LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’konkurroi njeri”, drejtorët e shkollave komandohen nga humori i Zyrave Arsimore

Por ajo thotë, se asnjëherë nuk i është dhënë mundësia që të hyjë në konkurs për drejtor shkolle, pasi vendet nuk hapen e Zyra Vendore Arsimore i cakton drejtorët të komanduar.

25 Shtator 2024, 22:09 Nga E. D

“S’konkurroi njeri”, drejtorët e shkollave komandohen nga

GRAMSH- Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Gramsh pasi një mësuese tregon se ka mbaruar shkollën për drejtim, që në vitin 2015, me një diplomë ekuivalente me diplomën e Shkollës së Drejtorëve.

Por ajo thotë, se asnjëherë nuk i është dhënë mundësia që të hyjë në konkurs për drejtor shkolle, pasi vendet nuk hapen e Zyra Vendore Arsimore i cakton drejtorët të komanduar.

“Përshëndetje i jam drejtuar emisionit ‘Stop’ për arsye se kam mbaruar një master profesional në ‘Drejtim dhe Administrim Arsimi’. E kam mbrojtur temën e diplomës më 11 Korrik 2015 dhe nuk më është dhënë asnjëherë mundësia për të aplikuar për këtë pozicion pune. Kjo diplomë më jep të drejtën si drejtuese në arsim. Gjithmonë flitet se do të hapet dhe do të shfaqet në faqen e Zyrës Arsimore Gramsh për këtë vend të lirë pune dhe në momentin që unë dorëzoj dosjen ose bëj kërkesën për këtë pozicion pune më thonë që drejtuesi është emëruar, ose komanduar pa konkurs. Kërkoj që të ketë drejtësi. Unë jam diplomuar në këtë shkollë dhe kërkoj që diploma ime të vlerësohet, të hapet konkursi dhe çdo gjë të jetë në funksion të meritokracisë, kush e meriton le të pozicionohet në atë vend pune, ” tregon për mikrofonin e “Stop” denoncuesja.

Ministrja e Arsimit së fundmi ka deklaruar se përparësi në drejtimin e shkollave duhet të kenë mësuesit me diplomë për drejtim. Kjo do të thotë, se të gjitha ZVA-të duhet të hapin konkurset, për të bërë të mundur emërimin e drejtuesve me arsimin e nevojshëm. Por në Zyrën Arsimore të Gramshit vihen në detyrë persona të komanduar, duke mos hapur konkurset.

“Stop” ka pyetur drejtorin e ZVA-së Gramsh, Andrea Bezati, se sa drejtorë në 14 shkollat, që ka në menaxhim në Gramsh, janë futur me konkurs dhe sa të komanduar.

Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea Bezati Ju lutem tani, se jam, se kam për të çuar një informacion në Ministri.  Kam trembëdhjetë drejtori shkollash. Janë 15 ishin në Qershor, tani janë 13 drejtori, dy shkolla kaluan në shkolla vartëse për shkak të  numrit të nxënësve. Ju faleminderit dhe kalofshi mirë! Ju lutem, më shumë se kaq nuk besoj se mund t’ju respektoja.

Drejtorin e ZVA-së Gramsh, Andrea Bezati shmanget duke shpikur një takim në Ministri.

Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea Bezati – Tani më pyete për shkollën e Kodovjanit dhe të shpjegova që është shpallur konkursi vjet, nuk ka hyrë asnjë dosje.

Nga ana tjetër denoncuesja për emisionin “Stop” pohon të kundërtën.

Gazetari Ajo se çfarë na intereson më shumë vitin e kaluar nga Zyra Arsimore këtu në qytetin e Gramshit është hapur një konkurs për vendet vakante për drejtorë, se në dijeninë time ka qenë një vend i lirë vitin e kaluar për drejtor shkolle.

DenoncuesjaJo asnjëherë nuk kanë hapur një vend të tillë.

Gazetari Si është emëruar drejtuesi?

Denoncuesja Pa konkurs dhe i komanduar thonë.

Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea BezatiËshtë shpallur konkursi vjet, nuk ka hyrë asnjë dosje.

DenoncuesjaJo asnjëherë s’ e kanë hapur një vend të tillë.

Emisioni “Stop” ndalet në një rast konkret në Kodovjat, ku drejtoresha është e komanduar, por për këtë rast drejtori i ZVA-së thotë se ka hapur konkurs. Sipas tij, nuk ka pasur kandidatë. Vetë drejtoresha e shkollës Kodovjat nuk përgjigjet, se si e fitoi vendin e punës.

Drejtoresha, Markeljana ÇelaTë lutem kam një diskutim me këto zyshat dhe të lutem mbylle derën, je pa autorizim, mbylle derën dhe mos më regjistro. Të lutem, po shiko ç’rëndësi ka se ca jam unë aty. Të lutem, të lutem tani! Shiko mund ta heqësh telefonin pak të lutem, hiqe telefonin fare, mund ta lësh atje dhe të flasim bashkë, sepse regjistrimet unë e di sesi funksionojnë. Mund të dilni jashtë, jeni pa autorizim, të lutem! Merrni autorizimin nga zyra arsimore.

GazetariUnë po të pyes si gazetar se çfarë autorizimi ka kjo mësuese që u bë drejtoreshë?

Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea BezatiAjo ishte e komanduar zotëri. Po ku e di ti se ça? Prit një minutë, nuk hyri sepse në konkurrim duhen të paktën, jo më pak se dy, kështu që nuk u bënë dy dhe është komanduar kjo zonja që është sot, është komanduar si mësuese. Askush nuk konkurroi, askush nuk mbylli dosjen. Tani unë s’mund të mendoj se kush do vijë të konkurrojë, unë hap konkursin përsëri./tvklan.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet