Berisha: Në Kukës zgjedhjet u blenë, duhet ngritur sa më shpejt në protesta
Humbja në Kukës/ Berisha: Zyrtari i PS me drejtorin e OSHEE-së bënë pazare për tendera 29 Shtator, 12:59 ...
Humbja në Kukës/ Berisha: Zyrtari i PS me drejtorin e OSHEE-së bënë pazare për tendera 29 Shtator, 12:59 ...
Bardhi pas mbledhjes së konferencë së kryetarëve: Deputetë e mazhorancës kanë frikë nga komisionet 29 ...
AKSIONI i policisë në Veri/ Prokurori jep DETAJE: Kontrollet u zhvilluan kryesisht në pronat e Radoiçiçit 29 Shta...
U arratis me 'Golf' të bardhë/ Kush është personi që dyshohet për vrasjen e 35 vjeçares shqiptare në I...
Shpati Lena ishte shpallur në kërkim dhe akuzohej gjithashtu për përkrahjen e autorit të krimit për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në Vlorë.
VLORË- Shpati (Geno) Lena, një nga personat që mbetën të vrarë në atentatin e ndodhur këtë paradite në mbikalimin e Panajasë në Vlorë u vu në pranga në mars të këtij viti pasi u kap me armë zjarri. Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur Lena ndalohet nga forcat ‘Shqiponja’ dhe vihet në pranga në zonën e Ujit të Ftohtë.
Shpati Lena ishte shpallur në kërkim dhe akuzohej gjithashtu për përkrahjen e autorit të krimit për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në Vlorë. Por, pavarësisht akuzave, Lena u la në masën ‘detyrim paraqitjeje’. Në këtë mënyrë ai i ‘shpëtoi’ burgut, por jo kundërshtarëve, të cilët pesë muaj më vonë i organizuan një pritë.
Sot, ai udhëtonte bashkë me Hakim Xhezon, vëllain e Eduart XHezos që është në burg për vrasjen e Beqirajt. Dyshja ndodheshin në një mjet të llojit “Mercedes Benz” në momentin që një tjetër makinë u doli paralel dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Të dy ndërruan jetë.
Si nisi sherri dhe ngjarja e rëndë për një kalë në vitin 2019?
Një kalë u prishi qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, në vitin 2019, të cilët më pas keqtrajtuan në grup rojen. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal.
Pasi është dhunuar, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij. Aty, Ermali alias Eduart Xhezo e ka pyetur se kush e ka dhunuar dhe Alushi ka thënë emrin e Beqirajt që njihej dhe si “Arbeni i Çeçesë”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij, Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji. Të gjithë të armatosur me automatikë dhe pistoleta kanë shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqirajt, për t'u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos.
Të dyja palët janë përplasur fillimisht fizikisht, por përdorimi i armëve solli vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij e të afërmit të viktimës, Nesim Hodaj. Autor i vrasjes Eduart Xhezo është pas hekurave. Në pranga përfundoi edhe Lena, por muaj më vonë u la në arrest shtëpie. Tashmë, tre vite pas ngjarjes së rëndë, ai ra pre e një atentati teksa udhëtonte nga Vlora drejt Fierit.
Pamje nga aksioni DURRËS- Dy adoleshentë me emrat Mariglen Vata dhe David Shehu janë vënë në arrest ditën e sotme n...
Makina TIRANË- Ky është mjeti në të cilën u qëlluan me breshëri arme Hakim Xhezo (i njohur si Bushi) dhe Shpati Len...
Aksidenti TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 dite pë...
Foto ilustruese DURRËS- Dy aksidente kanë ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë, brenda një harku k...
Vendi ku ndodhi atentati, Vlorë VLORË- Shpati (Geno) Lena, i vrarë sot në atentatin e dyfishtë në Panaja të Vlorës ...
Madrit Ulqinaku ELBASAN- Policia e Shtetit ka zbardhur vrasjen që ndodhi mbrëmë në Elbasan, aty ku u vra 33-vjeçari Madrit ...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me vrasjet e ndodhura së fundmi në Shqipëri. Përmes një po...
Arben Beqiraj VLORË- Hakim Xhezo është viktima i dytë i identifikuar nga policia. Xhezo mbeti i vrarë së bashku me Shpati Len...
Makina e viktimave, Vlorë VLORË- Një nga personat që u vra sot në Vlorë, Shpati Lena është një emër i njo...
Makina e djegur e atentatorëve, Vlorë VLORË- Makina e përdorur në atentatin e ndodhur në aksin Fier-Vlorë dyshohet t&eum...