LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i Frontex/ “Shtohen incidentet me kontrabandistët”, VOA: Shqipëria pjesë e rrugëkalimit tranzit të emigrantëve drejt Europës

Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë identifikuar sipas policisë kufitare shqiptare rreth 3600 emigrantë të parregullt, prej të cilëve mbi 1500 kanë hyrë përmes pikës kufitare të Qafë Botës në kufirin greko shqiptar.

12 Gusht 2023, 07:24 Nga f.i
Raporti i Frontex/ “Shtohen incidentet me kontrabandistët”,
foto ilustruese

TIRANË- Mesdheu Qendror përbën më shumë se gjysmën e kalimeve të emigrantëve të parregullt në Bashkimin Europian, njoftoi të premten Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Sipas raportit, numri i kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian u rrit 13% në shtatë muajt e parë të vitit 2023 në rreth 176100, shifra më e lartë për periudhën janar-korrik që nga viti 2016. Sipas FRONTEX-it rritja u ndikua tërësisht nga numri i mbërritjeve përmes Mesdheut Qendror, i cili mbetet rruga kryesore e migracionit në Bashkimin Europian dhe përbën më shumë se gjysmën e të gjitha zbulimeve në kufijtë e BE-së. Mesdheu Qëndror kishte 89000 kalime të parregullta të migrantëve të raportuara nga autoritetet kombëtare, në shtatë muajt e parë të 2023, totali më i lartë në këtë rrugë për këtë periudhë që nga viti 2017, me nje rritje mbi 115%.

“Rritja e numrit të migrantëve në këtë rrugë mund të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm me kontrabandistët që ofrojnë çmime më të ulëta për migrantët që nisen nga Libia dhe Tunizia në mes të konkurrencës së ashpër midis grupeve kriminale”, vlerëson raporti i FRONTEX-it.

Fatkeqësisht, kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme, thotë raporti.

Raporti i referohet të dhënave të Organizatës Botërore për Migracionin IOM, ku thuhet se më shumë se 2060 migrantë u zhdukën në Mesdhe, midis janarit dhe korrikut, me shumicën dërrmuese në rrugën e Mesdheut Qendror. Mbërritjet e emigrantëve në të gjitha rrugët e tjera shënuan rënie nga një vit më parë, duke filluar nga 2% në Mesdheun Perëndimor deri në 29% në rrugën e Mesdheut Lindor.

Gjatë periudhës janar-korrik, rruga e Ballkanit Perëndimor, rruga e dytë më aktive me më shumë se 52200 kalime migrantësh të parregullt , pësoi një rënie prej 26%, kryesisht për shkak të politikave më të shtrënguara të vizave, thotë FRONTEX-i.

Sipas raportit të FRONTEX-it rreth 2800 oficerë të trupave këmbësore dhe staf janë të përfshirë në operacione të ndryshme që mbështesin shtetet anëtare dhe vendet fqinje në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian dhe luftimin e krimit ndërkufitar.

Shqipëria vijon të njohë prurjet e emigrantëve të parregullt nga Greqia. 

Shqipëria si pjesë e Rrugës Ballkanike të kalimit të migrantëve të parregullt vijon të njohë prurje sidomos nga kufiri grek.

Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë identifikuar sipas policisë kufitare shqiptare rreth 3600 emigrantë të parregullt, prej të cilëve mbi 1500 kanë hyrë përmes pikës kufitare të Qafë Botës në kufirin greko shqiptar.

Në korrik autoritetet vunë në shërbim Qendrën e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për emigrantët në pikë kufitare duke e parë si nevojë për akomodimin prej fluksit të shtuar të emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia.

Kjo është qendra e tretë e përkohshme që ngrihet në Shqipëri për emigranët e parregullt, pas asaj të hapur në Grehot të Gjirokastrës në vitin 2017 dhe asaj në pikën kufitare të Kapshticës në vitin 2019.

Këtë vit janë shtuar incidentet me kontrabandistët e emigrantëve ku janë zhvilluar sipas të dhënave policore rreth 68 operacione me bllokimin e qindra emigrantëve të parregullt dhe ndalimin e dhjetëra kontrabandistëve. Rrjete e organizimit të transportit të emigrantëve nga hetimet policore rezultojnë se veprojnë në të dy anët e kufirit shqiptaro- grek.

Kundrejt shumave të mëdha financiare që variojnë nga 500 deri në 1000 dollarë për çdo emigrant këto rrjete realizojnë kalimin e migrantëve nga kufiri jugor dhe juglindor shqiptar me Greqinë drejt kufijve veriorë të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Kosovën ku emigrantët vijojnë rrugën drejt vendeve europiane.

Marrë nga VOA

emigrantet shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet