LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria po braktis iso-polifoninë, trashëgiminë e UNESCO-s

Në çdo fshat të jugut ka grupe që e kultivojnë mjaft mirë iso-polifoninë, por është e rëndësishme të promovohet jashtë vendit, njësoj siç bëri Greqia me grupin “Isokratess” në Amerikë. Nazif Çela, një nga këngëtarët më të njohur të iso-polifonisë thotë se me këto ritme mund të na marrin ison njësoj siç ndodhi me lahutën.

19 Tetor 2022, 17:47 Nga DOSJA
Shqipëria po braktis iso-polifoninë, trashëgiminë e UNESCO-s
Grupi “Isokratess“

TIRANË- Grupi “Isokratess“, minoriteti grek me vajza dhe gra nga Dropulli dhe Poliçani i Gjirokastrës kanë kënduar polifoni në një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Amerikës. Shqipëria loboi shumë që isoja të futej në UNESCO, ndërsa më pas ndaloi për të mos bërë më asgjë. I këtij mendimi është studiuesi Auron Tare, i cili në një intervistë për Euronews Albania thotë se një nga tiparet më dalluese të kulturës tonë nuk po mbrohet.

 “Polifonia është një nga elementët thelbësorë të traditës tonë, pra element identifikues, është shumë e rëndësishme për t’u stimuluar, për t’u mbështetur në mënyra të ndryshme. Për shembull, në periudhën komuniste përhapja e traditës shqiptare jashtë sigurisht ka qenë pjesë e ideologjisë, por ka qenë shumë e fortë. Pas 92’ kjo traditë humbi në përgjithësi. Shumë pjesë të folklorit po humbasin, po shuhen fare siç është për shembull tradita e gajdeve,” – tha ai.

Në çdo fshat të jugut ka grupe që e kultivojnë mjaft mirë iso-polifoninë, por është e rëndësishme të promovohet jashtë vendit, njësoj siç bëri Greqia me grupin “Isokratess” në Amerikë. Nazif Çela, një nga këngëtarët më të njohur të iso-polifonisë thotë se me këto ritme mund të na marrin ison njësoj siç ndodhi me lahutën.

“Mundet që të ndërhyjë dhe dikush tjetër dhe të na marrë vlerën më të mrekullueshme të Shqipërisë, ashtu siç na morën dhe lahutën e malësisë. Polifoninë e kanë edhe ata, por s’e kanë si ne. Deri tani këtë gjë e kemi mbajtur ne folkloristët e vjetër që jemi, nuk themi se nuk ka edhe të rinj sepse ne kemi përgatitur dhe të rinj, por që janë shumë pak,” – u shpreh ai.

Edhe për Alket Zaimin nga grupi “Djemtë e Vjosës” kjo është çështje politike.

“Siç na morën serbët, që na morën lahutën dhe e bënë të tyren, këta ndoshta bëjnë një politikë për ta marrë polifoninë dhe për ta bërë të tyren,” – tha Zaimi.

Nazif Çela kujdeset të mësojë një grup të rinjsh nga Lapardhaja në mënyrë që tradita të mbahet gjallë, por a është mjaftueshëm?

“Unë dëshiroj të vihet dorë nga qeveria te polifonia, se sa të jemi ne nuk e lëshojmë, nuk diskutohet. Këtu nuk kanë ku punojnë dhe ka ikur këngëtari i mrekullueshëm i të rinjve të Lapardhasë, ka vajtur në Itali, punon atje se s’ka ku t’i ushqejë fëmijët. Në këtë drejtim duhet të punojë shteti, ata njerëz që janë kështu të paktën t’i punësojë, se vlerat dalin rrallë, nuk këndojnë të gjithë,” – u shpreh Çela.

Ndërkohë Zaimi tregon se nëpër dasmat e jugut kërkohet vazhdimisht të mbahet gjallë tradita e të merret isoja.

“Zona e Vlorës e ka shumë të theksuar të kënduarin, në një farë mënyre e kanë shumë krenari dhe më vjen mirë, edhe Mallakastra po, Tepelena po e po njëherë që ndonjëherë thonë mbylle orkestrën se do ja marrim labçe. Kur të vdesë labi i fundit do mbarojë polifonia,” – tha ai.

Marrë nga EuroNews

isokratess

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet