LIVE UPDATES
Aktualitet

Përgjegjësi i varrezave shet vendin e varrit, 25 mijë lekë detyrimet: Për mua sa të të lindi në zemër

Kështu ishte edhe rasti i  Fiksit në Durrës ku gazetarja u paraqit tek roja e varrezave të vjetra në Durrës dhe kërkoi një vend për gjyshen të cilën e kishte  sëmurë ,por në jetë.  Ajo u interesua nesë mund të ruante apo blinte një vend në këto varreza dhe roja i siguroi një takim me shefin e tij.  Edhe pse vende  në këto varreza nuk kishte , me lekë këto vende gjendeshin. Si? Duke bërë zhvarrime.

4 Prill 2023, 21:05 Nga DOSJA
Përgjegjësi i varrezave shet vendin e varrit, 25 mijë lekë
Varrezat

TIRANË- Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe po pate lekë mund të sigurosh gjithçka fare lehtë. Madje të blesh edhe “banesën e fundit”, në varrezat publike. Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës, blerjen e një vendi varri në varrezat e vjetra në Durrës.   Në vazhdën e investigimeve të bëra vazhdimisht mbi shitjen e  varreve nga Fiksi edhe kësaj radhe me   zë e figurë në varrezat e Durrësit, solli fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit me përgjegjësin për të rrethuar vende , duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.

Skema është pothuajse e njëjta kudo. Mjafton të lidhesh me rojën ose një punonjës , të cilët kërkesën për të blerë një vend varri ta bëjnë realitet. Por jo pa marr ‘ok’ nga shefat e tyre. Kështu ishte edhe rasti i  Fiksit në Durrës ku gazetarja u paraqit tek roja e varrezave të vjetra në Durrës dhe kërkoi një vend për gjyshen të cilën e kishte  sëmurë ,por në jetë.  Ajo u interesua nesë mund të ruante apo blinte një vend në këto varreza dhe roja i siguroi një takim me shefin e tij.  Edhe pse vende  në këto varreza nuk kishte , me lekë këto vende gjendeshin. Si? Duke bërë zhvarrime.

Përgjegjësi i varrezave Durrës i cili në videot e transmetuara nga Fiks Fare prezantohet me emrin Agron , thotë se ka varre pasi janë bërë edhe zhvarrime.  Pyetjes se kush i ka bërë këto zhvarrime ai i përgjigjet se njerezit kanë lëvizur në vende të ndryshme dhe kanë kërkuar që t’i marrin me vete edhe personat e humbur të familjes.  Duke rënë dakord parimisht me gazetaren e  Fiksit përgjegjësi i tregon vendin se ku mund të ruhet varri dhe sesi do procedohet. Ai i tregon se fillimisht pastrohet vendi e më pas punonjësit bëjnë kornizë betoni dhe një pllakë me një emër që e interesuara, në rastin konkret gazetarja e Fiksit , ta mbante mend. Edhe pse u pyet disa herë nga gazetarja e Fiksit se sa lekë duheshin për ta blerë këtë vend , përgjegjësi nuk dha një shifër . Ai kërkoi 250 mijë lekë të vjetra për punonjësit që do merreshin me pastrimin dhe punimet  mbi kornizën e betonit, pagesën tjetër për të ia la në dorë  të interesuarës se sa t’i lindte asaj në zemër.

Pasi i tregon vendin përgjegjësi dhe gazetarja e Fiksit shkëmbejnë numrat e telefonit që të bien dakord për gjithçka. Në takimin e dytë që ndodh midis tyre, gazetarja i jep 350 mijë lekë më motivin se aq kishte tërhequr nga banka dhe me mbarimin e varrit do t’i jepte sërish të tjera. Përgjegjësi pasi gazetarja ia numëron në sy i merr i fut në xhep dhe fillon shpjegon se si proces i duhet dy ditë kohë që ta bëj gati vendin e varrit. Një ditë pasi pastrohet varri nga ku është berë një zhvarrim , nga mbetjet e betonit dhe gjithçka tjetër. Dhe dita e dytë për të bërë gati kornizën e betonit bashkë me pllakën me emër. Pyetjes së gazetares së Fiksit se çfarë emri të vëeë përgjegjësi shprehet ‘ Emrin e stërgjyshit apo gjyshit, pastaj ta çoj me foto dhe e mban që të mos e harrosh se ku e ke”.  Këto të dhëna i kërkon që gazetarja t’ja nisi me sms ne Whsp dhe ashtu bëhet.

Dy ditë pasi u bë pagesa, në telefonin e gazetares së Fiksit erdhën edhe fotot e varrit të hapur dhe të pllakës me të dhënat që ajo kishte nisur me mesazh. Sipas përgjegjësit nga ai vend ishte zhvarrosur një person, dhe pllaka që vendosi me të dhënat  ishte fiktive,  për të mbajtur vendin derisa familjari i personit që pagoi të vdiste.

Marrë nga TOPCHANNEL

varrezat ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit

"Bashkohuni me ne"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët t'i bashkohen marshimit

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen