LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’ka sjellë përgjigje Kadastra”, noterja mashtronte qytetaren: Ato lekë janë mundi i tre brezave!

Zonja thotë se ka paguar 58 milionë lekë dhe 3600 euro për pajisjen me hipotekë që do ia bënte noterja Valbona Hajdari në vitin 2021. Pranvera tregon për “Stop” në Tv Klan se noterja vetëm justifikohet.

24 Janar 2024, 22:38 Nga h.k
“S’ka sjellë përgjigje Kadastra”, noterja mashtronte
Investigim

SHKODËR-Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra tregon se prej 11 vitesh ka blerë një apartament 2+1 në kompleksin Fishta, Edra 06 me administrator Sait Fishta. Por ajo nuk po pajiset me certifikatë pronësie.

Zonja thotë se ka paguar 58 milionë lekë dhe 3600 euro për pajisjen me hipotekë që do ia bënte noterja Valbona Hajdari në vitin 2021. Pranvera tregon për “Stop” në Tv Klan se noterja vetëm justifikohet.

Në takimin me gazetaren e emisionit, noterja Valbona Hajdari thotë se ka aplikuar për certifikatë pronësie në Kadastër që në vitin 2021, por në sistem, sipas saj, nuk ka asnjë përgjigjje. Drejtori i Kadastrës së Shkodrës Deart Qorri na tregon se noteres i ka vajtur përgjigje me postë manualisht në 12 gusht 2021 dhe ajo vetë e ka firmosur që e ka tërhequr. Në përgjigjen e Kadastrës thuhet se kjo pronë është me kufizime që në momentin që është shitur dhe pa iu hequr kufizimet nuk mund të regjistrohet.


Deart Qorri: I ka vajtur kjo përgjigje.

Gazetarja: Kur i ka shkuar përgjigjja pas aplikimit?

Deart Qorri: 12 gusht 2021.

Gazetarja: I ka vajtur manualisht?

Deart Qorri: Po.

Gazetarja: Që do të thotë me postë?

Deart Qorri: Po, ja lidhjen e postës ku e ka që mos të thotë s’kam marrë përgjigje noterja, e ka marrë përgjigjen dhe përgjigjja është kjo.

Gazetarja: Noterja Hajdari, e ka firmosur vetë kjo zonja?

Deart Qorri: Po, përgjigjja thotë ka kufizim kjo pronë.

Gazetarja: Çfarë do të thotë ka kufizim prona?

Deart Qorri: Pasuria kufizohet deri në realizimin e kontratës së këmbimit, do të thotë që ka një kontratë këmbimi me pronarët e truallit, ka një kufizim dhe pa hequr këtë kufizim, normalisht noterja s’duhet ta bënte fare kontratën e shitjes.

Me këtë fakt emisioni “Stop” përball noteren Hajdari, e cila nuk di ç’të thotë për shkeljen e saj ligjore.

Valbona Hajdari: Në sistem e kisha unë…

Gazetarja: Çfarë domethënë? Është manualisht. E dyta, të dalim te problematika. Zonjë e nderuar, si keni bërë një kontratë shitjeje juve, një qytetari, një pronë që është e bllokuar, ma sqaron? Me kufizime?

Valbona Hajdari: Me pronarët e truallit se është kryer, kemi bërë deklaratën.

Gazetarja: Jo, jo të lutem. Një pronë me kufizime nuk mund të realizohet kontratë shitjeje dhe ti notere e nderuar je në shkelje.

Valbona Hajdari: Një minutë, a mundesh të presësh pak?

Gazetarja: Sigurisht. Nga korriku 2021  ti nuk merrje dot një përgjigje nga Kadastra ndërkohë unë erdha brenda një ore, mbaj në punë sot gjithë hipotekën, ditë e premte, ora 3 për të më dhënë përgjigjen tënde  që ti duhet të ma jepje.

Valbona Hajdari: Nuk kam asnjë koment këtu unë.

Gazetarja: Të lutem, zonjë e mirë mirë këtë se mbaje mend që e kishe marrë si përgjigje.

Valbona Hajdari: S’e mbaj mend.

Gazetarja: Të lutem si e ke shitur në këto kushte?

Valbona Hajdari: Po desha të t’i dëftoja me dokument moj zonjë.

Gazetarja: Po nuk ke të drejtë ti si notere të shesësh një dokument të bllokuar, ti si notere në momentin që vijnë dy palët, firma e ndërtimit me qytetarin, ti shikon njëherë, kjo prona çfarë statusi ka?

Valbona Hajdari: Çfarë do të fitosh prej meje se mirë që po e thua?

Gazetarja: Je në shkelje.

Valbona Hajdari: Okej.

Drejtori i Kadastrës shpjegon se firma e ndërtimit mund të zgjidhë problemin duke arritur një marrëveshje me pronarët e truallit për të hequr kufizimin. Qytetarja bën apelin e saj kundrejt firmës.

Pranvera Çoçja: Unë i bëj një thirrje nëpërmjet “Stop”-it zotit Sait Fishta, më liro pronën nga pronarët ekzistues dhe unë të marr atë që më takon. E kam me mund e me djersë. Të lutem shumë se një ditë më ke thënë veç një ditë merre, ne e bëjmë tapinë. Kaluan 11 vjet e gjysmë, të lutem shumë. Ato lekë janë mundi i tre brezave, jo vetëm djersa ime dhe e tim shoqi. Të lutem shumë!/Marrë nga TV Klan 

investigimi ne shkoder

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet