Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Sot është dita e dytë e turit ballkanik të kryeministrit Edi Rama, në kuadër të Procesit të Berlinit. • Rama ishte i pranishëm në Bosnje Hercegovinë, ku u takua me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjes, me të cilën mbajti edhe një konferencë për mediat. •Gjatë fjalës së saj, Kristo ka deklaruar se marrëdhëniet mes 2 shteteve janë të mira dhe se po punohet që këto raporte të intensifikohen dhe më tej. •Rama deklaroi se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës. •Ai foli edhe lëvizjen e lirë vetëm me kartë identiteti mes vendeve të Ballkanit, gjë të cilën Bosnje-Hercegovina nuk e aplikon për shqiptarët e Kosovës. •Në lidhje me samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, Rama theksoi se 6 vendet e Ballkanit do të kërkojnë që të marrin më shumë mbështetje financiare nga Bashkimi Europian. •Rama do vijojë turin edhe në vende të tjera. •Ai do të pritet nga kryeministri i Malit në Zi, Dritan Abazoviç dhe do ketë një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, që është parashikuar të mbahet në orën 16:00. •Turi do të përmbyllet në Serbi në një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp.
11 artikuj për këtë temë.
BOSNJE HERCEGOVINË- Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviç.
Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar disa foto nga takimi me presidentin Beçiroviç.
Më herët gjatë ditës së sotme, Rama u prit nga Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.
SARAJEVË- Kryeministri Rama i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për më shumë mbështetje. Gjatë konferencës së shtypit me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo, Rama u shpreh se BE duhet t'i mbështesë duke i dhënë prova se sjellja e mirë shpërblehet.
“Nga ana tjetër erdha këtu për ta informuar kryeministren për atë që duam të bëjmë në Samitin e Berlinit në Tiranë në tetor dhe se si duam të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët të të 6-shtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për ta shfrytëzuar Samitin e Tiranës, ku të marrë jetë plani i një financimi të ri dhe mbështetje të re ekonomike nga BE për këto 6 vende.
Qysh nga dita e parë e çeljes së negociatave e kemi nisur këtë përpjekje dhe na vjen mirë që në nivelin e Komisionit Europian ka një ndjeshmëri dhe ka një proces i cili është lajmëruar nga presidentja Von Der Leyen, për një mbështetje të re në funksion të rritjes së bashkëpunimit
BE duhet të na mbështesë edhe më shumë duke na dhënë provën se sjellja e mirë shpërblehet, vullneti për të ndërtuar paqen shpërblen për ta lënë pas të shkuarën shpërblehet.
Kryeministrja po ashtu u informua se së shpejti, në mes të korrikut do të organizoj një takim informal mes liderëve të rajonit për të mbajtur një qëndrim për Procesin e Berlinit'- tha Rama./Dosja.al
SARAJEVË- Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama në Sarajeë gjatë konferencës së shtypit me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo.
“Dëshirojmë t’i forcojmë marrëveshjet me Bosnje-Hercegovinën dhe jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnje Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare që janë të garantuara në Kushtetutë në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë”.
SARAJEVË- Kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian. Kristo tha se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët.
"Kemi parashikuar 5 çështje që duhet të paraqiten që t’i paraqiten Këshillit Europian. Bashkëpunimi rajonal dhe theks të veçante për Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin për iniciativat që kemi ndërmarrë për procesin e Berlinit dhe takimit që do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk jemi të gatshëm që t’i aprovojmë lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët po punojmë që të bëjmë lëvizje të lirë", tha ajo.
SARAJEVË- Kryeministri Edi Rama kërkoi që Bosnje dhe Hercegovina të lejojë qytetarët e Kosovës të hyjnë me karte identiteti në vend. Kjo kërkesë u bë gjatë konferencës së shtypit me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo.
“Lëvizja me ID e qytetarëve të Kosovës të sigurohet, sepse është e pakuptimtë të kemi kështu problemesh”.
Po ashtu, Rama ka bërë të ditur se do të diskutohet hapja e ambasadës shqiptare në Sarajevë.
“Ne dëshirojmë të forcojmë marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën, jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare, që janë të garantuara në kushtetutën e Shqipërisë”.
/Dosja.al
SARAJEVË- Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Në përfundim të fjalës së saj, teksa tha se po punohet për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, Kristo i kaloi fjalën Ramës por duke iu drejtuar si 'President'.
"Lidhur me masat e marra ne kemi iformuar presidentin dhe iniciativat që kemi marrë lidhur me procesin e Berlinit dhe me takimin i cili do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk kemi arritur t'i bëjmë dhe nuk jemi ende të gatshëm për t'i aprovuar. Lidhur me lëvizjen e lirë ndërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët dhe jemi duke punuar që këto iniciativa të bëhen aktuale. Dhe pas këtij takimi do të punojmë në intensivitetin e marrëdhënieve mes dy shteteve ashtu edhe në rajon. Urdhëroni fjalën president Rama", tha ajo.

BOSNJE HERCEGOVINË- Borjana Krishto, kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian.
Kristo tha se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët.
“Në këtë takim e informova Ramën lidhur me situatën politike. Bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të jetë me konsensus dhe të ketë dialog të mirë dhe shpresoj se në dy shtete do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kemi parashikuar 5 çështje që duhet të paraqiten që t’i paraqiten Këshillit Europian. Bashkëpunimi rajonal dhe theks të veçante për Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin për iniciativat që kemi ndërmarrë për procesin e Berlinit dhe takimit që do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk jemi të gatshëm që t’i aprovojmë lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët po punojmë që të bëjmë lëvizje të lirë” – tha Kristo.
BOSNJE HERCEGOVINË- Kryeministri Edi Rama është takuar në Sarajevë me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.
Rama ka mbërritur në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, në Sarajevë, teksa po zhvillon ditën e dytë të turit ballkanik, në kuadër të përgatitjes për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti.
BOSNJE HERCEGOVINË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës për vizitën e tij të radhës në turin e Ballkanit.
Rama është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës. Kryeministri i Shqipërisë do të takohet me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjes, Borjana Kristo në orën 10:55.
Ndërsa në orën 11:40 do të ketë një konferencë të përbashkët.
TIRANË-Kryeministri Rama zhvillon sot ditën e dytë të turit të tij në Ballkanin Perëndimor. Pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës një ditë më parë, Rama do të shkojë sot në Bosnje-Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në fund do ta përmbyllë turin e tij në Serbi.
Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ai ka ndarë një foto ku përshëndet të gjithë qytetarët e Kosovës.
'MIRËMËNGJES dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon'- shkruan Rama.

TIRANË- Sot është dita e dytë e turit ballkanik të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit. Një ditë më parë Rama kreu takime në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ndërsa sot do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp.
Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.
Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb./Dosja.al
