Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas njoftimit, policia ka kryer çdo veprim në konfort me ligjin dhe nuk ka mbajtur asnjë anë në këtë çështje.
TIRANË-Policia e Shtetit ka dalë me një sqarim zyrtar në lidhje me hapat që janë ndërmarrë pas sherrit që ndodhi mes fiseve Rraja dhe Maja në Fushë-Krujë. Sipas njoftimit, policia ka kryer çdo veprim në konfort me ligjin dhe nuk ka mbajtur asnjë anë në këtë çështje.
SQARIMI I POLICISË:
Në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, më datë 06.07.2023, ju bëjmë me dije se:
1.Policia e Krujës, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, pas denoncimit të bërë nga shtetasi B. M., për shkatërrim të pronës, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore, dhe më datë 05.05.2023 ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1408, materialet procedurale prej 20 faqesh, mbi këtë kallëzim. Materialet procedurale të referuara përfshinin informacionin e referimit të veprës penale, procesverbalin e kallëzimit, procesverbalin e këqyrjes së vendit, procesverbalin e deklarimeve dhe procesverbalin e këqyrje-marrjes së provave materiale.
2.Në vijim, si rezultat i veprimeve konkrete hetimore dhe procedurale të kryera mbi këtë kallëzim, Policia e Krujës, më datë 10.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466, materialet procedurale prej 186 faqesh, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Materialet e para procedurale përfshinin referimin e veprës penale, procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, procesverbalet e këqyrjes së banesave, procesverbalet e deklarimeve të personave që kanë djeni, vendimin për caktimin e ekspertit dhe për caktimin e ekspertimit teknik, si dhe procesverbalin për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve.
3.Gjithashtu, në vijim të veprimeve policore për këtë rast, Policia e Krujës, më datë 30.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466/1, materiale procedurale shtesë të kryera në funksion të dokumentimit të plotë ligjor të këtij rasti.
Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës. Kallëzimi i marrë për këtë rast, si dhe çdo indicie tjetër, janë trajtuar në zbatim të procedurave standarde të punës dhe çdo material procedural i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e hetimeve të thelluara.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e vendosur për të zbatuar ligjin me korrektësi dhe me paanshmëri, si dhe për të ndëshkuar ligjërisht, cilindo që cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
babai dhe dy djemte humben jeten ne det Ndonëse dje ndodhi tragjedia në plazhin e Vilë Bashtovës ku humbi jetën babai me dy djemt...
lenda narkotike e sekuestruar dhe arma TROPOJË- Në sajë të operacionit të koduar “Xhirot”, policia Tropojë ka ar...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë TIRANË- KLP ka emëruar sot 26 prokurorë të rinj, ku dhe janë zbardhur edhe emrat. N...
anija SARANDË- Pronari i anijes “Sipa Tours”, Arben Pipa, ka shpjeguar një incident që ishte raportuar mbrëmjen e djeshme ...
Foto ilustruese LEZHË- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në aksin rru...
Artan Fuga TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medias, akademiku Artan Fuga shpalosi kritikat e tij në lidhje me ligjin ...
Alfred Karaj TIRANË- Alfred Karaj i ka dërguar një mesazh pjestarëve të fisit Maja, pak ditë para ngjarjes së dhunshme q...
Ambulance VLORË- Një grua ka humbur jetën sot në Vlorë. 68-vjeçarja dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i...
policia Tirane TIRANË- Policia Tiranë ka vënë në pranga tre shtetas, të cilët akuzohen për vepra të n...
foto nga aksidenti Një kamion që shërben për të transportuar gaz, ka zënë poshtë një makinë. Aksidenti q...