LIVE UPDATES
Aktualitet

Qytetari i sëmurë me kancer denoncon të vëllanë: Më mori 16 milionë lekë

Ai denoncoi se si i vodhi vëllai rreth 16 milionë Lekë. Naçi u shpreh se shuma e parave hidhej në bankë

7 Qershor 2022, 23:18 Nga DOSJA
Qytetari i sëmurë me kancer denoncon të vëllanë:
Biseda

FIER- Nesti Naçi, invalid që në vitin 2013, tregoi për emisionin “Stop” se vuan nga dy tumore në shtyllën kurrizore, ndaj sot është i paralizuar në karrige me rrota. Ai denoncoi se si i vodhi vëllai rreth 16 milionë Lekë. Naçi u shpreh se shuma e parave hidhej në bankë. Por për shkak të gjendjes shëndetësore dhe ndihmës së fëmijëve i kishte lënë paratë e KEMPI-t pa prekur, për të blerë një shtëpi të vogël në Fier, pasi shtëpinë e kishte shitur për të bërë operacionet.

Në vitin 2017, kur ai ishte përmirësuar pak, shkoi vetë në bankë me karrocë invalidi për të kontrolluar llogarinë. Por aty mësoi, se llogaria ishte boshatisur.

Paratë ishin tërhequr dy herë brenda në bankë dhe herë të tjera në bankomat, pasi ishte hapur kartë në emër të Naçit, pa dijeninë e tij.

“Shuma ishte 15 milionë e 620 mijë”, tha denoncuesi.

Drejtoresha e bankës në Fier nuk shpjegon si u tërhoqën paratë e si u hap karta në emër të tij.

Nesti Naçi- Unë kam ardhë për problemin tim, për atë, që neve e kemi lënë në gjysëm, për personin, që ka tërhequr paratë.

Dr. Bankës Fier- Mesa kujtoj bisedën tonë, keni thënë një mori llafesh jo të këndshme ndaj meje.

Nesti Naçi- Që do të thotë?

Dr. Bankës Fier-Jo shumë të mira.

Nesti Naçi- Që do të thotë, mos të marr përgjigje për problemin, që unë kam?

Dr. Bankës Fier- Jo patjetër që do merrni, po juve e dini shumë mirë kush e ka marrë, person i autorizuar nga juve, që ka marrë kartën, vëllai juaj.

Nesti Naçi- Me çfarë dokumentacionesh nxorri kartën e bankomatit? Pse në emrin tim? Kaq, është e thjeshtë kjo. Më thatë bëj kërkesë, bëra kërkesë.

Dr. Bankës Fier- Po dhe do presësh përgjigjen normalisht!

Nesti Naçi- Jo, prapë po insistoj me këtë: me çfarë dokumentacionesh është nxjerrë karta e bankomatit?

Dr. Bankës Fier- Ne po flasim për një veprim, që është bërë para sa viteve?

Nesti Naçi- Ç’rëndësi ka ajo?

Nesti Naçi- Është nxjerrë një kartë bankomati drejtoreshë.

Dr. Bankës Fier- Patjetër dhe është marrë dhe fondet janë tërhequr nga vëllai juaj, i cili ka qenë kujdestari juaj. Vëllai juaj ka tërhequr fondet në llogari, që janë fondet e kujdestarisë.

Nesti Naçi- Kjo është e lejueshme ligjërisht?

Dr. Bankës Fier- Mund ta tërheqë si brenda bankës, kur ai ka qenë kujdestar, si me kartë, ka qenë njësoj si brenda bankës, si me kartë, është njësoj, është tërheqje e fondeve nga llogaria.

Nesti Naçi- Atëherë, pse duhet t’i jepet kujdestarit?

Dr. Bankës Fier- Është kujdestari juaj.

Nesti Naçi- Që do të thotë?

Dr. Bankës Fier- Juve keni qenë i paaftë, për të vepruar dhe janë tërhequr fondet për ju, për kujdesin tuaj, apo jo?

Nesti Naçi- Drejtoreshë, pse duhet të tërheqë fondet, kur ka një deklaratë noteriale, që thotë ka të drejtë të tërheqë lekët e tij të kujdestarisë, sepse nuk e autorizoi kush. Ju me ç’të drejtë, në ç’ligj jeni bazuar? Unë këtë kërkoj! N.q.s nuk jeni në gjendje, që të ktheni përgjigje, mirupafshim! Policia kriminale ka ardhur këtu? Jo? Më thatë jo?

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Postë, ku kalonin 4 mijë Lekë të reja në muaj, sigurime si invalid. Ky ishte momenti, kur Nesti kuptoi, se të gjitha paratë ishin tërhequr nga vëllai i tij Vironi.

“Personi që i ka tërhequr këto lekë ishte kujdestari im, që ishte vëllai, Viron Naçi. Ato më tha më duheshin, i tërhoqa dhe do t’i marrësh ato lekë. Ato i ka dhënë, por jo plotësisht. Tani thotë që i ka dhënë të gjitha. Ka mbetur pa kthyer rreth 3 milionë e 800 mijë”, tha denoncuesi.

Marrë nga tvklan.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet