Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këshilltarët socialistë kanë nisur zyrtarisht procedurën e shkarkimit, pas urdhrit të Edi Ramës në asamblenë e PS-së dhe mbledhjes së tensionuar së të mërkurës në selinë rozë.
TIRANË- Këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kanë depozituar kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Këshilltarët socialistë kanë nisur zyrtarisht procedurën e shkarkimit, pas urdhrit të Edi Ramës në asamblenë e PS-së dhe mbledhjes së tensionuar së të mërkurës në selinë rozë.
Arsyet e paraqitura për shkarkimin e Erion Veliajt lidhen me mungesën e kryetarit në detyrë që nga 10 shkurt 2025 për shkak të një procesi penal, gjë që ka ndikuar në funksionimin e administratës dhe zhvillimin e kryeqytetit. Kërkesa do të shqyrtohet ditën e hënë, 22 shtator nga Këshilli Bashkiak, ndërsa grupi socialist thekson se iniciativa është e domosdoshme për të garantuar qeverisje të vazhdueshme dhe shërbime cilësore për qytetarët e Tiranës.
Kërkesa për shkarkimin e Veliajt
BASHKIA TIRANË
KËSHILLI BASHKIAK
RELACION PËR PROPOZIMIN E SHKARKIMIT TË KRYETARIT TË BASHKISË TIRANË, Z. ERION VELIAJ’
Në vijim të mbledhjes së grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, datë 17 shtator 2025, ora 17:00, kërkesa nr.31879 prot., datë 18 shtator 2025, është depozituar pranë Sekretariatit të Këshillit Bashkiak Tiranë.
Kërkesa e firmosur nga grupi i këshilltarëve, i referohet Ligjit 139/2015 ‘Për Vetëqeverisjen Vendore’, i ndryshuar, neni 62 gërma c, ku thuhet: ‘Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë’.
Në kërkesën e sipërcituar, nënvizohet fakti se nga data 10 shkurt 2025 jemi në kushtet në të cilat kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur dhe të mandatuar nga populli i Kryeqytetit për shkak të procesit penal dhe mohimit të së drejtës së tij të gjykimit në gjendje të lirë. Qytetit të Tiranës me një zhvillim të pandalshëm ekonomik e social, i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, ndaj kjo ka nxjerrë si domosdoshmëri ndërmarrjen e iniciativës nga ana e grupit të këshilltarëve të majtë, për të nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit aktual, si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve, që kanë votuar për të patur një Tiranë më të zhvilluar, me më tepër shërbime cilësore dhe të denjë për të qenë kryeqyteti i Shqipërisë në fundin e rrugës së saj për të qenë pjesë e Europës.
Arsyet dhe nevoja e mësipërme nuk duhet të interpretohen si një pranim ndaj konstantimeve apo pretendimeve të procesit penal ndaj Kryetarit të zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës, por krejt e kundërta. Anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës ngrihen në nivelin që qytetarët e Tiranës presin nga të zgjedhurit e tyre, atë të marrjes së vendimeve dhe dhënien e zgjidhjeve në dobi të interesit publik dhe atij qytetar. Sa më sipër, lutemi në shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektakti.
SPAK ka përfuduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
foto ilustruese KORÇË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga hemimi i tre të miturave në Korç&eum...
foto ilustruese GJERMANI- Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar qytetarët e saj që të bëjnë kujdes me pagest...
foto ilustruese PRISHTINË- Prishtina është në qendër të vëmendjes politike. Trafiku i rënduar, mungesa e parkingjev...
foto ilustruese KORÇË- DETAJE të reja janë zbardhur lidhur me helmimin e tre fëmijëve në Korçë mbr&eu...
foto ilustruese KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Mësohet se tre ...
AMP LBASAN- AMP ka reaguar lidhur me inicidentin e ndodhur mes shoferit të SPAK dhe drejtuesit të Rrugores në Elbasan. AMP theks...
foto ilustruese KËLCYRË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me skandalin në Këlcyrë, ku u raportua se një...
Nancy VanHorn dhe Altin Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me të Ngarkuar&e...
AMP ELBASAN- Një inicident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se shoferi prokurorit të SPAK Alfred Shehu,&nb...
Davide Pecorelli TIRANË- Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu italianin Davide Pecorelli, i cili u dënua në vendin tonë pasi inskenoi ...