LIVE UPDATES
Aktualitet

Të huajt në hotele u rritën me 53.1 për qind, pas Kosovës, italianët dhe polakët

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë edhe për një rritje të përgjithshme të netqëndrimeve duke sjellë në vëmendje se deri në muajin  e 6 të vitit lulëzimi i sektorit të turizmit ishte në dite të mira.

20 Gusht 2024, 14:51 Nga M.B
Të huajt në hotele u rritën me 53.1 për qind, pas
Foto ilustruese

TIRANA- Strukturat akomoduese në vend kanë konfirmuar rritje të numrit të vizitorëve të huaj por edhe rezident gjatë qershorit. Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë edhe për një rritje të përgjithshme të netqëndrimeve duke sjellë në vëmendje se deri në muajin  e 6 të vitit lulëzimi i sektorit të turizmit ishte në dite të mira.

“Në muajin Qershor 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 40,1%, në krahasim me Qershor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:  numri i vizitorëve rezident është rritur me 18,4%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 49,9%. Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me Qershor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 5,9%;  numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 35,5%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

INSTAT vlerëson se gjatë muajit Qershor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 40,1%, krahasuar me Qershor 2023.

“Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 43,7%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 51,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 53,1%”, thuhet në publikim.

Por cilat janë në fakt shtetësisë e të huajve që janë akomoduar kryesisht në struktura?  Në krye qëndrojnë shqiptarët e Kosovës me 11.9 për qind dhe më pas vijnë Italianët me 8.7 për qind, polakët me 7.6 për qind, gjermanët 5.9 për qind, Mbretëria e Bashkuar me 3.8 për qind.

Kosova tradicionalisht ka mbajtur peshën kryesore sa i takon turizmit në vend teksa italianët janë një grup që ka pësuar rritje të forte nga viti në vit në tre vitet e fundit. Polakët nga ana tjetër që vijnë kryesisht të organizuar në zonën e Golemit gjithashtu kanë shtuar ardhjen në formë individuale duke rritur peshën në tërësi tek të huajt që vizitojnë vendin tonë.

INSTAT raporton se gjatë muajit Qershor 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me muajin Qershor 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20,8%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 38,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 36,9%.

Në muajin Qershor 2024, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: • sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (39,5%); • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (74,7%); • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,8%.)

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 35,9%, kundrejt 28,5% që ishte në muajin Qershor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6 %, kundrejt 30,5 % që ishte në muajin Qershor 2023./ Monitor

turizmi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet