LIVE UPDATES
Aktualitet

Qendrat e masazhit fole prostitucioni, “Buza e re” 10 deri në 18 klientë në ditë

Vëzhgimi i Fiksit u shtri në 5 qendra masazhi që nga Komuna e Parisit në Astir e kudo nëpër Tiranë. Shërbimi që ofronin këto qendra ishte po i njëjti; seks kundrejt parave.

12 Shtator 2023, 22:40 Nga I.A
Qendrat e masazhit fole prostitucioni, “Buza e re” 10 deri në
Foto nga bisedat

TIRANË- Pronarët që disponojnë këto të ashtuqujtura qendra marrin përqindjen e tyre, por ka dhe nga ata që marrin lekët dhe paguajnë vajzat me përqindje. Gjithsesi çdo gjë është sheshit, të gjithë e dinë, e të gjithë bëjnë sikur s’e dinë.  Me një vëzhgim të thjeshtë që bën në rrjetet sociale që nga instagrami por edhe në Tik Tok sheh një mori femrash që ekspozojnë trupin e tyre e të ftojnë në qendrën e tyre të masazhit duke lënë poshtë edhe numrin e kontaktit. Shumica prej tyre reklamohen me emrin viral tashmë ” Buza e re”.

Fiksi hyri në këto qendra masazhi duke zbuluar sërish mënyrën e punësimit dhe se çfarë ofrohej në to kundrejt pagesës. Vëzhgimi i Fiksit u shtri në 5 qendra masazhi që nga Komuna e Parisit në Astir e kudo nëpër Tiranë. Shërbimi që ofronin këto qendra ishte po i njëjti; seks kundrejt parave.

Një bashkëpunëtore e Fiksit hyri në këto fole prostitucioni me pretekstin për të gjetur punë si masazhatore, por ajo që mësoi është se këto qendra ofronin gjithçka tjetër përveç masazhit. Madje tek qendra në Astir pronarja shpjegon  se ka dy punëtore dhe se klientët që frekuentojnë qendrën e saj vijnë vetëm për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.  Klienti duhet të  paguajë minimumi 4 000 lekë që i merr pronarja e më pas mbetet në dorë të punëtoreve  të seksit  se sa t’u kërkojnë klientëve për veten e tyre. Ajo tregon  se biznesi i saj nuk ka probleme më shtetin,  sepse  edhe  pse ushtron një aktivitet të jashtëligjshëm siç është prostitucioni, ajo i jep ryshfet policisë.

Edhe në  një qendër tjetër në rrugën ‘Bardhyl’,  bashkëpunëtoren e Fiksit e pret pronarja e qendrës së masazheve , e cila dikur kishte qenë vetë punonjëse seksi në një qendër të tillë. Ajo e dinte shumë mirë se si funksionon prostitucioni në këto qendra ndaj pohon se asaj klienti duhet t’i paguaj 4000 lekë. ” Se çfarë bëjnë vajzat brenda me klientin e dinë vetë, rëndësi ka që ky i fundit të mbetet i kënaqur dhe të rikthehet” pohon ajo.

Por ka edhe nga ato qendra që e mbajnë nga një punëtore që vërtet është masazhatore, por që vajzat e tjera siç shprehen vetë ato ‘punojnë’ , e thënë ndryshe prostituojnë. Kështu është rasti edhe i kësaj qendre në Astir. Vajzat paguhen nga 500 lekë për çdo klientë nga pronari ” dhe se çfarë pazaresh bëjnë vetë me klientin është punë e tyre” shprehet menaxherja. Madje ajo shpjegon ‘ punën’ me detaje dhe çmime ku shprehet se në qendrën e tyre vajzat bëjnë “blow job”, ose “hand job” dhe çmimin e vendosin së bashku me klientin. Pagesa varion 5000 lekë, 8000 apo 10.000 lekë.

Qendra tjetër ku bashkëpunëtorja e e Fiksit u paraqitë ndodhej tek Komuna e Parisit. Këtu punëtoret e seksit nuk kishin rrogë, por bakshishe nga klientët. Njëra prej tyre flet pa ndrojtje se bashkishet ishin 6000 lekë seks komplet dhe 3000 lekë seks oral. Por në takimin e dytë me pronaren e qendrës Fiksi merr më shumë informacion se si veprohej në këtë fole prostitucioni. Çdo gjë ishte e monitoruar me kamera që nga hyrja e pallatit në të cilën ndodhej qendra e masazheve. Në të ushtronin prostitucion vajza nga mosha 20 vjeç deri në 26 vjeç, të cilat ishin të martuara ( kishte edhe me fëmijë). Ato pohuan se bashkëshortët e tyre ishin në dijeni të ‘punës’ që ato bënin. Zakonisht punonin deri në 10 orë në ditë dhe kalonin 11 klientë e më shumë në ditë.

Tregojnë se kishte edhe raste kur çdo njëra kapte deri në 18-19 klientë në ditë brenda 10 orarshit. Ato më pas hyjnë në detaje sesa kohë duhet të rrish me klientin si t’i marrësh paratë dhe sa më shpejt të mbarosh punë aq më mirë, pasi ka klientë të tjerë që presin në radhë. Rregull i pathyeshëm në punë ishte se klientit i futeshin rrobat bashkë me telefonin në një dollap, për mos patur mundësi filmimi. Secila prej tyre kishte një bllok personal ku mbanin numrin e klientëve që kishin bërë në ditë, dhe për çdo klientë pronares së qendrës i linin 4000 lekë. Nëse u ndodh ndonjë problem gjatë ushtrimit të prostitucionit me ndonjë nga klientët, pronarja u vinte në ndihmë. Përsa i përket policisë nuk shqetësoheshin. Vajzat pohuan se pronarët paguajnë nga 10 mijë deri në 20 mijë euro muaj, sepse kishin edhe disa qendra të tjera të tilla ku ushtrohej prostitucioni nëpër Tiranë. Kështu që nga kjo anë ishin më shumë se të qeta në ushtrimin e prostitucionit.

Madje gjatë kohës që bashkëpunëtorja e Fiksit ndodhej në këtë qendër vijnë edhe klientë që kërkojnë vajza për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Pra në të gjitha qendrat ku Fiksi u interesua kryhej prostitucion, masazhi është thjesht kamuflim.

Marrë nga Top Channel

prostitucioni qender prostitucioni ne tirane

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale