18 Maj 2022, 09:01
Nga DOSJA
Policia
TIRANË- Një 19-vjeçare nga Brazili shantazhohej dhe i mbahej peng pashaporta nga 29-vjeçari shqiptar, Eraldo Dervishi. Ky i fundit, i kërkonte shuma parash vajzës me qëllim që të mos bënte publike disa video që ai kishte në disponim. Vajza nga Brazili ishte njohur me Dervishin përmes rrjeteve sociale. Kur erdhi në Shqipëri për t'a takuar, shqiptari i mbajti peng pashaportën në këmbim të parave.
Ka qënë vajza nga Brazili ajo e cila kreu kallëzimin në polici pas shantazheve të shumta që i bënte shqiptari. Pas operacionit 'Extorntion', është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29-vjeçarit, i cili do të përballet me veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".
NJOFTIMI i POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Extortion", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Shantazhonte një shtetase, që t’i jepte shuma parash, për mospublikimin e disa videove, vihet në pranga 29-vjeçari.Sekuestrohen një aparat celular dhe një pasaportë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 19 vjeçe, nga Brazili, se një shtetas e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Extortion". Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(A.B)/Dosja.al
Aktualitet
18 Maj 2022, 08:24
Dosja.al
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Në faqe të parë...
Aktualitet
18 Maj 2022, 07:37
Arme
ITALI- Një grup prej 30 personash, mes tyre edhe 1 shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Grupi drejtohej n...
Aktualitet
18 Maj 2022, 07:32
Moti
TIRANË- Ditën e sotme do të përballemi me temperatura të larta. Pjesa e parë e ditës do të jetë në d...
Aktualitet
18 Maj 2022, 07:26
Digjet makina
VLORË- Një mjet është gjetur i shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia informon se ngjarja ka ...
Aktualitet
18 Maj 2022, 07:15
Zhdukje
TIRANË- Një 40-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen në kryeqytet. Familjarët e Fatjon Hushit nga Fushë Kruja k&eu...
Aktualitet
18 Maj 2022, 07:14
Para
Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave) publikoi raportin ...
Aktualitet
17 Maj 2022, 23:31
Adi Krasta dhe Englerbert Ruoss
TIRANË- I ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ish-drejtorin e zyrës së UNESCO-s n...
Aktualitet
17 Maj 2022, 23:20
Açai One
TIRANË- Në emisionin e sotëm “Piranjat” të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara në Abc u demasku...
Aktualitet
17 Maj 2022, 22:46
Foto Ilustruese
TIRANË- Pas zhvillimit të disa seancave normale në dy proceset për “Dosjen 184” dhe leximit të preten...
Aktualitet
17 Maj 2022, 22:30
Klodiana Lala
Jetnor Runaj, babai i Regis Runajt
Me duart që i dridhen dhe zërin e mekur, Jetnor Runaj, largohet qetësisht nga salla e gjyqit në Gjyk...