19 Maj 2022, 12:12
Nga DOSJA
TIRANË- Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë, pas shumë viteve punë të vazhdueshme. Organizata njoftoi pranimin e aplikimit të Shqipërisë, duke e bërë atë anëtaren e 98-të, pas vlerësimit të rezultateve të arritura ndër vite në Shërbimin Hidrografik të Forcës Detare, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve, cilësinë dhe standardet e shërbimit.
Ky anëtarësim është i rëndësishëm në njohjen ndërkombëtare të cilësisë së sigurisë së lundrimit në hapësirën detare të Shqipërisë duke dhënë një kontribut edhe në rritjen e trafikut detar në ujërat tona. Tashmë hartat detare të prodhuara nga Shërbimi Hidrografik shqiptar do të njihen zyrtarisht për cilësinë dhe standardet e tyre ashtu si edhe ato të vendeve të tjera anëtare të IHO.

Efektive dhe të domosdoshme rezultuan edhe kapacitetet e ngritura në Shërbimin e Forcës Detare edhe nëpërmjet programit ALNOHIP me qeverinë Norvegjeze. Produktet e certifikuara hidrografike dhe me standarde janë një kontribut i drejtpërdrejtë në sigurinë lundrimore, zhvillimin turistik dhe ekonomik të vendit.
Organizata Ndërkombëtare e Hidrografise (IHO) është përgjegjëse për vlerësimin dhe studimin hidrografik të oqeanit botëror si dhe për përcaktimin e standardeve të hartave detare. Krijuar në vitin 1921, IHO promovon uniformitetin e hartave detare dhe dokumenteve hidrografike.
(j.c)/dosja.al
Aktualitet
19 Maj 2022, 11:23
Alban Bengasi
TIRANË- "Rrjeta" e SPAK ka kapur edhe avokatin Alban Bengasi. Dyshohet se ai ka kërkuar nga grupe kriminale që të hedh&eu...
Aktualitet
19 Maj 2022, 12:02
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të dalë në nj&eu...
Aktualitet
19 Maj 2022, 12:00
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se 25 Maj do të jetë pushim zyrtar dhe për të gjitha institucionet arsimore...
Aktualitet
19 Maj 2022, 11:19
Aksidentet
TIRANË- Tre aksidente me tre viktima! Ky është bilanci i kësaj të enjtje në vend.
Që në orët e par...
Aktualitet
19 Maj 2022, 11:49
TIRANË- Operacioni i SPAK vazhdon. FNSH dhe RENEA po ushtrojnë kontrolle në 3 pallate te Liqeni i Thatë në Tiranë. Por pikë...
Aktualitet
19 Maj 2022, 11:19
Policia
TIRANË- Sokol Koçi është arrestuar në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për plagosje. P...
Aktualitet
19 Maj 2022, 11:34
Ervis Martinaj
TIRANË- Ervis Martinaj po kërkohet për t’u prangosur me urdhër të Prokurorisë së P...
Aktualitet
19 Maj 2022, 11:19
Anija
ITALI- Tragjedi në brigjet italiane! Anija italiane 'Franco P.' është mbytur në brigjet e Bari. Mediat italiane raportojnë s...
Aktualitet
19 Maj 2022, 11:12
Foto ilustruese
TIRANË- 32 urdhër arreste janë prerë nga SPAK pas dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani. Burime të D...
Aktualitet
19 Maj 2022, 10:51
Sadrit Shabani
TIRANË- Ky është Sadrit Shabani, ish-DJ në lokalin e Çapjave dhe kunati i Florenc Çelës. Shabanit, iu...