Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Viti i ri akademik nis me bojkot. • Pedagogët e Tiranës paralajmëruan prej javësh për bojkot të vitit të ri akademik. Ata morën sot mbështetje nga kolegët në Shkodër dhe Gjirokastër. Në Korçë, pedagogët ranë dakord me kërkesat mirëpo vijuan me mësimin. • Në Elbasan, situata ishte më ndryshe. Disa pedagogë vijuan mësimin e të tjerë dolën në protestë •Pedagogët mirëpritën edhe studentët e vitit të parë që kanë nisur protestën. •Ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e 9 kërkesave dhe presin që protestës së tyre t’i bashkohen edhe studentët. •I vetmi Universitet që nuk do t'i bashkohet kërkesës së pedagogëve është ai i Mjekësisë. Rektori, Arben Gjata ka deklaruar ditë më parë se universiteti do të nisë procesin mësimor duke u distancuar nga protesta e pedagogëve. •Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, iu drejtua ditën e djeshme studentëve dhe pedagogëve me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke iu rikujtuar se mbështetja e qeverisë edhe për ta do të vijojë pa u ndalur.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi se pedagogët e universiteteve bojkotuan mësimin gjatë nisjes së vitit të ri akademik. Ai sqaroi se bojkoti do të ishte total dhe se pedagogët e universitetit të Tiranës do të mblidheshin para politeknikut, ndërsa ata të rretheve të mblidhen para universiteteve të tyre ditën e nesërme.
“Pedagogët iu përgjigjën kërkesave tona. Nesër të gjithë pedagogët e Tiranës do të jenë të qendërzuar në universitetin Politaknik. Ndërsa universitetet e rretheve në qendrat e tyre. Ajo që dua të theksoj është se bojkotimi është total nga ora 08:00 ndërsa në 10:00 do jetë takimi”-tha Kovaçi.
TIRANË- Partia e Lirisë, ka akuzuar qeverinë se nuk ka njoftuar asnjë paketë ndihmë për studentët dhe se nuk ka marrë parasysh kërkesat e pedagogëve të cilët protestojnë për një arsim cilësor. Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho tha se nuk ka asnjë vendimmarrje për studentët dhe pedagogët, duke shtuar se në këtë fillim viti ka një numër të ulët të regjistrimit të studentëve.
DEKLARATA E PLOTË E deputetes:
Të nderuar qytetarë. Sot dua te uroj një vit të mbarë akademik për gjithë studentët e sidomos për studentët që ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve. Një urim për pedagogët dhe stafet akademike, për punën e tyre të palodhur, përkushtimin dhe pasionin e tyre për këtë detyrë fisnike. Por ky vit akademik i gjen universitetet shqiptare në ditën më të vështirë.
Të braktisura nga një pjesë e madhe e studentëve që zgjedhin të largohen nga vendi, universitetet shqiptare hapin sot dyert ndryshe nga vitet e tjera.
■ Në auditoret e universiteteve u ulën sot rreth 1 mijë studentë më pak se vitin e shkuar.
Mbi 11 mijë aplikime janë bërë nga maturantët shqiptarë në universitetet e huaja. Pra, një në tre maturantë ka zgjedhur të shkollohet jashtë.
Përgjatë viteve të fundit kemi humbur rreth 50 mijë studentë.
■ Interesi për degët prioritare që u incentivuan nga qeveria është pothuaj zero, një tjetër politikë e dështuar.
Degët e mësuesisë janë gjithnjë e më pak të kërkuara, sepse mësuesi nuk paguhet të paktën sa kolegët e tij në rajon.
■ Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Fizikë janë regjistruar vetëm 10 studentë, në Kimi 12 dhe në Matematikë 25 studentë. Bëjeni llogari vetë cila do të jetë e ardhmja e mësimdhënies në Shqipëri, nëse do të vijohet me këto ritme.
■ Degë si peshkimi apo zooteknika rrezikojnë mbylljen, pasi të regjistruar janë vetëm 6 studentë.
■ Në universitetet e rretheve, regjistrimet tkurren në mënyrë progresive çdo vit. Universiteti i Gjirokastrës hap sot dyert me ¼ e numrit të studentëve që kishte disa vite më parë.
Kjo është përgjigjja që të rinjtë shqiptarë po i japin kësaj qeverie dhe politikave të saj arsimore të dështuara.
E nisim këtë vit akademik me pedagogët që janë në grevë dhe protestë prej javësh sepse janë të keqpaguar, dhe me financime per kerkimin janë të fundit në rajon. Prej javësh, kërkesës së tyre të drejtë për rritjen e pagës të paktën sa kolegët e tyre ne Kosovë, qeveria i është përgjigjur me arrogancë dhe me mospërfillje. Për të ardhur në përgjigjen tallëse për një rritje 7% nga qeveria, e cila çuditërisht ka para për instalacion argëtues për Kryeministrin me vlerë 4 milion euro, por kur vjen puna për të paguar në mënyrë dinjitoze pedagogët nuk ka. Kjo qeveri nuk ka para as për rritjen e financimit të kërkimit shkencor të paktën në 0.3% PPB, ndërkohë që edhe në progres raportin e fundit të BE-së theksohej që është shumë larg standardit të BE, i cili duhet të jetë 1% e PPB.
Po për studentët çfarë mbështetjeje ka kjo qeveri në këtë krizë të rëndë ekonomike që po kalojmë? Zero mbështetje për studentët në paketën e fundit të Rezistences Sociale. Për këtë qeveri, ata nuk ekzistojnë si kategori që duhet mbështetur. Studentët e nisin këtë vit akademik në vështirësi shumë të mëdha financiare. Të prekur direkt nga rritja e çmimeve, mijëra studentë dhe familjet e tyre duhet të përballen sot me qiratë që nisin nga 300 euro, çmimin e rritur të ushqimit, kostot e shtuara të transportit ,kostot e rritura te librave, veshjeve etj.
Javë të tëra proteste, me një peticion online që ka marrë 6 mijë firma dhe çfarë kërkuan? Mbështetje financiare sa Kosova, 100 euro mbështetje mujore sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë. Ende sot, në ditën e parë të këtij viti akademik, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria. Nuk ka asnjë vendimmarrje për ta, asnjë mbështetje. Në vend të deklaratave plot propagandë, qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të marrin vendime, të bëjnë detyrën e të mbështesin studentët, e pedagogët. Këtë duhej të bënin sot.
Por nuk mund ta bëjnë sepse Edi Rama dhe qeveria e tij e shohin zhvillimin tek krimi e jo tek arsimi.
Kjo qeveri nuk e ka arsimin prioritet.
Kjo qeveri e ka rishikuar buxhetin dy herë gjatë këtij viti. Në mars e ka shkurtuar në mënyrë të veçantë buxhetin e arsimit me universitar dhe fondet për kërkimin shkencor.
Buxheti për universitetet nuk u rrit as me aktin normativ të korrikut, pavarësisht se të ardhurat në buxhet u rritën për shkak të rritjes së çmimeve me plot 500 milion euro .
Pra ndërsa qeveria pasurohet, studentët, pedagogët, qytetarët varfërohen çdo ditë.
Ndaj ne besojmë që është emergjente që arsimi të kthehet në prioritet kombëtar pasi vetëm në këtë mënyrë mund të frenojmë largimin masiv të të rinjve dhe intelektualëve të vendit si pjesë e axhendës së Rilindjes për shpopulllimin e vendit.
Ndaj mbështesim fuqimisht protestën e pedagogëve dhe studentëve, të cilët janë bashkë në këtë betejë për dinjitet dhe arsim cilësor.
SHKODËR- Universiteti i Shkodrës ka bojkotuar mësimin sot duke iu bashkuar protestës së pedagogëve Pedagogu Peter Saraçi për mediat deklaroi se nuk do të zhvillohet asnjë orë mësimi deri në plotësimin e kushteve. Ai u shpreh se ata janë treguar realistë në pikat e tyre dhe ata janë në rrugën e duhur.
“Aktualisht pjesa dërrmuese e profesorëve i janë bashkuar thirrjes së bojkotit dhe nuk po zhvillohet mësimi. Bojkoti do të realizohet derisa të realizohen pikat. Kjo lloj proteste nuk është as kundër kryeministrit as rektores, është për të përmirësuar kushtet. Na është dërguar një shkresë ku është deklaruar se cilat pika janë përmbushur, por tre pika ende nuk janë përmbushur dhe ne do të vazhdojmë derisa të realizohen. Kjo protestë nuk është për interesin e një individi, por për të gjithë pedagogët. Presim që edhe kolegët e tjerë të na bashkohen. Ne jemi treguar realistë në pikat tona dhe besoj se jemi në rrugën e duhur,” tha Saraçi.
DURRËS- Mësimi në Universitetin e Durrësit ka nisur në mënyrë të pjesshme. Pasi në disa fakultete pedagogët kanë dalë në protestë, ndërkohë që të tjerë kanë vazhduar mësimin normalisht. Pedagogët që kanë bojkotuar auditoret i përkasin kryesisht fakultetit të shkencave politike-juridike dhe atij të biznesit.
Rreth 1700 studentë do t’i bashkohen auditorëve të saj në sistemin “Bachelor” dhe programet profesionale 2-vjeçare këtë vit akademik. Në raundin e parë ka pasur afërsisht 1300 regjistrime, ndërsa 400 të tjera janë bërë gjatë raundit të dytë. Këtë vit akademik, infermieria, fizioterapia, financë-kontabiliteti dhe teknologjia e informacionit janë degët më të kërkuara prej tyre, ndërsa ka rënë interesi për degën e juridikut.
Fakulteti i Studimeve Profesionale me degët në shkencat teknike mjekësore, ai i Biznesit me financë-kontabilitet dhe fakulteti i Teknologjisë së Informacionit kanë qenë më të preferuarit për studentët e regjistruar gjatë 2 raundeve të para. Rënie të interesit të studentëve ka pasur për disa degë të fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike, përfshirë dhe atë të drejtësisë.
TIRANË- Lëvizja për Universitetin ka deklaruar se do të nisin një protestë, për plotësimin e kushteve të tyre. Në një deklaratë për mediat, ata kanë theksuar se qeveria po shtyn burokracinë universitare të rrisë shpenzimet për studentët. Po ashtu ata kanë dekelaruar se pedagogët duhet që të bëjnë një kërkesë të përbashkët që të përfshihen edhe ata në protestë dhe jo vetëm rritja e pagës së tyre.
“Sot studenti shqiptar ka gjithnjë e më pak kohë për të studiuar. Indiferenca qeveritare po shtyn mijëra të rinj drejt emigracionit. Qeveria po e shtyn burokracinë universitare të rrisë shpenzimet për studentët. Ne do luftojmë për një universitet që nuk përjashton askënd për arsye ekonomike. Ata kanë harruar që duke u rritur paga e tyre na rritet edhe pagesat tona. Sot jemi vetëm për studentët. Organizimi duhet të jetë mes studentëve dhe pedagogëve. Se po rritën vetëm pagat e tyre do rriten tarifat tona. Pedagogët duhet të bëjnë një kërkesë më të plotë që të përfshihemi edhe ne. Që të mos dalin vetëm për rritjen e rrogave. Është penalizuese për çdo student që vjen çdo ditë dhe kërkon të marrë dije në universitet. Ne e kemi bërë publike përgjigjen që na kanë kthyer. Unë mendoj që kjo gjë kërkon organizim në të gjitha fakultetet”, thuhet në deklaratë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbështetur protestën e pedagogëve. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se kjo protestë është një sukses i pedagogëve dhe që i kanë dhënë përgjigjen e merituar arrogancës së Ramës.
Postimi i Plotë:
Sukses i plotë i grevës së përgjithshme të Universiteteve të vendit! Nderim për pedagoget, punonjësit dhe studentët e Universiteteve, që me thirrjen e sindikatave të tyre i dhanë përgjigjen më të merituar cinizmi, arrogancës dhe vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeverise së tij hajdute!
TIRANË- Oborri i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë është mbushur me pedagogë dhe me studentë. Ndryshe nga vitet e kaluara, mësimi është bojkotuar nga të dyja palët, duke mbështetur kërkesat që pedagogët kanë parashtruar prej kohësh. Ata kërkojnë nga Qeveria rritje pagash dhe plotësim të 9 pikave të tjera.
Një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.
Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

TIRANË- Njësoj si Universitetet e tjera po ashtu edhe pedagogët e Universitetit të Arteve kanë dalë në protestë ditën e sotme. Pedagogu Ardian Isufi ka deklaruar se në çdo fakultet ka ndaluar mësimi dhe se pëdagogët kanë dalë në oborret e fakulteteve. Po ashtu ai ka theksuar se ata kanë dhe mirëkuptimin e studentëve.
"Fakultetet në Universitetin e Arteve janë në bojkot. Pedagogët janë në oborret e fakulteteve dhe po bojkotojnë mësimin. Kemi dhe mbështetjen e studentëve, gjë që e bën me të lehtë këtë protestë. Ne duam që të kapin vendet e rajonit, nëse do shihni hartën në Evropë ne jemi vendi i vetëm me pagat më të ulta në kontinent. Qeveria duhet të shoh këtë pasi e ka premtuar rritjen e pedagogëve 8 vjet më përpara. Kemi mbështetjen më të madhe të pedagogëve, sot bojktoti është në fakultete. Ne jemi në harmoni të aksionit të pedagogëve së bashku me studentët," tha Isufi.
TIRANË- Pedagogu Aleksandër Biberaj ka deklaruar se protesta do të vazhdojë deri sa të përmbushen kërkesat e tyre. Për mediat, ai u shpreh se qeveria nuk po pranon që të diskutojë kërksat e tyre, duke i vënë në lojë ato. Po ashtu Biberaj u shpreh se pagat në Shqipëri janë qesharake dhe se duhen që të ngrihen në nivelin e vendeve të tjera të rajonit. Po ashtu Biberaj u ka bërë thirrje studentëve që të bashkohen në protestën e tyre.
"Nuk do të ketë proces mësimor për sa kohë nuk realizohen kërkesat tona. Nuk ka proces mësimor pa u realizuar kërkesat tona. Ne kemi pasur në orën 9 një takim me studentë të viteve të para. Por proces mësimor nuk ka. Mund të ketë profesorë që mund të zhvillojnë ndonjë orë por është një maxhorancë absolute që mbështet protestën. Kemi përballë një qeverisje që nuk merr vesh nga kërkesat por edhe tallet. Janë të gjitha kërkesa të realizueshme. Është kryeneçësia e qeverisjes që nuk pranon të debatojë dhe as të negociojë. 15% është qesharake. Pagat tona janë qesharake. Unë kam një profesoreshë këtu me 40 vite punë dhe nuk merr as 1 milion lekë të vjetra. Nuk po kërkojmë luks. I dimë situatat ku po kalon vendi por një përafrim me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Minimumi duhet të ishte 50%. Profesorë të rinj nuk guxojnë të krijojnë familje dhe të marrin një shtëpi. Nuk i njeh kjo qeveri negociatat. Një profesor i papaguar është e vështirë te jetë profesor i mirë në auditor. Paga është edhe dinjitet. Duhet parë në këndvështrim më të përgjithshëm. Është një analizë shkak pasojë që bëhet. Studentët po bashkohen me protestën tonë. Duke qenë se niveli i pagave është në minimum ka kolegë që detyrohen të bëjnë disa punë. Nuk ka profesor në perëndim që bën disa punë. Unë jam për të vazhduar protestën nën stop. Unë shpreh opinionin tim dhe të kolegëve. Secili ka mendimet e veta. Është një maxhorancë absolute që bashkohet me këtë lëvizje. Efekti buxhetor është disa milionë euro. Studentët me kë do bëjnë mësim nëse nuk futemi në auditor. Kurrikula do realizohet. Sot është dita e parë, kemi mirëkuptim të plotë nga ana e tyre”, u shpreh Biberaj.
TIRANË- 'Jemi në protestë, bashkohuni'- është thirrja që shikojnë në derën kryesore të Universitetit, studentët në Tiranë. Thirrja e bërë nga pedagogët, është vendosur në dyert e Universiteteve. Në FSHN-në, universitetin e Arteve, të Filologjikut janë këto postera.
Pedagogët kanë nisur protesën dhe bojkotin e mësimit që nga ora 10:00. Ata kërkojnë nga Qeveria rritje pagash, teksa paralajmërojnë se nëse nuk do përmbushen 9 pikat e kërkesës, do të vijojnë bojkotin çdo ditë.
ELBASAN- Kërkesës së pedagogëve të Tiranës për bojkot i janë bashkuar një pjesë e pedagogëve të Elbasanit. Disa kanë zgjedhur të dalin në protestë, duke mos zhvilluar mësim e të tjerë kanë vijuar normalisht mësimin. Pedagogu Eljro Vila, ka deklaruar për mediat se kërkesat që ata kanë nuk janë luks por janë për të vendosur dinjitetin e tyre.
‘Rëndësi ka kauza për të cilën protestojmë jo numri i pedagogëve në protestë. Kemi edhe studentët që mbështesin protestën e pedagogëve. Kërkesat e pedagogëve nuk janë për luks, por janë për të vendosur dinjitetin. Jemi këtu në respekt të sindikatës.’- u shpreh ai.
SHKODËR- Rektorja e Univeritetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi ka dalë pro të protestës së pedagogëve. Për mediat, Golemi ka deklaruar se është në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve dhe se nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve që janë në protestë.
“950 studentë të rinj të regjistruar në sistemin bachelor. Të gjitha degët e hapura. Në total janë rreth 5000 studentë. Trendi i regjistrimeve njësoj si vitin e kaluar. Jam në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve, shpresoj që të arrijmë aty ku duhet me qeverinë. Të lëmë një ditë tjetër bojkotin. Nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve në protestë, i mbështesim”, tha Golemi.
TIRANË- Pedagogu në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike, Sandër Kovaçi deklaroi për mediat se nëse nuk do të marrin përgjigje nga Qeveria, do të protestojnë para kryeministrisë. Ai u shpreh se do të marrin hapa të mëtejshme për të realizuar qëllimin e tyre. Po ashtu, pedagogu u shpreh se në ditët në vijim do të kryejnë larmishmëri protestash.
'Të merren hapa për të shqyrtuar kërkesat tona. Të merren hapa për realizimin e kërkesave tona. Ka shumë mundësi që ta bëjmë me dinamikë. Ne jemi të vendosur të bëjmë një larmi protestash, në mënyrë që kryeministri të gjejë një zgjidhje. Ka nga më të ndryshmet, mund të shkojmë përpara kryeministrisë, se ndoshta nga këtu nuk na dëgjon, ndoshta atje jemi më afër. Deri tani sindikata ka mbajtur pozicionimin që të jemi afër universiteteve por mund të jemi dhe pranë kryeministrisë. '- tha Kovaçi.
GJIROKASTËR- Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej” kanë vendosur që të bojkotojnë mësimin e sotëm dhe të dalin në protestë. Sindikata e pedagogëve kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre për rritje page si dhe për rritje të mbështetjes për kërkime shkencore.
KORÇË- Mësimi ka vijuar normalisht në Universitetin e Korçës. Pedagogët e këtij universiteti kanë bërë me dije se do të jenë në auditor ndërkohë që pranojnë se janë pro rritjes së pagës ndërsa të tjerë janë shprehur se besojnë në reagimin e qeverisë.
Rektori i këtij Universiteti Dhimitri Bello, tha se mësimi do të vijojë normalisht ndërkohë që është shprehur se sot do të mblidhet konferenca e rektorëve aty ku do të diskutohet edhe për protestën e pedagogëve.
Sot pedagogët do të protestojnë para fakulteteve për rreth dy orë. Protesta e tyre do të fillojë nga ora 10:00 deri në 12:00.
TIRANË- Prej 3 javësh, pedagogët e Tiranës kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë nisjen e vitit të ri akademik. Në protestat e tyre, ata kërkuan nga Qeveria një takim për të rënë dakord për rritje pagash. Ata kanë bërë një listë me 9 kërkesa për të cilën thonë se afati për të negociuar tashmë ka kaluar. Një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.
Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar për nisjen e vitit të ri akademik. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa ka theksuar se pedagogët këtë vit e nisin me protestë. Në lidhje me studentët Zhupa ka deklaruar se studentët që nga viti 2019 janë të harruarit e kësaj qeverie.
Postimi i Plotë:
Nisja e vitit të ri akademik duhet të ishte një moment gëzimi për koleget e mi pedagog dhe për studentet tanë. Fatkeqësisht nuk është kështu!
PEDAGOGET
Janë në protestë me kërkesat e tyre të drejta dhe realisht të arsyeshme dhe minimaliste. Sot në orën 10:00 protestojnë sërisht dhe bojkojnë mësimin.
Ata kërkojnë:
-Rritjen e pagës 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht për të venë sado pak në rrugën e zgjidhjes çështjen e trajtimit dinjitoz të punonjësve të universiteteve, përfshi stafin akademik dhe atë ndihmës.
-Rritjen e financimit për kerkimin shkencor
-Rivendosjen e shtesave mbi rrisqet për dëmtimin e shëndetit në punë.
-Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.
-Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimin e orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit me seminarin.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.
-Pezullimin deri me 2026 i zbatimit të doktoraturave të udhëhequra për kriteret e marrjes se titullit "Profesor'
-Bërja transparente e buxhetit dhe te ardhurave të universiteteve publike
STUDENTËT
Të harruarit e qeverisjes. Që nga 2019 e sot çdo ditë e tyre edhe familjeve të tyre ka qënë më e vështirë ekonomikisht por askujt nuk pyet.
Atyre dhe familjeve të tyre u është rritur kosto e qerave të shtëpisë në Tiranë;
është rritur kostoja e transportit;
është rritur kostoja për tu ushqyer;
është rritur kostoja për tu veshur;
është rritur pagesa e librave,
është rritur pagesa e orës internetit.
Çdo faturë ka shkuar dyfish dhe qeveria nuk jep asgjë si paketë ndihmë financiare. Megjithatë sot është dita e tyre, e pedagogëve dhe studentëve, e le të nis nga sot një rrugë pakthim për të drejtat dhe dinjitetin e tyre. Suksese!
VLORË- Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë do e nis këtë vit akademik me mungesa të theksuara të studentëve. Kjo pasi me dy fazat e para të regjistrimit të studentëve janë vetëm mbushur rreth 55% të kuotave.
Edhe pse ka disa ditë kohë që të mbyllet faza e tretë e regjistrimit, ky vit ka shënuar mesataren më të ulët të studentëve të reëgjistruar më parë. Për shkak të mungesës së stuidetnëve disa degë rrezikojnë që të mbyllen. Universiteti i Vlorës këtë vit ka patur rreth 1200 kuota të lira për regjistrime të reja në programet akademike teksa mësohet se numri i studentëve të regjistruar nuk i kalon 700 studentë.
Por në Universitetin e Vlorës nuk ka vetëm mungesë studentësh por edhe pedagogësh, në disa degë. Kjo pasi ashtu si studentët shumë prej tyre e shohin jetën jashtë vendit. Ende nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me programet e studimit të mësuesisë, kimisë, matematikës dhe fizikës nëse vijohet me këto shifra këto mund të mbyllen.
TIRANË- Protesta e pedagogëve ditën e sotme do të nis te Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Fillimisht pedagogët do të bëjnë takimit me studentët e vitit të parë dhe më pas do të dalin në protestë.
Bojkotimi i mësimit do të nisë në orën 10:00, ku pedagogët do të takohen dhe të protestojnë.
TIRANË- Pagat e pedagogëve mbulohen vetëm 10 muaj të vitit nga shteti. Kështu deklaroi ditën e sotme, pedagogu Llesh Lleshaj për Euronews Albania duke nënvizuar se në Shqipëri as pagat vjetore të një mësimdhënësi në universitet nuk mbulohet e plotë.
“Sipas fondeve ose grantit që merr nga qeveria, universitetet marrin për pjesën për të mbuluar pagat. E vërteta është që mbulon deri në 10 muaj të pjesës së pagave të pedagogëve, që do të thotë ne publik, dalim dy muaj privat,” – u shpreh ai.
Lleshaj sqaroi se dy muajt e mbetur paguhen nga tarifat e studentëve, të cilët paguajnë edhe për shpenzime të tjera infrastrukturore ose investuese. Edhe pse qeveria ka premtuar se do të ketë një rritje page, përsëri ata nuk janë të kënaqur.
Sot pedagogët do të protestojnë para fakulteteve për rreth dy orë. Protestat e tyre do të fillojnë nga ora 10:00 deri në 12:00.