Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Shokët ishin mbledhur por papritur një prej tyre ka qëlluar pa dashje me armë duke plagosur Din Qelepashin. • Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa miqtë ishin mbledhur në një lokal dhe po konsumonin alkool së bashku. • Në pije e sipër ka shkrehur armën aksidentalisht, kjo sipas asaj që është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së lokalit. • Menjëherë e dërguan shokun në spitalin e Gjakovës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Ndërsa grupi prej gjashtë personash janë shoqëruar për veprime të mëtejshme në Policinë e Tropojës.
3 artikuj për këtë temë.
TROPOJË- Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen që ka ndodhur brenda lokalit në qytetin e Bajram Currit, ku mbeti i plagosur 61-vjeçari Din Qeleposhi. Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Një grup shokësh të cilët ka qenë duke pirë dhe festuar ndërsa njëri prej tyre ka shkrehur armën aksidentalisht duke plagosur në këmbë njërin prej tyre. Madje kanë qenë ata vetë që e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjakovës, ku 61-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e lokalit, por megjithatë Policia po heton shkaket e ngjarjes dhe nëse arma me të cilën u plagos Qeleposhi, ishte e regjistruar dhe me leje.
TROPOJË- Zbulohet identiteti i të plagosurit në Tropojë. Nga sherri brenda një lokali në Bajram Curri ka mbetur i plagosur 61-vjeçari i identifikuar me emrin, Din Qeleposhi. Ky i fundit shkoi vetë për të marrë mjekimin e parë në spitalin e Gjakovës.
TROPOJË- Policia e Shtetit ka bërë me dije detajet e para lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Tropojë. I plagosur ka mbetur 61-vjeçari i identifikuar me inicialet D.Q. Ai ka shkuar menjëherë për t'u mjekuar në spitalin e Gjakovës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tropojë/Informacion paraprak
Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.