8 Shkurt 2025, 12:55
Nga N.F
Policia dhe banori në protestë
DELVINË- Blegtorë kanë dalë ditën e sotme në rrugë në protestë në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit. Gjatë protestës blegtorët bllokuaan qarkullimin e mjeteve në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.
Blegtorët shprehen se po punojnë natë ditë dhe çmimi i qumështit po ulet çdo ditë. Ata i janë drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për plotësimin e disa kërkesave ndër të cilat vendosja e çmimit tavan të qumështit, dyfishimi i subvencioneve, transparencë në ndarjen e kullotave dhe ndërtimi i veprave ujore në shërbim të blegtorisë.
Ata gjithashtu nuk kanë marrë paratë e dy muajve dhe theksojnë se paratë do ti marrin por problem është ulja e çmimi. Sipas tyre çmimi është ulur me 30 lekë nga vjet dhe kjo tregon se po tallen me mundin e tyre.
"Shqetësimi ynë është, që në punojmë natë e ditë dhe kafshët i kemi lënë brenda. Na i ulin çmimet nga ora në orë nga dita në ditë. Kemi dy muaj që japim qumësht dhe lekë nuk kemi marrë. Lekët do i marrim, por çmimet po ulen dita ditës.
Nga vjet e deri në sivjet na është ulur me 30 lekë. Është gjynah të tallen me mundin tonë. Përfitojnë 5 veta, ndërsa 500 veta punojnë kot. Po të ulin djathin, kafen të gjitha le të ulin edhe qumështin. Pronarët na kërkojnë edhe taksat dhe të paguajmë kullotat. Të gjitha janë bërë private, biznes më vete dhe pak lek që na takojnë nga shteti për kafashët, gjysmat na i hedhin gjysmat nuk na i hedhin. Ne kot sa punojmë, më mirë të ikim nga ky vend kemi familje, nuk jemi vetëm.” tha protestuesi i revoltuar.
proteste per cmimin e qumeshtit
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 13:02
E. D
Fushata zgjedhore e LVV
KOSOVË- BE e SHBA prej vitesh nxisin Kosovën të arrijë marrëveshje me fqinjen e saj Serbinë, që ...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 12:52
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Për herë të parë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kos...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 12:28
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Mësohet se 34-vjeçari me iniciale E...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 12:09
N.F
Lumi Devoll
MALIQ- Banorët në fshatrat Pojan dhe Orman në Maliq janë të shqetësuar nga situata që po përballen...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 11:30
E. D
fotot ilustruese
LUSHNJE- Një 25 vjeçar, është arrestuar në Lushnje, pasi plagosi me thikë një person. Policia bë...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 11:18
foto nga aksidenti
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Bëhet e ditur se mjeti tip benz me drejtu...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 10:23
N.F
TIRANË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij k...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 10:06
N.F
Kevin Hajrulla
TIRANË- Kevin Hajrulla i cili mbeti i plagosur në fund të dhjetorit të vitit 2024 në një atentat në ...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 09:50
N.F
Foto
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e djeshme me thikë të 29-vjeçarit, Kostika Ruko...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 09:30
N.F
Shqiptari
GREQI- Shqiptari Adrian Zeko, i akuzuar për vrasjen e 12-vjeçares Zenaida Selimajt, e cila u dogj e gjallë në 23 shtator 20...