Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Siç raportohet mëngjesin e sotëm autoritetet italiane paralajmëruan se dy anijet e planifikuara për sot në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë nesër, në të njëjtat orare, rreth orës 15:00, anija e parë me 15 emigrantë në bord. Megjithatë, në mbrëmje, rreth orës 19:00, do të mbërrijë anija e dytë, me 25 emigrantë të tjerë.
ITALI- Transferimi i emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, është shtyrë me të paktën 24 orë. Siç raportohet mëngjesin e sotëm autoritetet italiane paralajmëruan se dy anijet e planifikuara për sot në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë nesër, në të njëjtat orare, rreth orës 15:00, anija e parë me 15 emigrantë në bord. Ndërsa në mbrëmje, rreth orës 19:00, do të mbërrijë anija e dytë, me 25 emigrantë të tjerë. Në total, rreth 40 emigrantë do të mbërrijnë nesër, kjo e barabartë me kapacitetin aktual të kontejnerëve të ngritur brenda kampit të Gjadrit.
Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
foto ilustruese HAS- Trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi është gjetur i pajetë ditën e sotme, i cili kishte humbur kon...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar transparencë nga ana e Drejtorit të Policisë Ilir Proda, për sh...
Ilir Proda TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues t&...
Foto ilustruese TIRANË- Ndërsa tregu global i punës transformohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme, i shtyrë nga...
gjykata kushtetuese TIRANË- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi kanë dëgjuar avokatin e gazetarit Elton Qyno dhe prokurorin e SP...
Ilaria Sula ITALI- Një nga miqtë e autorit të vrasjes së Ilaria Sulës, Maher Abouzeid ka zbuluar detaje nga takimi me 23-vje&...
avokati TIRANË- Avokati i gazetarit Elton Qyno, Dorian Matlia tha se nga kontrollet e Prokurorisë së Posaçme në banesë u t...
pamje nga seanca TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca gjyqësore për ankimimin e gazetarit Elton Qyno për s...
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj LEZHË- Gjykata e Lezhës ditën e sotme ka rrëzuar kërkesën e portugezit Ruben Sara...
Foto ilustruese KOSOVË- Në ditët e fundit është vërejtur një rënie e çmimeve të derivateve në Koso...