LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat për personat nën hetim, zbardhet dëshmia e Bllakos dhe Kokës

•Dy ditë pasi SPAK lëshoi 15 urdhërarreste në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës, sot në GJKKO u zhvillua seanca për masat e sigurisë. • Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 14 personat nën hetim për koncesionin e inceneratorit të Tiranës. • Vetëm për Jetmir Lapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, ka ndryshuar masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie. • Të gjithë të akuzuarit për këtë çështjen kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK. • Shumica prej tyre kanë folur vetë në seancë duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin. Ndërkohë, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, në mbrojtjen e tij ka pretenduar se për blerjen e makinerisë së birrës me vlerë 119.755 disponon fatura. • Ndërsa, ish-ministri Lefter Koka ka deklaruar se akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. • SPAK lëshoi 15 urdhër arreste, pas hetimeve të nisura për procedurat e dhënies me koncension për inceneratorin e Tiranës ku të përfshirë rezultojnë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës. •Sipas SPAK, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe në gjatë fazës së zbatimit të kontratës koncesionare me vlerë mbi 128 milionë lekë të lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Integrated Energy B.V SPV”, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke renditur shtatë shkelje të kryera gjatë këtij procesi.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për personat nën hetim, njëri në arrest shtëpie

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat për personat
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 14 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës. Masa e sigurisë është ndryshuar vetëm për Jetmir Llapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili është lënë në “arrest shtëpie”. 

GJKKO ka lënë në burg 5 të arrestuar si Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq, të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët, pronarë të koncesionarit "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

Të gjithë të akuzuarit për këtë çështje në seancën e sotme në GJKKO kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK. Shumica prej tyre kanë folur vetë në seancë duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin.

Kujtojmë se SPAK lëshoi 15 urdhër arreste, pas hetimeve të nisura për procedurat e dhënies me koncension për inceneratorin e Tiranës ku të përfshirë rezultojnë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës.

2 VITE ME PARE

Seanca për inceneratorin e Tiranës, zbardhen dëshmitë e Bllakos dhe Kokës: Makinerinë e kam blerë vetë, kam faturat

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat për personat
alqi bllako dhe lefter koka

TIRANË- Në seancën që po mbahet në GJKKO, Të gjithë të akuzuarit për çështjen e inceneratorit të Tiranës kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.

Mes tyre ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, në mbrojtjen e tij ka pretenduar se për blerjen e makinerisë së birrës me vlerë 119.755 disponon fatura.

“E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto”, tha Bllako.

Ndërsa për punësimin e Vladimir Bezhanit, Alqi Bllako tha: Është një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore as me ligj nuk ndalohet. Është një nga tre ekspertët më të mirë në republikë sa i përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar është e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë.

Sa i takon komunikimeve të disa prej zyrtarëve me Klodian Zoton apo punonjës të kompanisë së tij, të akuzuarit kanë pretenduar se në rastin e ofertave të pakërkuara duhet të ketë komunikim, bisedime e kontakte mes firmës që ka shfaqur interes dhe kontraktorëve.

Ndërkohë ish-ministri Lefter Koka ka deklaruar: Akuzat janë ngritur mbi baze të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël.

2 VITE ME PARE

Seanca në GJKKO për inceneratorin e Tiranës, të akuzuarit mohojnë akuzat e SPAK

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat për personat
GJKKO

TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po zhvillohet seanca për të akuzuarit për aferën e inceneratorit të Tiranës. Të gjithë të akuzuarit për këtë çështjen kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.

Shumica prej tyre kanë folur vetë në seancë duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin.

Masa "arrest në burg" është kërkuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj.

Ndërsa është kërkuar arrest shtëpie për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Sipas SPAK, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe në gjatë fazës së zbatimit të kontratës koncesionare me vlerë mbi 128 milionë lekë të lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Integrated Energy B.V SPV”, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke renditur shtatë shkelje të kryera gjatë këtij procesi.

2 VITE ME PARE

Inceneratori i Tiranës/ Aktivistë dhe qytetarë protestojnë para SPAK: Të hetohet Veliaj

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat për personat
pamje nga protesta

TIRANË- Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur para godinës së SPAK, ku po protestojnë lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. 

Ata i bëjnë thirrje hetuesve të SPAK, të mos jenë selektive por të hetojnë edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, i cili sipas tyre është në krye të aferës. 

“Porositësi kryesor i kësaj afere të madhe korruptive është Erion Veliaj dhe ne nuk mund ta mbulojmë diellin me shoshë,” tha një aktivist, duke iu referuar aferës së inceneratorëve.

Në protestë po marrin pjesë edhe banorët e 5 majit të cilët shprehen se edhe me banesat e tyre Veliaj, ka bërë të njëjtën gjë si me inceneratorin.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është drejtësi e shtrembër,” tha Nënë Liza, e cila u bë simbol i protestës te ‘5 Maji’

spak inceneratoret

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet