Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Rrëmbyen punonjësin e kioskës në sheshin Skënderbej dhe e dhunuan derisa i ra të fikët, arrestohet një tjetër nga autorët (EMRI)
Tre bashkëpunëtorët e tij, menaxherët e kioskave, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço u arrestuan më 20 Maj.
6 Qershor 2024, 14:46Nga r.ll
sheshi skenderbej
TIRANË- Policia ka arrestuar pas më shumë se dy javësh një 19-vjeçar i cili mori pjesë në rrëmbimin e punonjësit të kioskës në sheshin "Skënderbej".
Hajri Pulaka, akuzohet se bashkë me 3 të tjerë kanë marrë peng, kanë lidhur me pranga dhe kanë dhunuar brutalisht punonjësin e një kioske që ishte vendosur në Sheshin Skënderbej. Tre bashkëpunëtorët e tij, menaxherët e kioskave, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço u arrestuan më 20 Maj.
I riu u rrëmbye në mes të sheshit Skënderbej pasi menaxherët dyshonin se u kishte grabitur pasi mungonin para nga xhiroja ditore. 20-vjeçari pasi është rrëmbyer është dhunuar duke i shkaktuar hematoma në kokë, deri sa i kanë rënë të fikët. Dhunuesit e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë dhe e kanë rrahur sërish, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga.