor e ky i fundit më pas ka gënjyer në kallëzimin që ka bërë përpara oficerit të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur në 7 Shkurt 2021 në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës, kur qytetari i quajtur Islam Kodheli ndaloi makinën në parkim dysh dhe shkoi për të blerë lule te një dyqan. Polici rrugor, Ervis Bejdo, debatoi me të dhe më pas konflikti u pasua me përdorim të forcës ndaj qytetarit. Në ngjarje u ndodhën vjehrri e kunati i Islamit, të cilët gjithashtu u shoqëruan me forcë në polici.

“Në vitin 2021 na ka ndodhur një problem para biznesit tonë, pasi dhëndri jonë e parkoi makinën parkim dysh, hap bllokazhin dhe për të blerë një lule aty afër dyqanit tonë. Ndërkohë vjen një polic rrugor dhe del përpara makinës dhe i thotë dhëndrit hajde hiqe makinën. I thotë, erdha 1 sekond sa të marr këtë lulen dhe erdhë. Ndërkohë, dhëndri shkon. Ai i thotë hajde se ta tregoj unë lulen ty. Pastaj e përplas pas makine. Ndërkohë që pashë që situata po agravonte. Afrohem nga trotuari përballë duke parë situatën. I them leje o shefi, vendosi gjobë edhe ik shiko hallin tënd se edhe ne hallexhinj jemi. Ju a rregulloj unë qejfin juve, kam për t’ju kalbur në burg. M’u duk sikur ishte depresiv, jo një polic normal për qytetarët. Dhëndrin tonë e përplas pas makine, mundohet t’i vënë prangat, aty afrohet dhe babai im i thotë o shef të lutem leje se edhe ky hallexhi është, vendosi një gjobë minimale dhe ik shiko punën. Jo, ja u rregulloj unë qejfin ju. Pastaj kërkon përforcime, vijnë gati 5-6 makina, 20-30 policë. Në ato momente unë me babin vij afër dyqanit. Po rrinim këtu. Polici vjen me vrap, na ka kapur prej gryke dhe në momentin që do fuste babain brenda në makinë, e ka goditur me grusht”, tregon kunati.

“Jam përfshirë unë dhe në rrugë ka qenë djali im. Në këtë moment ky merr policinë. Na vijnë policat rreth 30 a 40 policë të tjerë me gjithë makina. Polici kërkonte mbrojtje duke parë që aty nuk pati asnjë gjë. As unë nuk e di se çfarë ka pretenduar”, thotë vjehrri i të dhunuarit.

Pasi u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, punonjësi i policisë rrugore bëri kallëzim të rremë para Oficerit të Policisë Gjyqësore, ku deklaroi se qytetari e kishte goditur dhe kundërshtuar. Edhe dy kolegë të tjerë të policit të rrugores, në raportin e shërbimit, pohuan se konstatuan që Halim dhe Elson Allajbej po godisnin dhe po shtynin fizikisht kolegun e policisë rrugore.

Por fatmirësisht e gjithë ngjarja ishte filmuar nga kamerat e sigurisë së subjekteve private, por dhe një kamara amatore e kunatit të qytetarut. Në filmim duket qartë momenti se si qytetari nuk godet për asnjë çast policin e rrugores, madje është ky i fundit që duket se bën veprime në tejkalim të kompetencave të tij dhe ushtron dhunë ndaj qytetarit.

Prokuroria e evidentoi këtë fakt në bazë të kamerave dhe e akuzoi policin e rrugores për kallëzim të rremë dhe çështjen e çoi në gjykatë. Ndërsa drejtuesi i mjetit është akuzuar për mosbindje të policit. Sipas qytetarëve, asnjë masë nuk u mor ndaj policit dhe tani çështja po zvarritet në gjykatë. Emisioni Stop depozitoi zyrtarisht një kërkesë për informacion në Gjykatën e Durrësit.

Marrë nga tvklan.al

emisioni stop islam kodheli ervis bejdo

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion